Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rikthimi i Damir Fazlliçit: si hyri në territorin dhe jetën politike shqiptare i vetëquajturi “batakçi i madh” i Ballkanit

by te Sheshi
13/12/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Rikthimi i Damir Fazlliçit: si hyri në territorin dhe jetën politike shqiptare i vetëquajturi “batakçi i madh” i Ballkanit

Pasi u deklarua i pafajshëm nga gjykatat shqiptare, serbo-boshnjaku paditet përsëri nga Tatimet për mashtrim…

Emri i serbo-boshnjakut Damir Fazlliç për herë të parë u përmend për publikun shqiptar nga gazetari Mero Baze, i cili e akuzonte se po përfitonte miliona para nga shteti shqiptar me mbrojten e kryeministrit Sali Berisha gjatë mandatit të tij të parë qeverisës. Më pas Baze dëshmoi gjërë e gjatë se si e kishte njohur lobuesin Fazlliç, se si ai kishte premtuar se do t’i sillte Berishës këshilltarë të rëndësishëm nga SHBA-ja dhe lidhjet e tij me vajzën e kryeministrit, Argita Berishën dhe ministrin Lulzim Basha (sot kryetar i opozitës).

Fazlliç u përball me drejtësinë me akuzën e pastrimit të parave, por doli i pafajshëm nga gjykatat shqiptare. Prokuroria e Tiranës pretendoi se përmes një shoqërie të regjistruar në gjykatë Fazlliç kishte kryer transaksion me 1.7 milion euro fitime, ndërkohe që kjo kompani nuk kishte kryer asnjë aktivitet në Shqipëri.

Bëhet fjalë për kompaninë “Crown Acquisitions” e cila u padit nga disa banka shqiptare në gjykatë për mospagim kredie në vlerën e 3.3 milionë euro. Lidhur me këtë rast Gjykata e Tiranës vendosi bllokimin e kompanisë në Porto Romano. Por ai doli i palagur nga gjithë këto akuza dhe iku për të vijuar aktivitetin e tij jashtë Shqipërisë.

8 vjet më pas, kur nuk ka më asnjë gjurmë të tij në Tiranë, pasi ka mbyllur kompanitë e hapura gjatë qeverisjes së Berishës, shteti shqiptar ka ngritur një padi të re ndaj tij.

Top Channel informoi se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në Tiranë ka dorëzuar një javë më parë një kallëzim pranë njësisë task forcë ndaj një shoqërie të themeluar në Shqipëri në vitin 2005 me ortak dhe zotërues të vetëm serbo-boshnjakun Damir Fazliç.

“Përmes kësaj shoqërie, me aktivitet tregtar në fushën e projekteve të zhvillimit urban dhe të ndërtimit, ka dyshime se mund t’i jetë shkaktuar shtetit shqiptar një dëm prej 2 milionë eurosh, duke ndjekur një skemë mashtrimi me rimbursimet fiktive. Sipas raportit ka dyshime se kjo skemë është aplikuar gjatë vitit 2011, ndërkohë që nën hetim përveç dyshimeve për mashtrim janë edhe disa punonjës të mëparshëm të Tatimeve. Ata dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumentat.”- raporton Tv Top-channel.

Si u shpërblye sekseri i fushatës

Në një intervistë dhënë rrjetit BIRN, ndoshta e vetmja intervistë e tij, vetë Fazlliç flet për lobimet e tij të fuqishme në Ballkan. “Unë punoj me njerëz të mëdhenj, thotë ai, dhe më quajnë batakçi i vogël. Të paktën thoni që jam një batakçi të madh”- thotë ai me humor duke pranuar se ka ndikuar në shumë fushata elektorale në Ballkan. Në fakt ai kështu u njoh dhe me Berishën në vitin 2005 dhe i siguroi atij një kontratë me kompaninë amerikane BGR Group për ta ndihmuar të rikthehej në pushtet. Më tej ai vijoi të mbështeste Berishën duke sjellë në Tiranë si këshilltar të tij, Tom Rigde, drejtorin e parë të Sigurisë së Brendshme të SHBA-së, i cili u pagua nga shteti shqiptar 500 mijë dollarë në vit për të ndikuar në marrëdhëniet e qeverisë “Berisha” me Shtëpinë e Bardhë, anëtarësimin në NATO, etj..

Si shpërblim për ardhjen në pushtet Berisha e “gradoi” si njeriun e tij të besuar dhe gjatë mandatit të parë qeverisës së Berishës sekseri Fazlliç u zhvendos në Tiranë për të bë rë biznesmenin. Siç del nga ato pak foto që ekzistojnë në internet ai kishte marrëdhënie të afërta me Lulzim Bashën dhe familjen e tij, kryesisht me kunatin e Bashës, Erjon Isufajn, i cili ishte administrator i kompanive të tij “fantazmë”, të  cilat nuk kryen asnjë aktivitet ndërkohë që bënin transferta parash.

Blerja e një toke në Porto Romano nga ana e tij u bë më tej shënjestra më e fortë e akuzave që ngriti Partia Socialiste, opozita e asaj kohe, sot në pushtet.

Ndërmjet viteve 2006 dhe 2010, Fazlliç bleu afro 20 hektarë tokë pranë parkut ekzistues energjetik të Porto Romanos në Durrës. Por vlera e tokës u rrit menjëherë pasi Këshilli i Ministrave (drejtuar nga miku i tij Sali Berisha) mori një vendim për të zgjeruar kufijtë e parkut në mënyrë që të përfshiheshin edhe pronat Fazlliç.

Studioja ligjore e vajzës së kryeministrit, Argita Berisha, u vu në shërbim të tij duke e ndihmuar në këto lëvizje biznesi.

Fazlliç i shpëtoi prokurorisë shqiptare edhe pse ndaj tij u lëshua një urdhër-thirrje gjatë kohës që ndodhej në Tiranë për të dhënë një intervistë në Tv Klan. Ai u largua me avion privat pa i hyrë gjemb në këmbë dhe më pas gjykatat e rrëzuan hetimin e nisur nga prokuroria pasi nuk u arrit të mblidheshin dot provat për të vërtetuar krimet financiare.

Ndaj këtij njeriu ka akuza për pastrim parash, mashtrim financiar etj. edhe në vende të tjera të Ballkanit, por ai vazhdon të bëjë punën e sekserit dhe të besojë se “babëzia është gjë e mirë”, një nga frazat që ai e ka marrë nga filmi i tij i preferuar i fëmijërisë “Wall Street” dhe vazhdon ta vërë në jetë. /tesheshi.com/

Related Posts

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Next Post
Për doktorët mungesa e gjumit nuk është problem

Për doktorët mungesa e gjumit nuk është problem

Rama flet për fqinj para ambasadorëve, pa ia përmendur emrin Greqisë

Rama flet për fqinj para ambasadorëve, pa ia përmendur emrin Greqisë

Post-zgjedhjet në Maqedoni, kreu i BESËS ftohet në Tiranë nga Edi Rama

Post-zgjedhjet në Maqedoni, kreu i BESËS ftohet në Tiranë nga Edi Rama

TË FUNDIT

  • Të fundit
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

07/07/2025
Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni