Kreu demokrat Basha shpëndau videon e një vizite të papritur në një familje, në kuadër kjo të një praktike të re të komunikimit publik me hashtagun “Po të dëgjoj”.
“Shqiptarët meritojnë të dëgjohen me vëmendje. Me Entonin dhe familjen e tij të re në Tiranë, duke folur për problemet e përditshme”, shkroi Basha dhe përcolli pamjet e trokitjes e më pas hyrjes në një familje të thjeshtë, ku të zotit i tha se nuk kishte ardhur për politikë.
Nën këtë kredo, Basha kërkoi madje që të shihte dhe frigoriferin. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2728265433930311/?t=1