Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Revolucioni Hungarez në fotot e “Life”: krisja në Perden e Hekurt që nuk u mbështet nga Perëndimi

by te Sheshi
02/11/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Revolucioni Hungarez në fotot e “Life”: krisja në Perden e Hekurt që nuk u mbështet nga Perëndimi

Zgjati më pak se tre javë, nga 23 tetori deri në 10 nëntor, por Revolucioni Hungarez që përfshiu Budapestin dhe pjesën tjetër të Hungarisë në fund të vitit 1956 dërgoi valë tronditjeje në gjithë Europën Lindore dhe Qendrore që i përcolli ato me dekada. Mjaft historianë e citojnë revoltën popullore hungareze si çarjen e parë në Perden e Hekurt të Luftës së Ftohtë.

Faktet kryesore të kryengritjes së vitit 1956 janë të mirënjohura: në vjeshtën e atij viti, qindra mijë hungarezë, në qytete dhe në fshat, u ngritën kundër forcave pushtuese sovjetike dhe, po ashtu kundër policisë sekrete brutale vendase, Autoritetit të Mbrojtjes së Shtetit. Për pak javë të trazuara, kryengritësit mundën të nxjerrin rusët pothuajse fare jashtë kufijve. Por deri në mesin e nëntorit, Ushtria sovjetike u rigrupua dhe ndërmorri një sulm frontal mbi një komb, që ishte si aleat ashtu edhe protektorat.

Pothuajse 3 mijë civilë hungarezë – burra, gra, fëmijë – u vranë gjatë atyre ditëve. Kryengritja u shtyp. Por valët e revoltës – Pranvera e Pragës në vitin 1968, lëvizja sindakale e Solidaritetit në Poloni në vitet 1980 dhe rebelime të tjera të mëdha e të vogla – u ndjenë gjerësisht dhe për një kohë të gjatë.

Në numrin e vet të 12 nëntorit 1956, revista “Life” i kushtonte një artikull kryengritjes të titulluar: “Patriotët japin goditje të fuqishme ndaj tiranisë”, ku Revolucioni Hungarez përshkruhej kështu: “Në tre ditë të pabesueshme në Hungari, javën e kaluar, flakët e lirisë dhe hakmarrjes ndaj tiranisë u ngritën lart. U duk pothuajse sikur ato do të vazhdonin edhe më tej të digjnin. Fotografitë e kësaj ngjarjeje dokumentojnë këtë ngjarje të mrekullueshme dhe tronditëse.

Kryengritësit patriot u ngritën me padurim për lirinë, ndërsa kasapët komunistë korrën zemërimin e frikshëm që ata kishin mbjellë. Shënjestrat më të kërkuara ishin ata të policisë sekrete hungareze të kontrolluar nga sovjetikët. Ata u vranë po aq pa mëshirë sa ç’kishin vrarë anti-komunistë pafund. Trupat pushtuese sovjetikë ndjenë furinë kombëtare. Adoleshentët dogjën me koktejle Molotov tanket sovjetike, derisa kolonat u evakuuan nga Budapesti duke lënë të pas të vdekurit e tyre. Pjesa më e madhe e ushtrisë hungareze, mori anën e kryengritësve, duke u përballur me trupat sovjetike në gjithë vendin. Punonjësit që nuk u përfshinë në luftime, hynë në grevë të përgjithshme kundër komunizmit.

Sovjetikët u kundërpërgjigjën me gjithë egërsinë e stalinizmit të vjetër. Ata sollën përforcime, duke e rrethuar Budapestin, rrethuan ushtrinë në provinca. Në fund të javës, radio Budapesti transmetonte hapur:  “Avionët luftarakë rusë Mig fluturojnë mbi Budapest. Divizionet e këmbësorisë ruse po shkojnë drejt parlamentit… Gyor është tërësisht i rrethuar… rusët po përdorin plumba me fosfor…ne do të vdesim për Hungarinë dhe Europën… Ka ndonjë lajm për ndihmë? Shpejt, shpejt, shpejt…”. Më pas Budapesti ra.

Në Budapest … shefat rusë dhe kukullat e tyre të dëshpëruara hungareze u përballën me një armik të mrekullueshëm. Gratë e qytetit, disa prej të cilave kishin luftuar më herët në krah të burrave dhe me dëshpërim kishin varrosur të rënët, papritur u mblodhën së bashku në një seri demonstratash sfide.

“Vetëm gratë duhen kësaj radhe”, thërrisnin ato ndërsa bashkoheshin rrugëve. Më pas duke injoruar prezencën ogurzezë të policisë sekrete dhe tanket ruse, ato marshuan me lule dhe flamuj për të përkujtuar dhe nderuar të vdekurit e tyre. Burrat hidhnin kapelat lart me nderim ndërsa gratë kalonin pranë nën fjalët e një kënge të ndaluar – Ne nuk do të jemi kurrë skllevër.

33 vjet nga ajo ditë pas nisjes së kryengritjes, më 23 tetor 1989, presidenti Mátyás Szűrös shpalli zyrtarisht republikën e popullit hungarez. Pak javë më pas, më 9 nëntor 1989, me mijëra njerëz sulmuan një simbol të shëmtuar prej betoni të Luftës së Ftohtë – dhe të paligjshmërisë së Traktatit të Varshavës – jo me pushkë e koktejlje Molotov por me çekanë dhe kazma. Katër dekada pasi Revolucioni Hungarez përfundoi me humbje, Muri i Berlinit – që ende nuk ishte ngritur kur Budapesti u ngrit i pari kundër BRSS-së – ra paqësisht.

Lufta e Ftohtë kishte mbaruar.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Pendesa e Elon Musk
Amerika

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025
Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune
Azia

Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Next Post
Kjo është fjala e vitit, do të futet shumë shpejt në fjalor

Kjo është fjala e vitit, do të futet shumë shpejt në fjalor

Turqia gati të prodhojë automjetin e saj, Erdogan: turp që s’e kemi patur deri më tani

Turqia gati të prodhojë automjetin e saj, Erdogan: turp që s’e kemi patur deri më tani

Konor MekGregor “kruhet” sërish: e mund bindshëm Mejuedhër në revansh

Konor MekGregor “kruhet” sërish: e mund bindshëm Mejuedhër në revansh

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni