Shiu dhe balta e kanë bërë të vështirë situatën humane në Idomeni, pranë kufirit greko-maqedon, aty ku janë vendosur në çadra rreth 13 mijë refugjatë, 4 mijë prej të cilëve fëmijë.
Raportimet e ndryshme që vijnë nga terreni flasin për një situatë afër tragjikes, ndër më të rëndat që pas shpërthimit të krizës.
Pas lajmit të një lindjeje në kushte të pazakonta, vjen dhe ai mbi përhapjen e disa sëmundjeve që rrezikojnë të shndërrohen në epidemi dhe kjo do ishte katastrofale.
“Shpresoj që Europa të na ndihmojë, sepse ne u larguam nga bombat, lufta dhe kemi nevojë për një jetë më të sigurtë”, tha një refugjat i dëshpëruar.
E megjithatë, autoritetet greke kanë deklaruar se nuk do i hapin kufijtë për t’u mundësuar atyre lëvizje të mëtejshme drejt Europës, më saktë drejt Gjermanisë, aty ku dhe e kanë destinacion final turmat e refigjatëve ikjen e tyre nga vendi. /tesheshi.com/