Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Demir Hyskja: ja cilat janë dy batutat më pikante në rolet e tij

demiraa

Arti shqiptar, posaçërisht ai skenik e kinematografik, humbi këtë të shtunë një ndër aktorët e elitës, Demir Hyskja. Ai i përkiste plejadës së aktorëve më në zë të të epokës komuniste, të cilët, edhe pse nën shtrëngesën ideologjike të roleve që iu mvishnin, arritën të dhurojnë një mjeshtëri të lartë aktoreske.

Me një timbër të rrallë burrëror, natyrshmëri fantastike në lojë, inteligjencë unike në realizimin e roleve, Demir Huskja ka lënë gjurmë të pashlyera në historinë e aktrimit shqiptar.

Edhe pse u njoh përgjithësisht si aktor i roleve pozitive, ai pati gjatë karrierës së tij dhe tre role negative, por që çuditërisht me shije simpatike tek publiku, siç ishin Ibrahim Beu tek “Pylli i lirisë”, Mytesarifi i Durrësit tek “Nëntori i Dytë”, si dhe Baki Branica tek “Dhe vjen një ditë”.

Por publiku shqiptar, e ka parë gjithnjë figurën e aktorit si të lidhur pas batutave  pikante. Dhe Demir Hyskja patjetër që la dhe batuta.

Dy janë më të njohura e tij: “Me hile zoti Lam!” tek “Pylli i lirisë”, ku pas humbjes në tavëll i ankohej Lamit se ai me patjetër duhej të bënte hile derisa ia arrinte të mundte një komandant xhandarmërie si ai; si dhe “Në popull i kemi rrënjët o Mali, më thotë se herë shoku Shpati”, tek filmi “Në fillim të verës”, në rolin e një udhëheqësi komunist qarkori, i cili njihej dhe më të “parin e partisë”, shokun Shpati.

Por, “Me hile zoti Lam!” mbetet njëshi i batutës në rolet e tij. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts