Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Për doktorët mungesa e gjumit nuk është problem

Të gjithë e dijnë që doktorët që punojnë nga 20 orë apo 30 orë rresht shkojnë tek dhoma e ndërrimit për të fjetur pak herë pas here.

Në vitin 1984 një 18-vjeçare e quajtur Libby Zion ndërroi jetë në spital pasi u diagnostikua me temperaturë të lartë. Babai i saj zbuloi se doktori që e mori nën vëzhgim kishte pas kaluar një ditë pune prej 24 orësh pa pushim dhe kështu denoncoi spitalin.

Reklamimi që ju bë ngjarjes çoi në disa reforma për të shkurtuar turnet e mjekëve. Një studim i vitit 2014 publikuar në “Journal of the American Medical Association” zbuloi se edhe kur turnet e mjekëve u përgjysmuan nuk u ul numri i gabimeve të bëra gjatë një orari pune krahasuar me ata mjek të cilët punonin pa pushuar fare.

Kjo varet dhe nga personi dhe rezistenca imunitare e vetë mjekut. Disa janë të aftë që në gjendje mungese gjumi të tregojnë performancë më të mirë dhe të jenë më vigjilent. Pra nëse merrni vesh se doktori juaj nuk ka fjetur gjithë natën mos u shqetësoni, nuk është ndonjë gjë e madhe. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts