Një restorant i sapohapur në Bruksel ofron një eksperiencë të re për gustatorët aventurierë, pesë metra poshtë sipërfaqes së një pishine.
Restoranti i quajtur “The Pearl”, është instaluar në fund të një prej pishinave të brendshme më të thella në botë, e hapur në fund të 2016.
Për 99 euro për person, klientët marrin një vakt të plotë me sallatë karavidhesh, dhe shampanjë. Darkuesit zhyten në pishinën e thellë, të mbushur me ujë në temperaturën 33 gradë Celsius për të ngrënë vaktin e tyre në një kabinë nënujore sferike.
“E krijova këtë pishinë 12 vjet më parë, pasi isha një entuziast i zhytjes qëkur isha adoleshent. Doja ta bëja të mundur për të gjithë që të mësonin si të zhyten në kushte ideale, ky është rasti këtu. Dhe gjëja më e fundit, sfera, duket sikur shkon në pozicion embrional, si në fshikëz. Dhe ti mund të flasësh, të diskutosh, të shkëmbesh – e gjithë kjo në një atmosferë të mbytur që duket pak a shumë si ditët tona të hershme,” shprehet John Beernaerts, krijues i restorantit./tesheshi.com/