Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kështu nis dita në veriun e trazuar

    Kështu nis dita në veriun e trazuar

    Ish-këshilltari i Kurtit: Mirënjohje Amerikës, por….

    Ish-këshilltari i Kurtit: Mirënjohje Amerikës, por….

    Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

    Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

    Gjermania përkujton masakrën neonaziste ndaj pesë grave turke

    Gjermania përkujton masakrën neonaziste ndaj pesë grave turke

    Deklarata: Pasojat njerëzore nga dhuna serbe në veri

    Deklarata: Pasojat njerëzore nga dhuna serbe në veri

    Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

    Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

    Kurti: Beogradi, pas protestave të dhunshme

    Kurti: Beogradi, pas protestave të dhunshme

    Pamje dramatike: ç’hoqi KFOR-i pas konfliktit me serbë të dhunshëm

    Pamje dramatike: ç’hoqi KFOR-i pas konfliktit me serbë të dhunshëm

    Deklarata e rrezikshme e Sergej Lavrovit për Kosovën

    Deklarata e rrezikshme e Sergej Lavrovit për Kosovën

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Reportazh/ Një arrati fundjave në tokat pjellore të Sakarjas

Nga te Sheshi
07/03/2015
në Intervista, Të tjera
Reading Time: 5 mins read
A A
Reportazh/ Një arrati fundjave në tokat pjellore të Sakarjas
9
SHPËRNDARJE

Nga Sena Alkan

Me emrin të marrë nga një lumë që e përshkon qytetin, Sakarja është një tokë pjellore, vendlindja e shumë njerëzve, që i fton vizitorët të kërkojnë t’i endin sytë në tërë ngjyrat e natyrës. Vendasit nuk ia thonë qytetit emrin e duhur, por e thërrasin Adapazarë (Adapazarı – në turqisht, Pazari i Ishullit), që është emri i qendrës së qytetit, dhe e quajnë veten adapazarllë, me kuptimin, banor i Adapazarit.

Çka e bën këtë qytet eksentrik nuk janë vetëm tokat e tij pjellore, por gjithashtu ndjenja e përkatësisë që ai mbruan. Edhe pse të gjithë banorët e tij e përkufizojnë veten si “adapazarllë”, thuajse tërë të parët e tyre erdhën nga qytete të ndryshme, apo madje nga vende të ndryshme. Aq mbizotëron kjo, sa është një nga vendet e vetme në Turqi ku pyetjet, “i ç’kombësie jeni?” dhe “nga jeni?” nuk janë marrë si fyese. Nga Ballkani te vendet lindore, qyteti është shtëpia e kombësive të ndryshme, por të gjithë e kuptojnë se t’i përkasësh qytetit do të thotë ta tejkalosh kombësinë. Dhe ndonëse ca prej paraardhësve të banorëve nuk jetojnë në qytet, ata janë përsëri “adapazarllë” – diçka që nuk duhet ta sfidoni.

Në mënyrë interesante dhe zbavitëse, shumica e adapazarlinjve e kanë merak të madh ta vënë në pah te targat e makinave që posedojnë identitetin e tyre të lidhur me Adapazarin. Sido që për arsye të ndryshme po fillojnë të shpërngulen në qytete të tjera, ata përsëri ngulmojnë në përdorimin në makinat e tyre të kodit numëror të targës së Sakarjas, 54, dhe e kanë për zemër ta tregojnë se nga vijnë. Gjithçka që përmban numrin 54 është për ta treguese e vendlindjes dhe e mjaftueshme për t’i bërë të lumtur. Në këtë ka një histori tërheqëse: ky qytet i vogël u rendit i 65-i për shumën e autofotografive (selfie) të bëra, sipas një studimi të kryer në 459 qytete nga revista Time. Vetëm dy qytete turke ia dolën të jenë në këtë listë, dhe një prej tyre ishte Adapazari. Kjo përbën pa dyshim një sukses duke patur parasysh madhësinë e tij. Kur banorët u pyetën mbi renditjen, thjesht u shprehën se qenë të zhgënjyer që nuk qenë vënë të 54-tit në listë.

Pjesa kryesore e këtij qyteti të vogël, Adapazari, ka një histori interesante mbi mënyrën se si e mori emrin. Siç tregon rrëfimi, qyteza ishte një kohë një ishull i vogël, me një pazar të ngritur çdo ditë, dhe shumë njerëz lundronin për në ishull për të blerë fruta e perime të freskëta. Por, në shekullin e njëzetë, uji rreth ishullit u mbush me dhé, e zona u bë qyteti i Sakarjas. Ju mund të jeni të një mendjeje se ishulli duhej lënë siç ishte; jam e sigurt se po të kishte qenë do të ngjallte interes më të madh, madje do të parandalonte ca prej historive të trishta që qyteti ka përjetuar. Të gjithë turqit e kujtojnë tërmetin i cili mori mijëra jetë njerëzish më 17 gusht 1999. Tërmeti e rrënoi këtë qytet, të ndërtuar mbi ujë për të mbajtur më shumë ardhës, dhe si një person që e përjetoi atë shkretim, mund të them lirisht se ato dhimbje janë përtej çdo imagjinate. Ama thuajse asnjë prej banorëve nuk e la qytetin, e, në vend të kësaj, qëndruan me shpresë se do ta shihnin të provonte ditë më të mira. Fatmirësisht, ai rilindi nga hiri i vet, si një feniks, dhe tani i bën thirrje çdokujt që është në kërkim të një arratie fundjave tërheqëse.

Banorët që jetojnë në Adapazar janë përgjithësisht konservatorë, por jo në të njëjtin kuptim siç përdoret termi në Turqi. Janë shumë kafene dhe restorante në qendrën e qytetit, e cila ka vetëm një rrugë kryesore, të quajtur Çark Xhadesi (Çark Caddesi), dhe lagjet luksoze të Serdivanit dhe Erenlerit, ku kalojnë mbrëmjet të rinjtë e qytetit. Ky qytet i gjelbër ka vetëm dy qendra tregtare të vogla, dhe ju lë të zbuloni bukurinë e vërtetë të natyrës me parqet e tij dhe rrugët për shëtitje.

Adapazari është i njohur për kungujt e tij, dhe madje gjatë vizitës mund të shihni një kungull organik gjigand në qendër të qytetit. Ju duhet t’i provoni ëmbëlsirat dhe akulloret me kungull të qytetit; legjenda thotë se shija e këtyre ëmbëlsirave vjen prej dashurisë së banorëve për qytetin e tyre dhe prej natyrës organike të kungujve. Një pjatë e veçantë me qofte, e quajtur “ësllama këfte (ıslama köfte)”, është gjithashtu midis ushqimeve më të shijshme që mund të provoni në qytet. Qoftet e gatuara me avull shërbehen me salcë e copa buke, e me lëng rrushi të pafermentuar. Vendi më i mirë ku mund të hani ıslama köfte dhe ëmbëlsira me kungull është “Köfteci İsmail”, një restorant në qendrën e qytetit, pranë lumit Sakarja.

Po ashtu në qytet ka vende të tjera ku mbizotëron natyra e ku ju mund të çlodheni prej aktivitetit të ngarkuar e të zhurmshëm në rutinën tuaj të përditshme. Këto vende përfshijnë Sapanxhën (Sapanca), Mashukijen (Maşukiye) dhe Karasunë (Karasu), dhe janë midis pikëmbërritjeve më të parapëlqyera të qytetit.

Sapanxha

Kjo zonë ka si veçori një liqen, që ndan të njëjtin emër me shumë restorante peshku dhe hotele ku ju mund të kaloni një natë. Kodrat që rrethojnë liqenin janë të mbushura me vila, më së shumti të blera nga turistët që vijnë prej vendeve arabe. Sapanxha është një prej vendeve më të përshtatshme për një arrati të këndshme fundjave, e rrethuar nga natyra e gjelbërimi. Të shumtë janë dhe hotelet luksoze rreth liqenit, të tillë si Güral Sapanca dhe Rixos Sapanca.

Mashukije

E gjendur në të dalë të Sapanxhës, Mashukije është një prej bukurive të fshehura të saj. Nëse nuk doni të qëndroni në një hotel që sheh nga liqeni në qendër të Sapanxhës, por dëshironi të jeni të rrethuar nga natyra në rrethinat e qytetit, Mashukije është vendi më i mirë për ju. Me bukurinë natyrore dhe restorantet e salmonit, është vendi që mund ta vizitoni gjatë gjithë vitit, për të kaluar një ditë i bërë njësh me natyrën. Gjëja më e mirë për të bërë atje është udhëtimi përmes Luginës Allaballëk (Alabalık Vadisi). Rruga në fund të restoranteve ju nxjerr për kudo ku doni të bridhni, dhe ju mund të shihni dushqe e gështenja të mëdha. Në fillim të rrugës ju pret dhe një surprizë e bukur: një ujëvarë! Po qe se i vizitoni restorantet në Mashukije, ka tre gjëra të gatuara në tjegull që mund t’i provoni: djathë, peshk dhe kërpudha. Po ashtu mund ta kaloni kohën në hotelet e stilit provincial rreth zonës.

Karasu

Ky fshat i vogël në Sakarja u ofron vizitorëve të tij qetësi dhe çlodhje. Shumë turistë vendorë prej qyteteve të vogla në rajonet e Marmarasë dhe të Detit të Zi parapëlqejnë t’i kalojnë në Karasu pushimet gjatë verës, për shkak të motit të përkryer, që nuk është as shumë i ngrohtë, e as shumë i ftohtë, dhe afërsisë me të. Këta turistë kthehen në qytetet e tyre me ardhjen e vjeshtës, për t’ua lënë bukurinë e Karasusë atyre që vijnë nga Stambolli për fundjavë. Ju mund të kaloni një natë në hotelet rreth lokalitetit, por do të thoja se nuk kanë komoditetin e atyre në Sapanxha. Duke patur parasysh sa i vogël është, Karasu nuk ka shumë për t’u ofruar vizitorëve, përveç bashkimit të natyrës dhe detit.

Përktheu:

Bujar M. Hoxha

Të ngjashmeLajme

Basha: PD sot, më keq së dje!
Politikë

Basha: PD sot, më keq së dje!

29/05/2023
Auto-Skicë
Kronikë

SPAK: Dubai, fole e krimit shqiptar

26/05/2023
Dokumenti i brendshëm i BE-së: Të përgatitemi për një krizë…!
Politikë

Dokumenti i brendshëm i BE-së: Të përgatitemi për një krizë…!

15/05/2023
Lajme të tjera
7 Marsi/ Qeveria merr nën patronazh shkollat, si dhe ua “dhuron” palestrat veteranëve të basketbollit

7 Marsi/ Qeveria merr nën patronazh shkollat, si dhe ua “dhuron” palestrat veteranëve të basketbollit

“7 Marsi” i koreanëve, ja si është…

“7 Marsi” i koreanëve, ja si është…

Panamaja kërkon të luajë me Kosovën

Panamaja kërkon të luajë me Kosovën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

TË FUNDIT

Von der Leyen: Lufta e Putinit, në Ballkanin Perëndimor

Von der Leyen: Lufta e Putinit, në Ballkanin Perëndimor

3 orë Më parë
Rama zbërthen krizën e veriut në Bratislavë

Rama zbërthen krizën e veriut në Bratislavë

4 orë Më parë
Ç’titulli do të ketë Camilla nëse jeton më shumë se Mbreti Charles?

Ç’titulli do të ketë Camilla nëse jeton më shumë se Mbreti Charles?

7 orë Më parë
Ku është tani Julio Iglesias dhe ç’ndodh me të?

Ku është tani Julio Iglesias dhe ç’ndodh me të?

7 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Kurti në Bratislavë: Ku dalloj nga parardhësit e mij

Kurti në Bratislavë: Ku dalloj nga parardhësit e mij

31/05/2023
Kështu nis dita në veriun e trazuar

Kështu nis dita në veriun e trazuar

31/05/2023
Zemërim amerikan me Kosovën: vjen “ndëshkimi” i parë

Zemërim amerikan me Kosovën: vjen “ndëshkimi” i parë

30/05/2023
Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

30/05/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Gerti Gjyzeli: Mbi Ramën dje dhe Ramën sot

Nga Dr. Arben Ramkaj: Kur SHBA shqetësohet për padrejtësitë ndaj feve në Shqipëri

Nga Gjen. Fayez al Duveyri: Revolucioni i Erdoganit

Nga Dr. Arben Ramkaj: Një shekull miqësi Shqipëri-Turqi dhe çështja KMSH

Nga Justinian Topulli: Shqiptaria myslimane

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist