Për herë të parë, Erjon Braçe do jetë në një kabinet qeveritar që kur nisi karrierën politike në PS këtu e 26 vite më parë. Në një reformatim të kabinetit qeveritar, Rama e emëroi Braçen si zëvëndësin e tij në vend të Senida Mesit, ku siç tha, do ketë si mision pastrimin e administatës nga abuzuesit.
Emërim tjetër i bujshëm ka qenë i ai i kosovares Besa Shahini si ministre e Arsimit në vend të Lindita Nikollës, ndërkohë që ka mbajtur postin e zv-ministres në këtë dikaster. Kosovari tjetër me portofol ministri do të jetë Genc Cakaj, drejtuesi i ri i diplomacisë shqiptare.
Pothuajse të gjithë ministrat që kanë qenë të tillë prej 5 vitesh, u zëvëndësuan nga të rinj.
Pra, Lindita Nikolla u zëvëndësua nga Besa Shahini, e vendin e Ditmir Bushatit në krye të diplomacisë do e zërë Genc Cakaj, zëvëndësi i tij i deritanishëm.
Arben Ahmetaj u zëvëndësua nga Anila Denaj në krye të Financave.
Damian Gjiknuri do ia lërë vendin Belinda Ballukut, e cila ka drejtuar transportin ajror – Albcontrol-in deri më tani.
Niko Peleshi zëvëndësohet me Blendi Çuçi në krye të Bujqësisë.
Mirela Kumbaro me Elva Margaritin në krye të Kulturës.
Dhe Sonila Qato zëvendësohet nga Eduard Shalsi në dikasterin e ri të marrëdhënieve me biznesin.
Ndryshimi tjetër ka qenë një rikthim i ministrit të marrëdhënieve me parlamentin, të cilin do e ushtrojë Elisa Spiropali. /tesheshi.com/