Forca të mëdha policore, ku përfshihen dhe ato RENEA e të Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë mësyrë në lagjet perdiferike të Shkodrës këtë mëngjes, në një operacion kontrolli në ato që konsiderohet zona të nxehta.
Ky reagim i shtetit vjen pas disa vrasjeve të bujshme në qytetin verior, që kanë si shkak luftën mes disa grupimeve kriminale me karakter fisnor, ku veçojnë Bajrat me Licajt, si në rastin e Elbasanit ku ishin Çapjat me Çelajt. Situata e krimit në Shkodër ka ngritur dhe tensionet politike, pasi opozita po e shndërron në kuazë me thirrje për ta rrëzuar qeverinë.
Viktima më e fundit qe Arjan Ferarcaku, vëllai i deputetes Mirela Ferracaku, i vrarë teksa kalëronte. Ndryshe nga policia që e intepreton situatën me gjuhën e njohur të “hetimeve intensive”, opinioni në Shkodër është i qartë mbi gjithçka çfarë po ndodh. E gjitha i adresohet bandës së Bajrave në Dobraç.
Ndërkohë, edhe kjo formë ndërhyrjeje, ku drejt zonave të ndryshme me theks krimi çohen forca policore, është e njohur tashmë si strategji e tregimit të “muskujve” nga ana e shtetit, në funksion të imazhit të “forcës së ligjit”. /tesheshi.com/