Eshtë rikthyer Donald Lu, ish-ambasador amerikan i Reformës në Drejtësi, ku, me anë të një mesazhi për 30-vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, ka potencuar pikërisht këtë reformë, duke ripërmendur sërish të ashtuquajturit prej tij “peshq të mëdhenj”.
“Gjatë këtyre viteve kaluam shumë kohë duke punuar me Reformën në Drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe gjuetinë për ‘peshqit e mëdhenj’, thuhet në mesazh, duke vijuar më tej:
“Unë jam bindur që për sa kohë vendet tona ekzistojnë ne do të kemi gjithnjë një lidhje të veçantë mes popujve tonë. Gëzuar 30-vjetorin!”. /tesheshi.com/