Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rënia e lindshmërisë në Europë: Italia fushatë “fashiste” për fertilitetin, por nuk është e vetmja

by te Sheshi
05/09/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Rënia e lindshmërisë në Europë: Italia fushatë “fashiste” për fertilitetin, por nuk është e vetmja

Ashtu sikundër edhe shumë vende të Bashkimit Europian, Italia po përballet me një ndryshim dramatik demografik, me një trend në rritje për të lindur më pak fëmijë. Kështu që ministria e Shëndetësisë së fundmi, ka nisur një fushatë për t’u kujtuar njerëzve se 22 Shtatori është “dita e fertilitetit”.

“Bukuria nuk ka kufi moshe, fertiliteti po”, lexohet në një nga posterat e fushatës qeveritare që tregon një grua duke mbajtur në dorë një orë rëre. Një poster tjetër që i adresohet baballarëve të mundshëm përshkruan një burrë me një cigare gjysmë të djegur e me diçiturën: “mos e humbisni pjellorinë me cigare”

Komentuesit në rrjetet sociale nuk është se i admiruan shumë këto postera. Shumë italianë, gjithashtu, mbetën të hutuar nga një tjetër reklamë që thoshte se fertiliteti është një “e mirë e përbashkët” – një krahasim që u kujtoi disave pjesë të propagandës fashiste nga vitet 1920 që apelonte nënat të kishin më shumë fëmijë për të mbështetur kombin.

Fushata e ministrisë së Shëndetësisë u tërhoq gjatë fundjavës, por duket se posterat dhe synimi i saj ende provokojnë zemërim.

“Jam kaq e sikletosur që jetoj këtu”, shkruan një përdoruese e rrjetit. “Fushata për fertilitetin është ofenduese, seksiste dhe e rrezikshme. Jam e turpëruar dhe e sikletosur”, komenton një tjetër.

Si shtet i mirëqënies sociale, sistemi i pensioneve në Itali si dhe ekonomia mbështetet tek një numër i caktuar të rinjsh që bashkohen me forcën e punës për çdo vit. Kombe të tjera si Gjermania kanë provuar ta përballojnë rënien e nivelit të lindjeve duke tërhequr më shumë emigrantë. Por niveli i papunësisë mes të rinjve në Itali qëndron në rreth 35 për qind.

Edhe kryeministri Matteo Renzi ishte po aq i pakënaqur me përpjekjet e ministrisë së Shëndetësisë.

“Nëse doni të krijoni një shoqëri që investon në të ardhmen dhe ka fëmijë, duhet të siguroheni që kjo të përfshijë të gjithë faktorët bazë”, citohet të ketë thënë ai nga BBC, duke lënë të kuptohet se fushata publicitare nuk mund të zëvendësojë disa nga problemet për të cilat është akuzuar Italia. Kritikët e qeverisë kanë fajësuar rrogat më të ulëta për gratë dhe kujdesin e pamjaftueshëm në kopshte, për nivelin e ulët të lindjeve.

Me një nivel fertiliteti prej 1.35 fëmijësh për grua, Italia është edhe më poshtë mesatares së Bashkimit Europian, prej 1.6 fëmijë.

Por, Italia është shumë larg të qënit i vetmi vend që është përpjekur të motivojë qytetarët e vet të kenë më shumë fëmijë me fushata të pazakonta publicitare, e ndoshta ministria italiane e Shëndetësisë duhet të hedhë sytë drejt veriut për të parë sesi vende si Skandinavia po përpiqen të tejkalojnë problemin e tyre për pasardhës.

Edhe pse disa prej tyre janë cilësuar “të çuditshme” nga vëzhguesit jashtë këtyre vendeve, ato konsiderohen gjerësisht se kanë goditur tonalitetin e duhur duke përcjellë një mesazh serioz në rrugë krijuese apo sportive.

Në Danimarkë, për shembull, fëmijët e shkollave tashmë mësohen që në klasa, se duhet të kenë më shumë fëmijë. Vendi skandinav është ndër të parët në shumë listime ndërkombëtare, por sa i takon fertilitetit qëndron shumë më pas. Sipas shoqatave, mungesa e dëshirës për të rritur fëmijë është vetëm një pjesë e problemit.

Ndërsa përgjatë viteve, të rinjtë janë edukuar të përdorin kontraceptivë për të parandaluar sëmundjet, apo për të shmangur shtatzanitë e padëshiruara, atyre është harruar t’u thuhet sesa e rëndësishme është të kesh fëmijë në kohën e duhur.

Nga 12 deri në 20 për qind e danezëve nuk mund të kenë fëmijë – kryesisht për shkak se ata shumë të moshuar në kohën që vendosin të kenë fëmijë. Ndërsa sistemi arsimor është angazhuar në drejtim të edukimit për përfitimet e të pasurit fëmijë, kompanitë private kanë dalë me idetë e tyre. “Bëjeni për Danimarkën”, është emri i një prej fushatave publicitare të një kompanie daneze udhëtimesh që përfiton nga ky problem kombëtar për të vënë në dukje se 10 për qind e qytetarëve më të vegjël të kombit janë ngjizur jashtë vendit, në udhëtim.

Në Suedinë fqinje, pasojat financiare në buxhetin familjar nga ardhja e një fëmije mbulohen nga qeveria. Si nënës, ashtu edhe babait i paguhet rroga e plotë për më shumë se një vit, nëse qëndrojnë në shtëpi. Në totalin prej 480 ditësh, ose nëna ose babai i një të sapolinduri kanë të drejtën ligjore të marrin 80 për qind të rrogës që kishin më parë.

Suedezët, madje, nuk duhet të shqetësohen as për kohën kur leja e prindërimit u merr fund: tarifa të reduktuara për palestër apo masazhe gratis janë mes më të mirëpriturave nga masat e marra prej vendeve të punës, gjë që supozohet t’ua kthejë atyre shpejt ritmin e mëparshëm të jetës.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë
Amerika

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza
Lindja e Mesme

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Next Post
Merr fund odisea: dënohet dhe sekuestrohen pronat e Fatmir Kajollit, “të papkrekshmit” të Fierit

Merr fund odisea: dënohet dhe sekuestrohen pronat e Fatmir Kajollit, “të papkrekshmit” të Fierit

Receta që do t’ju ndihmojë të përmirësoni shikimin

Receta që do t’ju ndihmojë të përmirësoni shikimin

Karl Bild: Mosratifikimi i Demarkacionit, gabim skandaloz i Kosovës

Karl Bild: Mosratifikimi i Demarkacionit, gabim skandaloz i Kosovës

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni