Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Abazoviç, gati për në Beograd

    Abazoviç, gati për në Beograd

    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Votimi në PE që Moska nuk do e dëshironte

    Ukraina e Moldavia me status kandidat, reagimi i parë rus

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

    “Rebeli” i BE-së, krah të zhgënjyerve me BE-në

    “Rebeli” i BE-së, krah të zhgënjyerve me BE-në

    Fundi i kërkimit për të mbijetuarit e tërmetit në Afganistan

    Fundi i kërkimit për të mbijetuarit e tërmetit në Afganistan

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

REPORTAZH/ Mborja e Korçës, fshati që kërkon të bëhet qytet!

Nga te Sheshi
15/03/2015
në Intervista, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
27
SHPËRNDARJE

Nga Gëzim Hashimi

Vila dy e trekatëshe, punishte e lokale në të dy anët e rrugës, e bëjnë  të papërcaktueshëm kufirin ndarës mes qytetit të Korçës dhe Mborjes, fshatit më të afërt. Emërtimi i fundit i një rrugice që i përket qytetit, nuk është më shumë se 30 hapa larg nga një tabelë që ka të shkruar urimin: “Mirseardhët në Mborje!”

Ky fshat ngjitazi me Korçën, që  konsiderohet edhe si lagjia e këtij qyteti përnga shtrirja dhe shkrirja  me ndërtime, ka ca gjurmë historike që e bëjnë të lëvdohet për lashtësi.

Prej tij kanë dalë  edhe ca njerëz të shquar, fama e të cilëve është pjesë e qytetërimit korçar. Voskopoja e Vithkuqi  dikur kanë populluar  Korcën në zanafillat e hershme të qytetit, por edhe Mborja nuk mbetet pas.  Historikisht, por edhe sot e kësaj dite, duket sikur  ky fshat ka diçka  prej bashkëjetese të pandashme me qytetin. Miniera e qymurgurit e Mborje-Drenovës, ka patur si fuqi punëtore shumë banorë të Korçës, ndërsa qyteti kishte të zënë me punë banorë të Mborjes.

Vajzat e këtij fshati, nuk preferonin të martoheshin kund tjetër veçse në Korçë, ngaqë e mbanin veten dhe familjet e tyre për qytetarë. Kësisoj , lidhje të shumta e nga më jetiket  janë krijuar mes qytetit dhe rrethinës së tij. Ndërsa një projekt i disa dekadave më parë për t`ia bashkuar Mborjen si administrim qytetit të Korçës, duket se ka ardhur koha të realizohet. Sipas ndarjes së re territoriale, Mborja është një nga ata fshatra të periferisë që do të përfshihet përfundimisht në Bashkinë e Korçës.

Qytet-fshat i lashtë dhe i ri

Dy banorë të Mborjes, ish-mësuesit Engjëllush Pupa dhe Jetnor Fetah, disa vite më parë ndërmorën nismën për për një botim të  historikut të fshatit të tyre.  Simbolika në kopertinë e këtij libri, është një përkrenare ilire, e zbuluar në  hyrje të fshatit gjatë gërmimeve arkeologjike nga mësuesi i apasionuar Jetnor Fetah. Në parathënien e librit ” Mborja ndër vite”  një tjetër bir i këtij fshati, Prof.dr Petrika Thëngjilli, e cilëson vendlindjen e tij qytet-fshat të lashtë dhe të ri. Ai veçon lashtësinë e Mborjes, kulturën prehistorike dhe mesjetare, por mbi të gjitha bshkëjetesën fetare dhe politike. Emri i fshatit, mendohet se rrjedh nga Emporjon, që në greqisht do të thotë treg.  Tre rrugë të hershme lidhnin Mborjen me Gjoricën (Korçën). Gjurmët e këtyre rrugëve ruhen edhe sot, si dhe emërtimet  ” Ulica e kasabasë”, ” Ulica e Koresë”  dhe ” Ulica e shkretë”.

ristozi 3

Mborja e vjetër, e hershme, me ndërtesat e saj karakteristike prej murresh me gur të zi dhe çatitë me plloça, ka gjurmë  të shumta. Kisha e Shën Ristozit, i takon për nga ndërtimi  shekullit të XIV, në kohën kur ka zotëruar principata  e Muzakajve në këtë zonë. Në librin e tij ” Korça në faqet e historisë”, Emin Selenica  flet për gërmadhat e një qyteti  të ngritur në Mborjen e sotme. Për këtë qytet të madh flasin jo vetëm autorë të tjerë shqiptarë  si Thimi Mitko, Nuçi Naçi, L. Mile, por edhe autorë të huaj si Pukvili,  Meri Uoker etj.  Nga studimet që i janë bërë kalasë mesjetare të  Mborjes, janë zbuluar gjurmë që hedhin dritë  mbi një lashtësi më të hershme sesa ajo që njihej më parë.

Madhështinë e kalasë së dikurshme e zevëndëson një ndërtim i ri.  Vangjush Malaveci,  një korçar reth 40 vjeç me profesion mjek,  habiti shumëkënd kur filloi të kërkonte ustallarë për të ndërtuar një shtëpi-kështjellë në fshatin Mborje.  Disa herë i zhbëri punimet prej guri, vetëm e vetëm për të sendërtuar sa më mirë ëndrrën e tij. Dhe duket se ja arriti. Ndërtimi tip kështjellë, është jo vetëm  nga banesat më të reja në Mborje, por edhe nga ato që zorr se ty zë syri gjëkund.

kulla mborje

“Kur  më në fund mu shfaq ndërtesa, mu duk sikur mbaja në duar një libër bestseller”, thotë mjeku.  Sepse ishin librat që e frymëzuan për kështjellën e tij, kullat me çati thellësisht të pjerrët, bedenat dhe harqet, format e lakuara të dritareve që në fillim i shkonin stilit gotik.

“Por, variacionet e kryqit templar, tulipani francez i punuar në gur dhe kryqi i besimit të vjetër rus, më bindën se simbolika ishte më e thellë”, tregon Malaveci. Kështjella ka një distancë të baraslarguar si nga kisha e vjetër e Shën Ristozit, ashtu edhe nga xhamia e re e fshatit, dhe këtë mjeku e quan si një “kompromis të gurtë”.

“Idealistët dhe ëndërrmitarët do të vazhdojnë të egzistojnë në këtë botë, por fatkeqsisht kjo është një specie në zhdukje”,  thotë Malaveci. Nuk kuptohet tamam nëse e ka për veten apo për kështjellën e tij këtë thënie.

Krenaria me figurat historike

Autorët e librit ” Mborja ndër vite”,  vlerësojnë se vendlindja e tyre qysh herët e deri në ditët e sotme  ka nxjerrë figura të shquara, patriotë të mëdhenj, njerëz të ditur,  sportistë e artistë të njohur, njerëz me karakter të fortë e të qëndrueshëm. Koçi beu, ky mborjar me famë në të gjithë Perandorinë Osmane ka marë epitetet “Makiaveli i Turqisë” dhe “Monteskieja i Turqisë”.

Patriot i madh dhe luftëtar i paepur i kombit  është vlerësuar Haki  Mborja, i shpallur ” Qytetar Nderi i Qarkut të Korçës”, mbështetës dhe përkrahës si i Kongresit të Lushnjës, e si i qeverisë së Ismail Qemalit.  Së bashku me Themistokli Gërmenjin, luajtën rolin kryesor në shpalljen e Krahinës Autonome të Korçës, duke ndaluar gllabërimin e saj prej Greqisë.

Emra të tjerë të njohur  i shtohen personaliteteve që fshati Mborje i ka për krenarinë e tij.  Dhimitër Viskë Mborja , një ndër firmëtarët e parë që nënshkroi Manifestin e Vlorës. George Dhimitër Mborja, që gjithë pasurinë e tij ia la Shqipërisë, duke i falur Korçës të parin dhe të vetmin muze të artit aziatik.  Nuk harrohen “pionieri” i Kirurgjisë Shqiptare, doktor Selaudin Mborja, profesori i Shkencës dhe Arsimit Shqiptar Sali Mborja, akademiku Hekuran Marra, apo edhe historiani Petrika Thëngjilli.

Bashkëjetesa e rrallë fetare

Disa kisha e xhami kanë egzistuar  në Mborje, me dëshminë historike të bashkëjetesës  fetare ndërmjet banorëve.  Studimet tregojnë për 12 kisha të vjetra.  Ndër to, kisha e Ristozit, që  njihet si një nga objektet më të hershme të kultit në Ballkan.  Kisha, ashtu si edhe fshati, shtrihen rëzë malit të Moravës. Kryeplaku Bujar Tare thotë se fshati me  3850 banorë, dominohet nga  popullsia  e besimit fetar mysliman, por ka edhe një numur të konsiderueshëm familjesh të vllehëve, e të besimit ortodoks.

Një zonë në periferi, njihet si lagjia e komunitetit egjiptian. Shumica e tyre të ardhur në Mborje pas viteve ’90- të, pasi shitën katet e para të apartameneteve të tyre për dyqane në qytetin e Korçës. “Mborjarët e kanë patur  traditë tolerancën fetare, e asnjëherë nuk kanë bërë dallime”, thotë  një i moshuar i besimit ortodoks, i ardhur prej vitesh  në këtë  fshat nga Lubonja.

Mborja,  si  një qëndër e rëndësishme ekonomike, sipas studiuesve, që herët është vënë nën ndikimin e Islamit.  Në vitet 1520 -1530, në  Mborje kishte më shumë të krishterë se myslimanë, por, pas  afro 30 viteve viteve, popullsia ariti në mbi 65% myslimanë. Edhe sot, shumicën e përbën komuniteti mysliman, por ai ka krijuar marrëdhënie të ngushta me ortodoksët, ndërsa lidhjet matresore dhe datat e shënuara fetare i festojnë së bashku.

“Kemi trashëguar një tolerancë që rrallë ndeshet në Shqipëri, prandaj ta ruajmë dhe ta zhvillojmë atë”,  u lë porosi mborjarëve bashkëfshatari i tyre, historiani  Petrika Thëngjilli.  /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta
Politikë

Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta

25/06/2022
Rama, në zemër të Europës: Lavdi Zotit për Turqinë…!
Politikë

Rama, në zemër të Europës: Lavdi Zotit për Turqinë…!

24/06/2022
Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi
Azia

Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

24/06/2022
Lajme të tjera
7 vjet nga shpërthimi, Gërdeci  me sytë e mediave botërore

7 vjet nga shpërthimi, Gërdeci me sytë e mediave botërore

Kriza e politikës së Shkupit, Gruevski i drejtohet popullit për ndihmë

Kriza e politikës së Shkupit, Gruevski i drejtohet popullit për ndihmë

A do ta shesin blaugranët Messin? Përgjigjjen e keni këtu!

A do ta shesin blaugranët Messin? Përgjigjjen e keni këtu!

TË FUNDIT

Abazoviç, gati për në Beograd

Abazoviç, gati për në Beograd

1 min Më parë
Pse Ukraina po tërhiqet nga Severodonetsku?

Pse Ukraina po tërhiqet nga Severodonetsku?

2 orë Më parë
Izraelitët “befasohen” nga xhamia 1200-vjeçare

Izraelitët “befasohen” nga xhamia 1200-vjeçare

3 orë Më parë
Lufta ekonomike me Rusinë, këshilla pikante e kësaj gruaje

Lufta ekonomike me Rusinë, këshilla pikante e kësaj gruaje

4 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta

Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta

25/06/2022
Rama, në zemër të Europës: Lavdi Zotit për Turqinë…!

Rama, në zemër të Europës: Lavdi Zotit për Turqinë…!

24/06/2022
Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

24/06/2022
Rama për BE-në: Si një fatkeqësi natyrore!

Rama për BE-në: Si një fatkeqësi natyrore!

24/06/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist