Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rikthimi i zakonshëm i Nanos në zgjedhje, këtë herë pro Ramës: ç’kërkon të bëjë “Konti i Montekristos”?

by te Sheshi
11/06/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Rikthimi i zakonshëm i Nanos në zgjedhje, këtë herë pro Ramës: ç’kërkon të bëjë “Konti i Montekristos”?

Andi Bushati e quante Fatos Nanon në një shkrim në vitin 1997, një “Kont të Montekristos” që i dalë nga burgu i Bënçës, bëhej gati për hakmarrjet e tij, të cilat Nano nuk i konsumoi në atë kohë, pasi e njihte mirë ligjësinë e dialektikës që kur je i fuqishëm nuk duhet të godasësh duke shkurtuar ditët e pushtetit.

Ish-kryeministri socialist rikthehet në lojë për të katërtën herë në zgjedhje, duke tentuar të influencojë në lojën politike, jo thjesht për të mos humbur e bërë të bindur njerëzit se ai vlen akoma, por edhe për t’u hakmarrë siç di vetëm Nano ta bëjë alla-Montekristo ndaj armiqve më të fortë të tij, përkatësisht treshes që e ka nxjerrë në pension: Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës.

Por Nano, si një lojtar bixhozi që është, ka bërë marrëveshje me secilin nga kundërshtarët e tij, duke e shitur rëndë lëkurën, bash atëherë kur një nga “fantat spathi” janë zënë keq prej plojës së pushtetit.

Dje në Durrës, Fatos Nano është takuar mbi 2 orë me Edi Ramën, në një terren tipik të Fatosit: shtëpinë e pushimit të udhëheqjes në bllokun e plazhit, vend ku “qorri”, kur ishte kryeministër ka marrë vendimet dhe nisur lëvizjet më të mëdha.

Pas takimit, Nano ka nxjerrë vetëm dy shprehje të koduara: “Nuk folëm për timonin po për destinacionin” dhe përsëriti Ramën kur tha se “Prisni se s’keni parë gjë akoma!” .

Mesazhi tashmë është i qartë, që ish-kryeministri me pasardhësin e tij në PS kanë folur për “destinacionin”, pra për ecjen e Shqipërisë drejt BE-së dhe për fitoren e PS-së.

Kurse ajo që ka nevojë për të parë akoma, është sipas gjasave pranimi i ftesës që Fatos Nano të drejtojë gostinë e socialistëve me rastin e 26-vjetorit të themelimit.

Dhe që këtë ditëlindje, pra 12 qershorin, që nuk është vetëm i PS-së por edhe atij që Rama i thotë: “Luli”, pra liderit të opozitës, që ta drejtojë lideri historik i socialistëve, më mirë për Edi Ramën nuk mund të ketë.

Nuk është hera e parë që Fatos Nano ndërhyn në mes të fushatave zgjedhore duke thënë mesazhe direkte apo të koduara, por është e para herë që del në krah të Edi Ramës.

Në të trija rastet ka qenë kundër. Krah për krah ka pasur doktorin, njeriun që mburrej se e nxori në pension.

Ishte viti 2007 hera e parë kur Fatos Nano tentoi të grishë njeriun që i mori poltronin në selinë rozë, pikërisht atë që ai ishte mësuar ta lërë shpesh, por donte të mos ia zinte kush se mund të kthehej.

Edi Rama po provohej me zgjedhjet e parë në krye të PS-së: ishin votimet për krerët e rinj të bashkive dhe komunave,

Dhe Nano doli në krah të Sali Berishës duke sulmuar hapur Ramën në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku doktori tha shprehjen e famshme se “sulmi që i kam bërë ka qenë për fushatë…”

Më pas u shfaq së bashku me Sokol Olldashin, ish-rivalin e Edi Ramës në bashkinë e Tiranës.

Por ajo fushatë nuk piu ujë, pasi Edi Rama fitoi.

Nano synonte që Berisha ta bënte President, por doktori i tha “nuk më le Bamiri”, dhe Nano urdhëroi gjashtëshen e famshme të deputetëve që ta zgjidhnin Topin President dhe të tentojë t’i bëjë keq Ramës, i cili në rast se nuk do të zgjidhej dot Presidenti meqë mazhoranca nuk i kishte numrat, vendi futej në zgjedhje të parakohshme.

Në vitin 2009 del përsëri në skenë duke folur më ashpër.

Përkrah Ilir Metës, dy ditë para zgjedhjeve Nano fton Edi Ramën të bëhet koalicion me ta dhe publikisht në një intervistë televizive e cilëson Ramën si pengmarrës i PS-së.

Dy vjet më pas, del sërish, duke i dhënë një dorë Lulzim Bashës, bashkë me të tjerët që të heqë përfundimisht Edi Ramën nga skena politike.

Por nuk ia arrit dot. Në 2012, Nano iu ngjit kundështarit të tij në zyrë, për ta kërkuar që ta propozojë President. Edi Rama e përcolli deri tek shkallët në kat të parë, por President nuk e propozoi.

Sot janë kushte të tjera, Rama është shumë më i fuqishëm se ai në selinë rozë, me grupe interesi që i largoheshin për ditë.

Sot i rrinë në radhë të gjithë për ta takuar. Po Nano ç’kërkon vallë se President është zgjedhur Ilir Meta tani? Apo po pret që të largohet, siç ka thënë disa herë? Ku i dihet. Nano këtë radhë ka zgjedhur të hakmerret ndaj Ilir Metës, njeriut që e nxori realisht në pension duke i hequr fitoren e sigurtë të korrikut 2005-s.

Të paktën barazimin mund ta siguronte, pasi Berisha nuk bënte dot qeveri, madje edhe kur fitoi, por i kërkon rivalit të tij Xhuveli.

Fatos Nano ka zgjedhur duket momentin kur Ilir Meta është më i fortë por edhe më i dobët. I zgjedhur President i Pepublikës, LSI-në e tij po e nxjerrin në pension.

Një dorë duket se do t’ja japë Fatos Nanoja të hënën.

Si Konti i Monte Cristo-s i Alexandre Dumas, Nano rikthehet të konsumojë hakmarrjen e tij të radhës, ashtu të ftohtë “me qetësi e dashuri”.

A nuk ishte Ilir Meta që në vitin 2001 bashkë me Edi Ramën i thanë Nanos se “kemi një pakt 10’vjeçar për të udhëhequr vendin?

Jemi në Ballkan, aty ku nuk ka zomby e fantazma por vetëm dinosaurë që nuk largohen…

/tesheshi.com/

Related Posts

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri
Politikë

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës
Politikë

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Next Post
Atmosferë Ramazani: agjërim, iftare të përbashkëta, falje e teravive (foto)

Atmosferë Ramazani: agjërim, iftare të përbashkëta, falje e teravive (foto)

Në Shtërpcë fotografohet vota, serbi arrestohet nga policia

Në Shtërpcë fotografohet vota, serbi arrestohet nga policia

Kujdes me higjienën dhe pastërtinë e tepërt të fëmijëve, ja nga çfarë i rrezikoni ata

Kujdes me higjienën dhe pastërtinë e tepërt të fëmijëve, ja nga çfarë i rrezikoni ata

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni