Replika të ashpra në Kuvend ndërmjet ish-kreut të Kuvendit Jozefina Topalli dhe deputetit të PS-së Taulant Balla. Tonet kanë qenë shumë të ashpra dhe nuk kanë kursyer asnjë akuzë e sharje, që në fakt e nxjerrin Parlamentin në shesh si një arenë turpi…
Topalli
“E di pse je rritur ti me karrierë? Ti karrierën e ke filluar duke i çuar kafe Agim Isakut, as Fatos Nanos nuk i hyje dot në zyrë. E ke ngjit karrierën vetëm se shpif pa masë. Mendimet e mia i them aty ku jam. S’të lë ty të shpifës as për kryetarin e partisë. Ka vendim të gjykatës së Strasburgut.
Balla: Unë kam lindur në ‘77 zonjë, dhe nuk kam pasur mundësi që të kem qënë as anëtar partie. Sa për prindërit e mi, njëri mësues, tjetra infermiere njerëz të ndershëm. Ti ke një problem sepse ty komunizmi të ka lënë me pasoja. Ti zonjë thonë që ke pasur pseudonimin “Dizenjatorja”. Ke instituti mistrit kafet i bëje ti. Unë nuk kam bërë karrierë me kafe, ti shiko se ke një arsye të madhe pse ke bërë karrierë ti. Nuk po ta them sot. Po ta kursej kësaj radhe.
Topalli: Nxirr jashtë Parlamentit të gjithë ata që shpifin pa u ndalë. Tani ti djalë ke 10 vite që shpif. Mbylle gojën, dëgjo! Ke 10 vite që çohesh dhe përpiqesh dhe mendon se më godet mua aty ku është pika ime më e fortë. Unë nuk e di çfarë do kisha bërë sikur të më kishin torturuar. Qesh more qesh se kjo është dita jote, janë kohë të marra. /tesheshi.com/