Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

    Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

    Gjermania përkujton masakrën neonaziste ndaj pesë grave turke

    Gjermania përkujton masakrën neonaziste ndaj pesë grave turke

    Deklarata: Pasojat njerëzore nga dhuna serbe në veri

    Deklarata: Pasojat njerëzore nga dhuna serbe në veri

    Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

    Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

    Kurti: Beogradi, pas protestave të dhunshme

    Kurti: Beogradi, pas protestave të dhunshme

    Pamje dramatike: ç’hoqi KFOR-i pas konfliktit me serbë të dhunshëm

    Pamje dramatike: ç’hoqi KFOR-i pas konfliktit me serbë të dhunshëm

    Deklarata e rrezikshme e Sergej Lavrovit për Kosovën

    Deklarata e rrezikshme e Sergej Lavrovit për Kosovën

    Shënjestra e Izraelit te rezervat natyrore në Bregun Perëndimor

    Shënjestra e Izraelit te rezervat natyrore në Bregun Perëndimor

    Pamje: Veriu trazohet sërish, KFOR me “gisht në këmbëz”

    Pamje: Veriu trazohet sërish, KFOR me “gisht në këmbëz”

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

RETRO/ Gynter Grass: Libri i shkruar kurrë nuk do e humbet vlerën

Nga te Sheshi
14/04/2015
në Të tjera
Reading Time: 4 mins read
A A
RETRO/ Gynter Grass: Libri i shkruar kurrë nuk do e humbet vlerën

Je një nga autorët e rrallë që merresh dhe me dizenjimin e kopertinave të librave të tu. Përse është kaq e rëndësishme për ty kjo punë?

Eshtë “prekja e fundit”. Eshtë po aq e rëndësishme sa edhe fjalia e parë dhe kërkon të njëjtin kudes si edhe vetë shkrimi i librit.

Cilat janë karakteristikat e një kopertine të mirë?

Duhet të përmbledhë dhe thjeshtëzojë  përmbajtjen e librit. Duhet të jetë si një emblemë për të. Për shembull, në kopertinën e “Vitet e qenit”, këtë e kam arritur me një kokë qeni që në fakt duket si një kukull lecke. Ndihem mirë kur kam në dorë një libër me kopertinë të bukur. Më jep një ndjesi të veçantë

Atëhere nuk duhet të ndiheni shumë mirë me tendencën e re të librave elektronikë, ku libri vetë nuk preket…

Nuk mendoj se gjithsesi kjo tendencë parathotë fundin e librit të shtypur, madje ai do të marrë një vlerë tjetër. Ndoshta prodhimi masiv do të reduktohet dhe libri do të marrë sërisht vlerën e një objekti që të sjell kënaqësi për ta pasur dhe ruajtur, e madje trashëguar brez pas brezi.

A mud t’i imagjinoni librat tuaj në formatin elektronik?

Kam bërë një marrëveshje me botuesit e mi që të mos i nxjerrin kurrë në format tillë, derisa të ketë hyrë në fuqi ligji përkatës për të drejtën e autorit.  Do të doja në fakt që leximi i librave në kompiuter apo tableta të mos shndërrohej në një fenomen masiv, po me sa shoh pa shumë sukses. Madje shumica janë të lidhur shumë me kompiuterin. Mbi të gjitha, autorët e rinj shkruajnë në kompiuter që në fillim  dhe i korigjojnë rrugës. Ndërsa unë përdor shumë faza paraprake: fillimisht vjen versioni i dorëshkrimit, pra i shkrimit me dorë; më pas e shkruaj të gjithë në makinën time të vjetër “Oliveti”; dhe së fundi i çoj kopje sekretares sime e cila i hedh të gjitha në kompiuter. Ajo i printon dhe unë i korigjoj edhe njëherë, dhe ajo i rishkruan me gjithë ndreqjet e mia. Të gjithë këta hapa që përmenda kanë humbur kur t’i i shkruan materialet menjëherë në kompjuter

A ndihesh i “vjetër” me makinën tënde “Oliveti”

Jo. Në kompjuter një tekst, zakonisht duket sikur është në një formë të përfunduar edhe pse mund të jetë shumë larg një finishi. Zakonisht versionin e parë e shkruaj me dorë menjëherë dhe kur ka diçka që nuk më pëlqen e lë bosh. Këto hapësira boshe i mbush në versionin e “Olivetit” dhe në versionet e mëpastajmë përpiqem që të kombinoj dhe të nxjerr më të mirën.  Kjo është një rrugë paksa e ngadaltë, por të çon te perfeksioni.

A ka ndryshuar gjuha juaj këta dhjetëvjeçarë të krijimtarisë?

Fillimisht, në veprat e para jam përpjekur që të jem shumë i drejtpërdrejtë. Unë dhe disa autorë të tjerë jemi përpjekur të tregohemi të kujdesshëm, pasi nazizmi e dëmtoi gjuhën me ekseset e epokës. Megjithatë shpesh mendoja se nuk duhet dënuar e tërë gjuha. Ndërsa tani mendoj se shkruaj në mënyrë më të ndërgjegjshme  me kalimin e viteve.

Të kalojmë pak te çështja  e ribashkimit të Gjermanive. Ju keni qenë kundër tij dikur. Sot çfarë mendimi keni?

Unë ende besoj, si edhe në të shkuarën, se nuk duhet ta kishim “aneksuar” Gjermaninë Lindore në atë mënyrë të nxitimshme. Eshtë absurde të mendosh që e humbëm një rast të tillë. Unë nuk do ta kisha nxituar këtë proces. Në përvjetorin e ‘20 të ribashkimit kam frikë se në njëfarë mënyre po gënjejmë pak veten duke bërë lavde për atë që sa mirë na paskan shkuar gjërat. Faktet flasin ndryshe: rritje e papunësisë, zona të tëra të depopulluara dhe fenomeni që njerëzit e quajnë “muri në mendjet tona” ende vazhdon.

Ndërkohë, në njërin nga librat tuaja flisni për një moment të vështirë të jetës, atë të anëtarësimit në forcën naziste SS. Ju ishit 17 vjeç në atë kohë. A e konsideroni atë moment si një nga gabimet më të mëdha që keni bërë në jetë?

Nuk ishte një gabim nga ana ime. Unë u thirra si edhe shumë të tjerë. Nuk dola vullnetar. Fundi i luftës më çliroi nga betimi për “bindje të verbër”. Pas kësaj përvoje e kuptova që kurrë nuk duhet që të flisja nën betim.

Ju i keni rrënjët në historinë gjermane, por keni qenë gjithmonë kundër  kultit të nacionalizmit të çdo lloj forme. Si ju duket tani entuziazmi patriotik?

Mendoj se mund të luajmë një rol të përgjegjshëm në Europë, vetëm kur të justifikojmë siç duhet sensin tonë të identitetit kombëtar përtej sensit të nacionalizmit.

Në këtë botë që po ndryshon, a mos vallë duhet të jeni më aktivë dhe të shpreheni më shpesh për çështje të ndryshme  duke qenë se jeni edhe laureat i çmimit “Nobel”?

Në fakt nuk e kaloj ditën time duke i thënë vetes se kam marrë “Nobelin” dhe duhet që të flas. Dhe madje kjo nuk më ndihmon aspak as kur shkruaj dhe as kur flas. Po kur flas e bëj në momentin dhe për çështjen e duhur.

A ju ka vënë ndonjëherë ky çmim në njëlloj presioni?

Jo, aspak. Ndoshta sepse e kam marrë në një moshë të  mesme. Mbaj mend që shumë i rëndësishëm për mua ka qenë çmimi i parë “Grupi 47” sepse e mora shumë i ri dhe më ndihmoi shumë fianciarisht.  Këtë çmim e mbaj mend mirë.

Të jemi të ndershëm? A nuk  ishit duke e pritur prej një kohe të gjatë këtë çmim? Nobelin?

Kisha kohë që nuk e prisja më, si dikur, në fillim. Sa herë që ishte vigjilja e çmimit kisha telefonata paraprake nga gazetarët dhe më pas u mësova me to, por asnjëherë nuk ndodhte ngjarja e madhe.

A e keni frikë fundin e jetës suaj?

Jo. Kam kuptuar se në njëfarë mënyre, njeriu është gati për të. Duhet të them edhe se kam një lloj kurioziteti.  Çfarë do t’u ndodhë nipërve të mij?  Si do të dalin ndeshjet në fundjavë? Po gjithsesi sa herë e mendoj fundin, nuk më përcjell frikë.

Intervistë e  shkurtuar  dhënë  në “Der Spiegel” gusht, 2010

Të ngjashmeLajme

Basha: PD sot, më keq së dje!
Politikë

Basha: PD sot, më keq së dje!

29/05/2023
Auto-Skicë
Kronikë

SPAK: Dubai, fole e krimit shqiptar

26/05/2023
Dokumenti i brendshëm i BE-së: Të përgatitemi për një krizë…!
Politikë

Dokumenti i brendshëm i BE-së: Të përgatitemi për një krizë…!

15/05/2023
Lajme të tjera
Qytetarët e Kosovës të parët me kërkesa për azil në Gjermani

Qytetarët e Kosovës të parët me kërkesa për azil në Gjermani

Liderët e Preshevës: Bashkimi? Na llogarisni edhe ne!

Liderët e Preshevës: Bashkimi? Na llogarisni edhe ne!

Dekriminalizimin e politikës e kërkon dhe feja:  Deklaratë e pazakontë  e Kishës Katolike në prag të zgjedhjeve lokale

Dekriminalizimin e politikës e kërkon dhe feja: Deklaratë e pazakontë e Kishës Katolike në prag të zgjedhjeve lokale

TË FUNDIT

Kurti i kujton SHBA-së: Njohët zgjedhjet në veri, po tani?

Kurti i kujton SHBA-së: Njohët zgjedhjet në veri, po tani?

6 orë Më parë
Dashuria e vërtetë: Davidi kujdeset për gruan e tij “të vdekur”

Dashuria e vërtetë: Davidi kujdeset për gruan e tij “të vdekur”

6 orë Më parë
Tetë gjëra që duhet të dini për blerjen e një Ferrari

Tetë gjëra që duhet të dini për blerjen e një Ferrari

11 orë Më parë
Metrat e fundit të një tuneli

Metrat e fundit të një tuneli

12 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Zemërim amerikan me Kosovën: vjen “ndëshkimi” i parë

Zemërim amerikan me Kosovën: vjen “ndëshkimi” i parë

30/05/2023
Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

30/05/2023
Me ç’probleme përballet Erdogan pas fitores së zgjedhjeve?

Me ç’probleme përballet Erdogan pas fitores së zgjedhjeve?

30/05/2023
Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

29/05/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Gerti Gjyzeli: Mbi Ramën dje dhe Ramën sot

Nga Dr. Arben Ramkaj: Kur SHBA shqetësohet për padrejtësitë ndaj feve në Shqipëri

Nga Gjen. Fayez al Duveyri: Revolucioni i Erdoganit

Nga Dr. Arben Ramkaj: Një shekull miqësi Shqipëri-Turqi dhe çështja KMSH

Nga Justinian Topulli: Shqiptaria myslimane

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist