Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Reportazh: si e sfidojnë presionin e Kremlinit, muslimanët e Krimesë

by te Sheshi
10/02/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Reportazh: si e sfidojnë presionin e Kremlinit, muslimanët e Krimesë

Mumine Saliyeva nuk mund të harrojë sesi oficerët pro-rusë, të maskuar e të pajisur me armë të rënda, gati e shkallmuan derën e saj tetorin e kaluar. Ata erdhën për të kontrolluar apartamentin e saj dhe për t’i arrestuar të shoqin, Seiran Saliyev.

“Çdo ditë, kontrolloj njëqind herë nëse dera është e mbyllur, ngrihem edhe natën për të kontrolluar, e sërish e kontrolloj përpara faljes së mëngjesit”, thotë gruaja 32-vjeçare, me tipare të holla e me shami të bardhë në kokë, për “Al Jazeera”-ën.

Ky nuk ishte kontrolli dhe arrestimi i parë për Saliyev.

Në janar 2017, guida dhe mundësi amator u dënua me 12 ditë ndalim në burg për “shpërndarje të materialeve ekstremiste” – pasi kishte postuar këngët e një këngëtari folk çeçen dhe ish-luftëtar separatist, që janë të ndaluara në Rusi.

Në maj 2016,  Saliyev përdori megafonin e një xhamie për të informuar për kontrollet që po ushtroheshin në apartamentet e aktivistëve tatarë.

Me dhjetëra njerëz u mblodhën për të qenë dëshmitarë të kontrolleve dhe një gjykatë më pas, vendosi ta gjobisë Saliyev me 20 mijë rubla, apo 350 dollarë për “organizim të një tubimi të paligjshëm”.

Tani ai përballet me 20 vjet burg për “anëtarësi në një organizatë terroriste”.

Policia pro-ruse pretendon se ai është aktivist i Hizb ut-Tahrir, një organizatë që kërkon të rikthejë në mënyrë paqësore kalifatin musliman dhe operon lirisht në Ukrainë dhe shumë kombe perëndimore. Por Rusia e ka nxjerrë atë jashtë ligjit si “ekstremiste”.

Në fund të janarit, autoritetet pro-ruse e detyruan me forcë Saliyev të hynte në një institucion psikiatrik, një veprim ky që u bën jehonë praktikave totalitariste sovjetike të “psikiatrisë ndëshkuese”.

Genocid i avashtë?

Grupi etnik musliman që flet gjuhën e vet të familjes së turqishtes, përbëhet nga 250 mijë persona, apo rreth 12 për qind e popullsisë së Krimesë. Ata më së shumti i rezistuan aneksimit të Krimesë në vitin 2014.

Komuniteti mbajti protesta, bllokoi rrugët dhe ndaluan trupat ruse, personelin e tankeve të blinduara dhe tanket që të hynin në fshatrat e tyre.

Ndërsa shumica etnike ruse e Krimesë e mirëpriti në pjesën dërrmuese aneksimin, reagimi i tatarëve bazohej në kujtimet e hidhura të ruajtura në psikikën e tyre kolektive.

Rusia perandoriake e pushtoi shtetin e tyre, Khanatin e Krimesë në vitin 1783 dhe përgjatë një shekulli, me dhjetëra mijë tatarë u larguan drejt Turqisë Osmane.

Në vitin 1944, pothuajse gjithë komuniteti ishte deportuar, në pjesën më të madhe në Azinë Qendrore, me dyshimet për “bashkëpunim” me nazistët gjermanë. Pothuajse gjysma e tyre vdiqën nga sëmundjet dhe uria.

“Gjatë ndalesave, ushtarët thërrisnin ‘ka ndonjë të vdekur? Nxirrini jashtë!”. Kështu e kujton Nuri Emirvaliyev, një historian 83-vjeçar, me fizik të dobët, rrugëtimin dymujor të familjes së tij me karroca të tërhequra nga buajt nëpër Uzbekistanin sovjetik.

Pas dekada protestash, arrestimesh dhe aktivizmi që bashkuan komunitetin, udhëheqësi i fundit sovjetik, Mihail Gorbaçov lejoi tatarët të riktheheshin në Krime. Ata nuk i rimorrën kurrë pronat e tyre dhe në Ukrainën post-sovjetike, u përballën me diskriminimin dhe u përjashtuan nga punësimi në qeveri dhe polici.

Dhe pastaj, ndodhi aneksimi.

“Në vitin 1944, ne ishim një komb ‘tradhtarësh’, tani jemi një komb ‘terroristësh’”, thotë për “Al Jazeera”-n,  Server Mustafayev, aktivist i Solidaritetit të Krimesë, një grup që ndihmon të burgosurit politikë dhe familjet e tyre.

Tatarët nuk janë i vetmi grup që diskriminohet në Krime. Por ata janë komuniteti më i madh i popullsisë në Krime që përballet me persekutimin, dhe rezistenca e tyre paqësore shihet në përditshmëri. Me dhjetëra prej tyre i nënshtrohen përditë kontrolleve, arrestimeve apo daljes në gjyq. Ata postojnë video dhe komente online, duke nxitur valë reagimesh.

Të jesh thjesht dëshmitar, është më e vështirë nga sa duket.

Me qindra njerëz mbajtën parrulla veç e veç në gjithë Krimenë, ku lexohej “Tatarët nuk janë terroristë” apo “Kthejuani fëmijëve, baballarët”. Të paktën 72 persona u arrestuan dhe u gjobitën, edhe pse ligji rus nuk e ndalon mbajtjen e parrullave personale.

Ata mbledhin ndihma për të paguar gjobat dhe shpesh në mënyrë tallëse, i derdhin gjobat me kova plastike plot me monedha. Ata punësojnë avokatë, dërgojnë paketa ushqimore dhe kartolina për aktivistët e burgosur dhe ndihmojnë familjet dhe fëmijët e tyre.

Davidi kundër Goliatit

Kremlini e vlerëson “riardhjen në Rusi” të Krimesë si vullnetare dhe pa derdhur gjak. Por një ditë përpara referendumit të 18 marsit 2014, aktivisti tatar Reshat Ametov u gjend i vdekur – mbuluar në plagë e të nxira, me sytë e nxjerrë e me prangat pranë. Tre ditë më herët, 39-vjeçari, babai i tre fëmijëve ishte marrë me forcë në makinë nga tre persona të maskuar pro-rusë, të ashtuquajturit “luftëtarët e vetëmbrojtjes” ndërsa protestonte.

Prej asaj kohe, më shumë se dhjetë tatarë janë zhdukur pa gjurmë. Dy u gjendën të vdekur. Me qindra tatarë, pjesa më e madhe muslimanë praktikantë, janë arrestuar, marrë në pyetje, u janë kontrolluar shtëpitë dhe u janë konfiskuar librat fetarë.

Të paktën 26 prej tyre janë dënuar me 15 vjet burg për akuza që variojnë nga “separatizëm” e deri në organizim të trazirave masive.

Mbështeten tek Turqia

Edhe tatarët që janë sekularë apo që nuk merren fare me politikë përballen me shtypje. Shërbimet sekrete zhvillojnë stërvitje “anti-terrorizëm” pranë fshatrave tatare, duke frikësuar banorët me armë zjarri dhe shpërthime.

Zyrtarë të korruptuar përdorin dhunën dhe presionin për të shpronësuar bizneset tatare dhe marrë asetet e tyre.

Me mijëra janë larguar drejt Ukrainës dhe Turqisë. Ankaraja është mbështetësja më e zëshme e kauzës së tyre – financon grupet tatare, dënon abuzimet e të drejtave të tyre dhe ndihmon në lirimin e aktivistëve të burgosur, thotë Timur Akhmetov, ekspert për lidhjet Rusi-Turqi në Ankara.

Liderët e komunitetit janë të shqetësuar se presioni dhe mbulimi i manipuluar nga media e kontrolluar nga Kremlini, mund të sjellë pasoja më të rënda.

“Diçka e ngjashme ndodhi në Çeçeni përpara nisjes së fushatës së dytë çeçene kur media krijoi me qëllim imazhin e një ‘populli terrorist’, thotë për “Al Jazeera”-n, Zair Smedlyaev, lider i komunitetit.

“Ka shumë gjasa që nesër, tatarët e Krimesë të shpallen kriminelët më të tmerrshëm dhe ky do të ishte preteksti për genocid tjetër”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”
Amerika

Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

19/05/2025
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët
Lindja e Mesme

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
Next Post
Rrëzimi i avionit ushtarak izraelit në Siri, reagon Tel Avivi: Irani e Siria po luajnë me zjarrin

Rrëzimi i avionit ushtarak izraelit në Siri, reagon Tel Avivi: Irani e Siria po luajnë me zjarrin

Zbardhet pakti Bushati-Kotzias për detin: Tirana rifiton territorin e humbur në 2009-n

Zbardhet pakti Bushati-Kotzias për detin: Tirana rifiton territorin e humbur në 2009-n

Aguero mund Leicester, Totenham fiton derbin e Londrës me Arsenal

Aguero mund Leicester, Totenham fiton derbin e Londrës me Arsenal

TË FUNDIT

  • Të fundit
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni