Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rezarti: koleksionisti nga fshati që do të çelë një muze

by te Sheshi
03/01/2016
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
Rezarti: koleksionisti nga fshati që do të çelë një muze
6
SHARES

Nga Bardha Nergjoni

Ndërkohë që muzetë janë të paktë dhe po varfërohen me kohën, ato që po lulëzojnë së fundi janë muzetë privatë nga koleksionistët amatorë. Rezart Salla është ndoshta i pari koleksionist nga fshati. Ai ka arritur të grumbullojë rreth 500 objekte të kohëve të ndryshme duke i  ka vendosur në ambientet e shtëpisë së tij në fshatin Shalës të Elbasanit.

salla

Rezarti ka pasur shansin të jetë pranë një zone arkeologjike të periudhës romake që ndodhet në fushën e Shalsit, shumë pranë shtëpisë së tij. Gjatë gërmimeve për ndërtimin e biznesit të tij, ai ka zbuluar shumë objekte të cilat nuk është se i ka studiuar por i ruan me fanatizëm dhe çdo ditë pasuron koleksionin e tij me objekte të tjera. Ka mbledhur gjithçka tradicionale që është përdorur në 100 vitet e shkuara në një familje normale si: vegla pune, enë guzhine, mjete të tjera shtëpiake e zbukurime. Pasi i ka pastruar e mirëmbajtur i ka mbyllur në disa dhoma me shpresën se një ditë do t’i ekspozojë dhe do të hyjnë në punë për të njohur kulturën e një kohe të shkuar. Duke shëtitur në shumë vende, koleksionisti ka mbledhur shishe, gjëra antike si dhe monedha, por pjesa më e rëndësishme e koleksionit të tij janë ato shqiptare. Nuk e di çfarë vlere kanë ato që ka grumbulluar dhe nuk i intereson të bëjë biznes. Po kështu, fakti që shumë pjesë janë antike dhe të vjetra, nuk e shqetëson pasi shprehet se i ka gjetur në tokën e tij dhe i ka ruajtur me kujdes duke krijuar këtë minimuze etnografik të kombinuar me shumë gjëra të tjera. Tashmë ka filluar kureshtja për banorët e zonës të cilët ndërsa i pyet të tregojnë se çfarë ka grumbulluar Rezarti. Megjithëse pak e kuptojnë pasionin e tij, koleksionisti ka si qëllim ekspozimin sidomos për fëmijët e zonës, që sipas tij duhet të mësojnë më shumë për të shkuarën.

Ja çfarë thotë:

Rezart si e keni nisur grumbullimin e vjetërsirave?

Qysh i vogël kam ruajtur gjëra të vjetra të gjyshes dhe të gjyshit që të tjerët edhe i hidhnin. Është një pasion që ka lindur herët me mendimin që të gjithë do të kthejmë kokën mbrapa nga kemi ardhur. Më pëlqen t’i ruaj këto gjëra pasi mendoj se do t’u duhen fëmijëve tanë të njohin kulturën dhe artin që kemi pasur. Kam dëshirë që populli që më rrethon të vijë të shohë këto gjëra dhe brezat në vazhdim të mësojnë më shumë. Po kështu duhet të njohin mjetet që është punuar më parë, si është gatuar dhe si ka avancuar teknologjia. Shumë gjëra janë antike që kanë dalë pasi kam gërmuar në tokën time për ndërtimin e biznesit.

12436230_1735505363351745_288655619_o

Ja dini vlerën objekteve më të vjetra?

I mbetet arkeologëve dhe specialistëve të thonë nëse kanë vlerë. Unë thjesht i kam mbledhur dhe ruajtur pasi mendoj se çdo gjë e ka një vlerë. Janë ata që duhet t’i shikojnë dhe t’i japin vendin që meritojnë. Jam i idesë që më vonë të krijoj një muze ku të gjithë të vijnë t’i shikojnë. Këtu bëhet fjalë sidomos për fëmijët që nuk e kuptojnë se me çfarë është punuar më parë. Them se do të kenë vlerë kur koha të kalojë.

Ju jeni munduar të mblidhni gjithçka që mendoni me vlerë. Si i seleksiononi?

Nuk është se kam një seleksionim shkencor. Çdo gjë që e mendoj të vjetër e mbledh. Kaq janë shumë pak pasi në një të ardhme do të shihni gjëra akoma më të bukura. Me ndihmën e miqve të shokëve kam arritur të mbledh shumë gjëra që janë të vështira për t’u gjetur. Shumë nga këto që shihni ose janë blerë, ose falur apo gjetur gjatë gërmimeve këtu në Shalës.

Ç’mendojnë familjarët tuaj për këtë pasion?

Sigurisht që pa mbështetjen e tyre nuk do kisha arritur këtu. Kam pasur mbështetjen e familjes sime. Nuk dua të lavdërohem apo të them se çfarë kam bërë. Nuk është sekret. Këtu në fshat të gjithë e dinë.

12438920_1735505273351754_1485768435_o

Ju nuk keni grumbulluar objekte vetëm brenda vendit por edhe jashtë..

Po ndër këto objekte që shihni mund të gjeni gjëra nga Greqia, Spanja, Franca, Belgjika, Italia, etj. Shumica janë nga miqtë e mi dhe një pjesë nga udhëtimet e mia. Kudo kam marrë diçka dhe janë këtu mes gjërave që kam mbledhur. Janë interesante për t’u parë dhe jam i hapur të pres këdo që ka dëshirë të shohë gjëra të veçanta.

Keni frikë se mund t’jua sekuestrojnë disa prej objekteve arkeologjike?

Nuk është krim që unë mbledh objekte të vjetra. Pastaj në tokën time i kam gjetur duke gërmuar. Ky është një pasion privat e nuk dua të bëj shumë publicitet. Mund të vijnë arkeologët t’i shikojnë nëse duan e janë të interesuar për të studiuar.

Do ta vazhdoni grumbullimin e objekteve të vjetra?

Këtë pasion e kam pasur qysh i vogël e do ta vazhdoj derisa të mundem. Nuk është e lehtë pasi shpesh kushton të kesh pasione të tilla por unë kam dëshirë të grumbulloj objekte të vjetra e do ta bëj dhe pse jo t’ia le fëmijëve që edhe ata të grumbullojnë. Pse jo të kemi një muze të fshatit ku brezat e rinj të shohin si kemi jetuar në kohë dhe të njohin traditat tona. Shumë shpejt do të shikoni një koleksion edhe më të madh se kaq. /tesheshi.com/

Related Posts

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?
Kritikë

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek
Ballkani

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025
Next Post
La Liga: Atletiko e Madridit merr kryesimin

La Liga: Atletiko e Madridit merr kryesimin

Shefi i BP-së paralajmëron për ulje të mëtejshme të çmimit të naftës

Shefi i BP-së paralajmëron për ulje të mëtejshme të çmimit të naftës

Për të gjithë ata që mund t’i ketë marrë malli….

Për të gjithë ata që mund t’i ketë marrë malli….

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni