Disa zona të territorit shqiptar janë gdhirë nën rreshje dëbore, përfshirë dhe ato në ultësirën perëndimore, si Durrës apo Tirana.
Kjo ftohje e beftë e motit vjen pas disa ditësh të një pranvere të përkohshme në mes të shkurtit, me diell e temperatura jo të zakonshme për stinën.
Ndërkohë, në Urën e Matit në afërsi të Milotit, atje ku ndryshe thuhet se ndodhet “drejtoria e erërave”, në hapësirën Milot – Lezhë, mu prej erërave të forta është regjistruar rasti i batimit të një kamioni.
Ky trazim moti nuk do vijojë gjatë sipas sinoptikanëve. Nga fillimi i javës së ardhshme, do rikthehen ditët pranverore. /tesheshi.com/