Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Thomas Vermaelen, bëhet gati ta lërë kampionatin spanjoll për të kaluar në Serinë A.
Roma ka arritur një marrëveshje me belgun, e tani do duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me ekipin katalanas për ta bërë të mundur lëvizjen.
Marrëveshja me lojtarin parashikon një kontratë trevjeçare, me mundësi rinovimi dhe për një vit tjetër. Pagesa për Vermaelen-in do të jetë tre milionë euro në sezon.
Trajneri i Romës, Spalletti, e kishte pohuar që ditën e djeshme përparimin në bisedime me qendërmbrojtësin 30-vjeçar. Fillimisht kërkohet huazimi i tij këtë sezon, për t’u blerë sezonin e ardhshëm.
Thomas Vermaelen e la Arsenalin dy vite më parë për t’u transferuar te Barcelona. Ai nuk ia doli për asnjë çast të bëhej pjesë e formacionit të parë te katalanasit, duke u aktivizuar në vetëm 21 takime gjatë dy sezoneve. /tesheshi.com/