Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

    Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

    Heroi i “Hotel Ruanda”-s, rikthim në SHBA

    Heroi i “Hotel Ruanda”-s, rikthim në SHBA

    Një qytet i ri 5 miliard dollarësh për nder të një lideri

    Një qytet i ri 5 miliard dollarësh për nder të një lideri

    Paralajmërim për “kaos dhe konflikte” të mundshme në Azi

    Paralajmërim për “kaos dhe konflikte” të mundshme në Azi

    Një memorandum mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë

    Një memorandum mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë

    Një “histori e çuditshme” kineze me Biden-ët

    Një “histori e çuditshme” kineze me Biden-ët

    Parisi, ekskavatorë për të hequr plehrat trejavore

    Parisi, ekskavatorë për të hequr plehrat trejavore

    Arrestimi i një gruaje në mes të Europës

    Arrestimi i një gruaje në mes të Europës

    Kurti: Pse s’mund të ketë autonomi për serbët e Kosovës

    Kurti: Pse s’mund të ketë autonomi për serbët e Kosovës

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Rikthehen gjyqet politike në Hungari: refugjatët plasen në burg, në pritje të deportimit

Nga te Sheshi
12/11/2015
në Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Rikthehen gjyqet politike në Hungari: refugjatët plasen në burg, në pritje të deportimit
9
SHPËRNDARJE

Më shumë se 1 mijë refugjatë, pjesa më e madhe e tyre nga zonat e konfliktit në Siri, Afganistan dhe Irak ndodhen të burgosur në qendrat e mbingarkuara të ndalimit në Hungari. Deri më 10 nëntor, pothuajse 700 refugjatë janë dënuar me deportim nga gjykatat hungareze për kalimin e gardhit me tela me gjemba përgjatë kufirit jugor të vendit.

burgMë shumë se 200 të tjerë janë ndaluar, në pritje të gjykimit. Rreth 500 njerëz ndodhen në qendrat e ndalimit për azilkërkuesit, që përbën një kategori të veçantë sipas ligjit hungarez.

Qeveria serbe po refuzon pranimin e pjesës më të madhe të të deportuarve nga Hungaria, në shenjë proteste ndaj gardhit të ngritur në kufirin që ajo ndan me këtë shtet.

Shifrat që rriten duan të thonë se për herë të parë në historinë modern të Hungarisë, ka më shumë refugjatë në burgje sesa në kampet e hapura, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët.

Refugjatët e burgosur janë të zemëruar, me një perspektivë të paktë lirimi dhe nuk kanë asnjë ide sesa mund të zgjasë burgosja e tyre.

Ndërkaq, trazirat kanë nisur në 12 qendrat ku ata mbahen. Privatisht, zyrtarët e policisë dhe ata të burgjeve thonë se nuk dinë çfarë të bëjnë me një problem që ua kanë ngecur zyrtarët e qeverisë me politikën e tyre kundër emigrantëve.

“Populli ka vendosur se vendi duhet mbrojtur”, thuhet në një poster të qeverisë hungareze.

Tashmë kjo atmosferë mbizotëron në të gjithë Hungarinë, me postera gjigandë në anë të rrugëve, njoftime në stacionet e  autobuzëve, dhe në faqet e internetit që mbështesin partinë konservatore në pushtet, Fidesz.

Në maj dhe në qershor, tetë milionë votues u pajisën me konsulta për emigracionin dhe terrorizmin. Vetëm një milion pamflete u kthyen pas.

Pothuajse të gjithë ishin dakord me 12 pyetjet që sugjeronin se emigrantët përbënin kërcënim për vendet e punës, shëndetin dhe sigurinë kombëtare. Ky trajnim ishte një element kyç i politikave qeveritare për të pretenduar se ka mbështetjen e publikut në ndërtimin e gardhit në kufi dhe për procedimin penal të atyre që e kalonin atë.

Kjo situatë ka bërë që pjesa më e madhe e refugjatëve të drejtohen më në perëndim, përmes Kroacisë dhe Sllovenisë, por ndërkaq një fluks i qëndrueshëm vijon të kalojë gardhin, edhe pse joshen nga trafikantët që të besojnë se do të jenë më të sigurtë, edhe për shkak se janë të paduruar për të mbërritur në Europën Perëndimore me anë të rrugës më të shkurtër.

Ata që kapen, arrestohen dhe paditen. “Nuk do ta provosh prapë apo jo”, e pyet një polic trupmadh, ndërsa i vë prangat, një afgani që sapo është dënuar me ndalim të hyrjes në Hungari për dy vjet nga një gjykatë në qytetin kufitar Szeged.

Burri nxiton të sigurojë oficerin, përmes një përkthyesi, se do të largohet qetësisht. Më pas, ai shoqërohet nga tre policë, nëpër një rrugë të populluar, drejt zyrës së Emigracionit, përpara se të dërgohet në qendrën e ndalimit në pritje të deportimit.

emigrant“Nuk ka drejtësi në Hungari”, thotë një refugjat sirian që sapo është kapur nga policia.

Ditën tjetër, e njëjta histori. Mosnjohja e ligjit hungarez nuk është justifikim përpara gjykatës. Ka nga ata gjykatës që refuzojnë të marrin pjesë në gjyqe të tilla, që i cilësojnë gjyqe politike, por pjesa më e madhe janë të kënaqur me punën që bëjnë. Nga rastet e shumta që kanë dalë në gjykatë, vetëm dy nuk janë dënuar me deportim. Paditë e tjera kriminale janë shtyrë ose dërguar në gjykata të tjera ndërsa 130 gjykatës merren me proceset ndaj refugjatëve.

Përgatiti: Juli Prifti- /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Ambasadori i pritshëm që di të flasë shqip: Ky do jetë misioni im në Tiranë
Diplomaci

Ambasadori i pritshëm që di të flasë shqip: Ky do jetë misioni im në Tiranë

30/03/2023
A do ta humbasë Izraeli superaleatin e tij, Amerikën?
Gjeopolitikë

A do ta humbasë Izraeli superaleatin e tij, Amerikën?

30/03/2023
Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon
Ballkani

Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

30/03/2023
Lajme të tjera
Pret qepën në 4 pjesë dhe i shton uthull, ajo që krijon më pas është tepër e shijshme (video)

Pret qepën në 4 pjesë dhe i shton uthull, ajo që krijon më pas është tepër e shijshme (video)

Shpallen emrat e pesë kandidatëve në garë për të pasuar Sepp Blater-in, për kreun e FIFA-s

Shpallen emrat e pesë kandidatëve në garë për të pasuar Sepp Blater-in, për kreun e FIFA-s

Kosova hyn në “Fondin Ballkanik” me qendër në Tiranë: paratë vijnë nga Gjermania

Kosova hyn në “Fondin Ballkanik” me qendër në Tiranë: paratë vijnë nga Gjermania

TË FUNDIT

Turqia: Po ndjekim nga afër zhvillimet në Ballkan

Turqia: Po ndjekim nga afër zhvillimet në Ballkan

2 orë Më parë
Belgjikë: Në burg, djali i një baroni që rrëfeu vrasjen e njerkës

Belgjikë: Në burg, djali i një baroni që rrëfeu vrasjen e njerkës

6 orë Më parë
Britani: për këtë mostër pas hekurave, jo liri!

Britani: për këtë mostër pas hekurave, jo liri!

9 orë Më parë
BE, me një vendim për karikimin e makinave elektrike

BE, me një vendim për karikimin e makinave elektrike

9 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Ambasadori i pritshëm që di të flasë shqip: Ky do jetë misioni im në Tiranë

Ambasadori i pritshëm që di të flasë shqip: Ky do jetë misioni im në Tiranë

30/03/2023
A do ta humbasë Izraeli superaleatin e tij, Amerikën?

A do ta humbasë Izraeli superaleatin e tij, Amerikën?

30/03/2023
Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

30/03/2023
Pse po kërkohet një ndërprerje në zhvillimin e inteligjencës artificiale?

Pse po kërkohet një ndërprerje në zhvillimin e inteligjencës artificiale?

30/03/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist