Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj përsëriti të mërkurën se Kosova nuk do të ndahet dhe se qeveria do të mbrojë sovranitetin dhe integritetin e Kosovës me çdo çmim.
“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi bashkë dhe jemi të fortë! Askush nuk do të na ndajë.
Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim”, shkroi Haradinaj.
Mesazhi Haradinajt vjen pas riaktivizimit të debatit mbi atë që Presidenti Thaçi nuk ka hequr dorë nga ideja e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, të cilën ai e quan një “korrigjim kufijsh”, nga i cili potencon kalimin e Luginës së Preshevës nga Serbia në Kosovë.
Rexhep Selimi nga Vetëvendosja u tha gazetarëve herët të mërkurën në Prishtinë se Thaçi me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç “ka një plan sekret për ndarjen e Kosovës.” /tesheshi.com/