Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rihapja e hetimeve për Smolenskun: manovrat e polakut Kazinski mes Moskës e Brukselit

by te Sheshi
08/02/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Rihapja e hetimeve për Smolenskun: manovrat e polakut Kazinski mes Moskës e Brukselit

Majat e pemëve sa mezi dukeshin mes mjegullës. Shikueshmëria e ajrit në Smolensk në perëndim të Rusisë ishte vetëm 200 metra. Në rrotullimin e fundit, sistemi paralajmërues i avionit Tupolev kishte dhënë të gjitha shenjat për të mos u ulur në aeroport, mirëpo ekipi i avionit dukej se kishte reaguar shumë vonë. Më 10.41 të datës 10 prill 2010, avioni u përplas disa qindra metra pa arritur pistën, duke vrarë të 96 personat në bord.

Avioni mbante brenda presidentin polak,  Lech Kaczyński, gruan e tij, shefin e bankës qendrore të vendit, disa deputetë dhe figurat më të të larta ushtarake.

kazinski

Polonia ra në zi të atillë si në ditët më të errëta të luftës së Dytë Botërore. Në vitin 2011, një hetim qeveritar fajësoi motin e keq dhe gabimin e pilotit. Por, 66-vjeçari, vëllai binjak i Kazinskit, Jaroslavi nuk e humbi kurrë bindjen se tragjedia ishte rezultat i sabotazhit të Kremlinit. Nuk erdhi si surprizë as vendimi i partisë për Ligj dhe Drejtësi që ai drejton, e cila wshtw rikthyer në pushtet për herë të parë që nga aksidenti, pwr nisjen e hetimeve tw reja.

Në një ceremoni ku njoftoi hetimin e ri, ministri polak i Mbrojtjes, la të kuptohej se një shpërthim ishte shkak i mundshëm, pasi, sipas tij, avioni ishte  shkatërruar përpara përplasjes.

Por, ky rishqyrtim është i rrezikshëm. Polonia ndodhet në anën më të largët lindore të BE dhe NATO-s. Piketat janë dhe më lart nga sa ishin në kohën e përplasjes së avionit, gjashtë vjet të shkuar. Polonia është ndër kritiket më të hapura të Kremlinit sa i takon politikës së tij në rajonet separatiste në lindje të Ukrainës. Në të njëjtën kohë, partia për Ligj dhe Drejtësi është armiqësore ndaj Brukselit ku Donald Tusk, kryeministër i vendit gjatë viteve 2007-2014, drejton Këshillin Europian.

Qeveria e tij akuzohet nga Jarosław Kaczyński se ekspozoi Lech Kaczyński-n ndaj rrezikut me një planifikim të dobët të udhëtimit dhe duke dështuar që pas shpërthimit, të sigurohej që rusët të mos manipulonin të dhënat në vendngjarje.

putin ne funeral

Por, qeveria e Ligj dhe Drejtësi nuk do të lejojë pragmatizmin politik të bllokojë rrugën. Qeveria polake e akuzon Rusinë se ka bllokuar përpjekjet e saj për të realizuar një hetim të plotë, duke mos i dhënë akses në dëshmitë e dy kontrollorëve të trafikut ajror, dhe në të dhënat e kutisë së zezë dhe në mbetjet e avionit.

Autoritetet tashmë kanë rinovuar kërkesën për të marrë mbetjet e  avionit. “Në rast të një përgjigjeje negative, do të punojmë për të rritur presionin ndërkombëtar”, tha ministri i Mbrojtjes.

Smolensku është domethënës në historinë polake pasi është afër vendit ku policia sekrete e Stalinit qëlloi për vdekje rreth 22 mijë oficerë dhe intelektualë polakë që u ekzekutuan në vitin 1940. Masakra është një simbol që vijon ende sesi Polonia ka vuajtur në duart sovjetike. Më datën 10 të çdo muaji, miqtë dhe familjarët e viktimave të Smolenskut ndezin qirinj në kujtim të tyre në oborrin e rezidencës presidenciale në Varshavë.

Ndërkaq, kujtesat e Smolenskut janë të vazhdueshme në Poloni. Shumë nga të afërmit e viktimave kanë pranuar rezulatet e hetimit fillestar, por të tjerë sidomos nga klani Kazinski dhe ai i partisë për Ligj dhe Drejtësi vijojnë ende të gjejnë “keqbërës”.

Analistët thonë se ndryshimet e fundit ligjore, pas ardhjes në fuqi të Ligj dhe Drejtësi, mund të jenë arsye për të ringjallur kujtimet e tragjedisë së Smolenskut.  Komisioni Europian po heton ligjshmërinë  e përpjekjes së hapur të qeverisë për të kontrolluar punën e gjykatës kushtetuese.

Ndryshimet e tjera ligjore të miratuara përgjatë tre muajve të fundit  përfshijnë edhe fuqizimin e policisë dhe përpjekjen për të kaluar zyrën e prokurorit të përgjithshëm në ministrinë e Drejtësisë.

Edhe nëse qeveria mund të mos ketë një rezultat të parapërgatitur të hetimit të ri të nisur për tragjedinë e Smolenskut, analistët thonë se partia për Ligj dhe Drejtësi po mban gjallë kujtimin e kësaj tragjedie si një gur të lojës për pushtet, duke ushqyer ndjenjat e nacionalizmit romantik se ata që humbën jetën aty janë “dëshmorë”, e kështu duke krijuar heronjtë perfektë.

Analistët thonë se fokusimi tek Smolensku përputhet me profilin e partisë për të shënuar vrasjet masive dhe katastrofat. “Polakët janë shumë të mirë në këtë gjë. Ligj dhe Drejtësi është një parti e zisë kombëtare. Përplasja e avionit, në një farë mënyre, preku kordat e psikikës kombëtare, nëse ndokush beson në gjëra të tilla”, thonë analistët.

Shtojini këtyre majat e pemëve që dalin prej mjegullës, peisazhin e Smolenskut dhe gogolin rus. Këto janë ingredientët e një drame perfekte të Luftës së Ftohtë për një komb që ka nevojë të vazhdueshme për martirë. Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Çfarë po bën ushtria e Putinit?
Bota & Rajoni

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!
Lindja e Mesme

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025
Next Post
Kur një vajzë e vogël mund të të mësojë se çfarë është një aventurë e vërtetë (foto)

Kur një vajzë e vogël mund të të mësojë se çfarë është një aventurë e vërtetë (foto)

Gjosha tregohet e ashpër me ministritë: Puna për integrimin, voluminoze

Gjosha tregohet e ashpër me ministritë: Puna për integrimin, voluminoze

Migrantët, Merkel në Turqi: takime me Davutoglu dhe Erdogan

Migrantët, Merkel në Turqi: takime me Davutoglu dhe Erdogan

TË FUNDIT

  • Të fundit
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni