Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    G7 në Gjermani: Ç’po përgatisin liderët botërorë për Rusinë dhe Putinin?

    G7 në Gjermani: Ç’po përgatisin liderët botërorë për Rusinë dhe Putinin?

    Vulin: Krijimi i botës serbe s’mund të ndalet

    Vulin: Krijimi i botës serbe s’mund të ndalet

    Abazoviç, gati për në Beograd

    Abazoviç, gati për në Beograd

    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Votimi në PE që Moska nuk do e dëshironte

    Ukraina e Moldavia me status kandidat, reagimi i parë rus

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    G7 në Gjermani: Ç’po përgatisin liderët botërorë për Rusinë dhe Putinin?

    G7 në Gjermani: Ç’po përgatisin liderët botërorë për Rusinë dhe Putinin?

    Vulin: Krijimi i botës serbe s’mund të ndalet

    Vulin: Krijimi i botës serbe s’mund të ndalet

    Abazoviç, gati për në Beograd

    Abazoviç, gati për në Beograd

    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Votimi në PE që Moska nuk do e dëshironte

    Ukraina e Moldavia me status kandidat, reagimi i parë rus

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Te Sheshi
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Romët e Korçës: skamje, pazare votash dhe një ëndërr e bukur zgjedhore

Nga te Sheshi
02/06/2015
në Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 7 mins read
A A
Romët e Korçës: skamje, pazare votash dhe një ëndërr e bukur zgjedhore
8
SHPËRNDARJE

Nga Gëzim Hashimi

I ulur në një nga lokalet e qendrës së Korcës, Arben Kosturi që drejton shoqatën më të madhe rome të zonës juglindore është duke biseduar me një të ri, aktivist për të drejtat e njeriut. Veç sezonit veror, është një periudhë fushate për zgjedhjet bashkiake dhe nuk ka vend më të mirë për sehir e takime se sa zona e pedonales së qytetit.

Arben Kosturi

Arben Kosturi është vetë një nga ata që do ta shfrytëzojë këtë fushatë. Ai është vendosur në krye të listës për këshilltarë bashkiakë nga partia e minoritetit maqedonas të zonës së Liqenasit. Ndryshe nga zgjedhje të  kaluara kur ka marë premtime nga partitë e mëdha dhe ka dalë disi i zhgënjyer, tani mendon se ka shansin që për herë të parë të përfaqësojë komunitetin rom në organin vendimmarës të bashkisë së re. Më mirë se ai askush nuk i njeh hallet dhe problemet e komunitetit.

Ja, sa vjen fjala tek një ngjarje e ditës,  rasti i denoncimit të një minoreneje rome për ushtrim dhune nga nëna e saj, Arbeni e kujton me një pasthirmë e rënie të ballit se kush janë protagonistët. Pastaj hedh sytë disa metra larg, në krah të katedrales hijerëndë ku shpesh të zë syri një grup njerëzish që në pamje të parë fatkeqë.  Ai grusht njerëzish që janë ndoshta drama më e  madhe e shoqërisë korçare: të pastrehë, lypës dhe endacakë, të papunë dhe pijanecë që tërheqin pas vetes fëmijë të vegjël  për… për të luajtur dëshpërimisht kumar ato pak lekë që u ka zënë dora gjatë ditës.

Minorenia 10-vjeçare rome që ka denoncuar në polici për ushtrim dhune nënën e saj, është pjesë e këtij grupi. Të paktën kështu pretendon e ëma, 39-vjeçarja Shpresa Trimi, që dikur ka ardhur nga Tirana për të krijuar familje në Korcë, dhe që pas dy divorceve i ka mbetur vetëm një tufë të vegjëlish për të ushqyer.

 

Në qoshen e harruar të nënës së 8 fëmijëve.

Banesa te shkaterruara te romeve

Si në të gjitha periferitë, edhe në qytetin e Korçës gjen mjaft kasolle që thirren banesa vetëm nga fakti që aty fusin kokën qënie njerëzore. Diku në periferi pranë asaj që quhet ” shkolla malteze” jetojnë disa familje rome, mes të cilave edhe ajo e Shpresa Trimit. Në njërin cep të një godine një-katëshe që  ka qënë më parë depo, ajo ka përshtatur  një si korridor të vogël dhe një dhomë për fjetje e gatim.

Sapo ka larë dyshemene prej çimentoje dhe vihet re që ka vënë pak rregull tek ato pak orendi e rroba. Ngaqë njëra prej vajzave e ka vënë në qëndër të vëmendjes së opinionit duke e denoncuar për keqtrajtim. Varfëria këtu të tremb si një bishë e shfaqur befas . Për ne vizitorët është një bishë prapa një kafazi, për gruan që ka vendosur egzistencën e vet dhe të fëmijëve atje, një kafshë që hungërin gjithë kërcënim. Përditë e përnatë.

Shpresa Trimi 2

Me një dremitje mjerane  qëndron në djep një foshnjë 9-muajshe që ushqehet me pakëz qumësht nga i vëllai. Një tablo migjeniane afron një vajzë reth 5 vjeçe,  flokëpalarë, krejt e heshtur dhe me vështrim të nënshtruar prej urisë.

Ndërsa tregon se çfarë po heq me vajzën e saj 9-vjeçare,Shpresa Trimi nuk mund të rrijë pa u ankuar për barrën e rëndë të derteve me fëmijët. Nga dy martesa ka lindur 8 fëmijë, më i madhi një djalë 19 vjeç që ka marrë i pari udhët duke u shpërngulur  me gruan e tij andej nga Peshkopia.

“Ma futën dy herë në burg për  hekurishte, prandaj u detyrua të ikë prej këtej”, thotë Shpresa. Vajza tjetër më e madhe i ka ikur  pa leje dhe bashkëjeton diku në Korçë.  Pak vite më parë, së bashku me fëmijët shkoi për të lypur në Kosovë, por e pësoi sepse e ndëshkuan në emër të të drejtave të njeriut. Gruaja kujton se ja morrën fëmijët dhe nën kujdesin e një shoqate ja çuan në Elbasan. Thotë se ju drejtua gjykatës për të fituar sërish kujdestarinë e saj mbi të lindurit prej saj, jetesën e të cilëve i është dashur ta përballojë duke shitur rroba të vjetra, apo me ndonjë ndihmë të pakët në ushqime nga fondacione të bamirësisë.

“Pi shumë cigare, sepse më duket që pa duhan do të çmendem nga kjo gjendje”,  pohon kjo grua e pllakosur nga varfëria  dhe telashet. Mjafton një dhuratë e vogël në lekë që i jepet aty për aty, dhe ja shkrep të qarit. Pretendon se nuk përfiton asnjë ndihmë sociale, ndërsa e ka mbërthyer pasiguria  për atë copë banesë të cilën as që bëhet fjalë se mund ta legalizojë. Edhe tek ajo, ndoshta në këto ditë fushate  elektorale do të trokasë dikush për t`i kërkuar votën. Dhe vota joshet me premtime, që  për këtë grua dhe fëmijët e saj të drobitur varfërie nuk pijnë hiç ujë.

 

Komuniteti rom, “preja” e preferuar për vota

Arben Kosturine fushate (1)

Në zgjedhje të mëparshme, qofshin lokale apo parlamentare, është thënë dhe pohuar se blerja e votës në një pjesë jo të vogël të komunitetit rom në Korçë  ka qënë manipulimi më i lehtë: me një shishe votkë, e shumta ca shishe birrë apo ndonjë thes miell. Dhënia e parave në dorë sikur afronte më shumë garanci. Një pragmatizëm hajdutçe ky, por që ka dhënë rezultat për ata që janë ngjitur në karrige.  Komuniteti rom e ka patur si festë periudhën e fushatave zgjedhore. Me të ngrëna e të pira dhe aheng, hesapin e të cilave e bënin kandidatët e ndryshëm.

Komuniteti rom por edhe ai egjyptian në këtë qytet, janë të përçarë  nëpër shoqata të ndryshme dhe nën ndikimin e fiseve më të mëdha. Kjo i vjen për mbarë politikanëve, si lokalë edhe qëndrorë, të cilët në periudha zgjedhjesh e dinë se ku duhet të ndërhyjë për të siguruar votat. Kandidatët për kryetar bashkie, edhe këtë herë kanë filluar nga takimet me komunitetin rom. U dëgjojnë me durim shembullor hallet, dhe doemos  u premtojnë. Për strehimin, punësimin  e arsimimin, uljen e taksave në treg e përmirësimin e kushteve sociale. Të rinjve dhe të rejave të këtij komuniteti  u premtojnë gjithashtu punësimin në strukturat e bashkisë.

Arben Kosturi, drejtues i një prej shoqatave rome, thotë se asnjë pjestar i këtij komuniteti nuk ka gjetur ndonjë vend pune në bashki. Edhe ai vetë  ka mbetur me një shije të hidhur nga bashkëpunimi me subjektet politike në zgjedhjet e mëparshme, dhe ka vendosur të garojë për këshilltar nën siglën e një partie të minoritetit. Sepse fakti që Partia Demokratike në listat e  saj për këshilltarë të bashkisë një përfaqsues të komunitetit rom e ka renditur me numrin 42, apo që Partia Socialiste nuk ka llogaritur fare pjesëtarë të këtij komuniteti  e bën më mosbesues. Prandaj ka zgjedhur që të konkurojë vetë , siç thotë ai, për të qënë zëri i fortë i romëve në këshillin bashkiak të Korçës.

 

Një kandidat rom për këshilltar bashkie

Dikur në pazarin e Korçës binte në sy si burrë zamani një plak trupvogël, me çizme lëkure në këmbë, qostekun e argjentë dhe kapelen republike.  Demir Kosturi, namin e tij të mirë ndoshta e ka të trashëguar më shumë tek njëri prej djemve të tij, Arbeni. Njësoj si i ati, ai ka një pozitë lideri tek komuniteti i vet. Që nga viti 1998 drejton shoqatën  rome Distuni Albania. Prej më shumë se një dekade koordinator në grupin shqiptar për të drejtat e njeriut.

Arben Kosturi duke u mesuar  alfabetin rom antareve te   shoqates

 

Si gazetar ka iniciuar një emision televizin me mesazhin që romët duhet të njihen më parë dhe pastaj të paragjykohen. Aktualisht, në bashkëpunim me Televizionin Shqiptar mer pjesë në emisionin  ” Bashkëjetesë dhe Integrim”.  Angazhimin e tij në dobi të komunitetit e ka shtrirë edhe me mësimin e gjuhës rome në një prej shkollave 9-vjeçare të qytetit. Ka fituar edhe një projekt për arsimimin e të rinjve romë, dhe  më shumë se 30 syresh janë duke ndjekur studimet në Universitetin e Korçës. “Këta të rinj i kam aktivizuar edhe në një projekt tjetër për të evidentuar  problemet e komunitetit rom dhe atij egjyptian në zonën e Korçës. Ka kaq shumë e shumë halle të këtij komuniteti,  por më kronike janë ato të strehimit, punësimit dhe arsimimit”,  thotë Arben Kosturi.

Të tjera shqetësime janë ato  për rregjistrimin e fëmijëve të sapolindur, librazat shëndetësore, divorcet dhe përfitimin e kempeve, ngaqë pjesëtarët e këtij komuniteti për mungesë arsimimi nuk ja dalin të përgatisimin dokumentacionin e duhur apo ta dorëzojnë si duhet atë në zyrat shtetërore. “Duke njohur mirë gjendjen e komunitetit ku jam pjesë edhe vetë, mendoj se zëri më i mirë i tyre në strukturat dhe vendim marjen e bashkisë do të jem unë . Prandaj kam vendosur të garoj përsëri për këshilltar bashkie”  shprehet Arben Kosturi.

Ai e ka provuar edhe më parë se çdo të thotë të sigurosh votën ,edhe pse ke bërë shumë për komunitetin tënd.  Ka drejtuar më parë partinë e krijuar prej tij të quajtur  “Toleranca e Re” por në zgjedhjet e mëparshme lokale mori gati 270 vota, dhe afro po kaq i dolën të pavlefshme. Pësimi duket se i është bërë mësim, sepse tashmë ka zgjedhur të përfaqsojë një tjetër subjekt politik, nga bashkëpunimi me të cilin  mendon se ka më shumë shanse që për herë të parë komuniteti rom të përfaqësohet me njeriun e vet në këshillin bashkiak të Korçës. /tesheshi.com/

 

Të ngjashmeLajme

Pse Monkeypox së shpejti do të ndryshojë emrin?
Sociale & Shoqëri

Pse Monkeypox së shpejti do të ndryshojë emrin?

26/06/2022
Jo për rrip, as për shpejtësi…për ç’mund të hani 3 mijë lekë gjobë?
Sociale & Shoqëri

Jo për rrip, as për shpejtësi…për ç’mund të hani 3 mijë lekë gjobë?

26/06/2022
Pamje: Kirili për pak “thyen qafën”
Sociale & Shoqëri

Pamje: Kirili për pak “thyen qafën”

26/06/2022
Lajme të tjera
Sondazhi i Pew-it: Britanikët janë më të prirur të qëndrojnë në BE

Sondazhi i Pew-it: Britanikët janë më të prirur të qëndrojnë në BE

Marrëveshja e djeshme e Shkupit: Çfarë fshihet pas perdes së negociatave?! – Flasin politikanë dhe analistë

Marrëveshja e djeshme e Shkupit: Çfarë fshihet pas perdes së negociatave?! – Flasin politikanë dhe analistë

Edmond Spaho: Në zgjedhjet e 21 Qershorit PD hyn për të fituar

Edmond Spaho: Në zgjedhjet e 21 Qershorit PD hyn për të fituar

TË FUNDIT

Ikjet, Meta bën konspiracionistin

Ikjet, Meta bën konspiracionistin

13 minuta Më parë
Biden vlerëson Gjermaninë për aleancën antiruse

Biden vlerëson Gjermaninë për aleancën antiruse

30 minuta Më parë
Pse Monkeypox së shpejti do të ndryshojë emrin?

Pse Monkeypox së shpejti do të ndryshojë emrin?

2 orë Më parë
Jo për rrip, as për shpejtësi…për ç’mund të hani 3 mijë lekë gjobë?

Jo për rrip, as për shpejtësi…për ç’mund të hani 3 mijë lekë gjobë?

2 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Avokati që thjesht ia fut kot!

Avokati që thjesht ia fut kot!

26/06/2022
Kardhiq-Delvinë: shiriti gati!

Kardhiq-Delvinë: shiriti gati!

26/06/2022
Sa ar i pazbuluar ka mbetur në botë, sa ka Ballkani?

Sa ar i pazbuluar ka mbetur në botë, sa ka Ballkani?

25/06/2022
Pse Ukraina po tërhiqet nga Severodonetsku?

Pse Ukraina po tërhiqet nga Severodonetsku?

25/06/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist