Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rekordi tronditës: bilanci i vdekjeve mes refugjatëve pritet të tejkalojë 10 mijë persona në vitin 2016

by te Sheshi
18/09/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Rekordi tronditës: bilanci i vdekjeve mes refugjatëve pritet të tejkalojë 10 mijë persona në vitin 2016

Bota është në rrugën e vendosjes së një rekordi me regjistrimin e numrit më të lartë të vdekjeve të emigrantëve, gjatë këtij viti, ndërkohë që është shtuar irritimi për dështimin e përpjekjeve ndërkombëtare në menaxhimin e krizës globale të refugjatëve.

Parashikimet nga analistë të organizatës ndërkombëtare të Migracionit, IOM, tregojnë se numri i viktimave mes refugjatëve do të kalojë shifrën tronditëse të 10 mijë personave në vitin 2016. Statistika e dhimbshme hedh një hije të fortë mbi dy samitet e profilit të lartë për emigracionin në Nju Jork këtë javë: të hënën Asambleja e Përgjithshme e OKB-së diskuton numrin rekord të njerëzve që janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre si rezultat i krizave anembanë globit. Ky numër aktualisht është 65 milionë njerëz, përfshirë edhe 21.3 milionë refugjatët që janë detyruar të largohen nga vendi i tyre për shkak të luftës pesëvjeçare.

Të martën, presidenti amerikan,  Barack Obama do të kryesojë një samit të liderëve botërore që ka për qëllim të mbledhë fonde për programet dhe nismat e zgjerimit të sistemit të refugjatëve.

Julia Black, nga projekti për emigrantët e zhdukur, në qendrën e saj të analizimit në Berlin, thotë se organizata ka të dhëna të besueshme se bota përballet me nivelin më të lartë në histori të vdekjes së emigrantëve. Ajo tha për “Observer” se: “Vitin e kaluar, ne regjistriam më shumë se 5 mijë vdekje në të gjithë botën. Këtë vit, jemi që tani në më shumë se 4 mijë viktima, por jashtë Mesdheut dhe Europës, infomacioni është i pamjaftueshëm kështu që ne mendojnë se shifra duhet të jetë shumë më e lartë”.

“Këtë vit, ne do të arrijmë në 5 mijë persona në total, realisht, por kemi pritshmërinë që e dhëna e vërtetë do të jetë dy herë më e madhe. Magnituda e zhvendosjeve është më e madhe se çdo tjetër që kemi parë”.

Një pjesë e madhe e vdekjeve të emigrantëve ndodhin për shkak të mbytjes gjatë kalimit të rrezikshëm të Mesdheut nga Libia drejt Italisë. Shifrat e fundit tregojnë se 3212 persona kanë humbur jetën deri më tani gjatë vitit 2016 duke realizuar këtë udhëtim. IOM, gjithashtu, thotë se ka regjistruar 400 vdekje për shkak të emigracionit gjatë vitit në Amerikën Latine. “Por, numri mund të jetë lehtësisht dy apo tre herë më shumë se kjo shifër”, shton Black.

Të shtunën, me mijëra njerëz marshuan në qendrën e Londrës duke kërkuar nga qeveria të shfaqë lidership më të fortë në gjetjen e një përgjigjeje humanitare ndërkombëtare ndaj krizës së refugjatëve dhe duke kërkuar nga kryeministrja May një rol drejtues në takimet e Nju Jorkut.

Kritikët gjithashtu, vënë në dukje dështimin e konferencës së donatorëve në Londër mbajtur në shkurt, që në shtatë muaj ka mundësuar vetëm një të gjashtën e fondeve që u premtuan në atë kohë. Të premten doli në pah edhe fakti që më pak se 5 mijë azilkërkues janë risistemuar nga Greqia dhe Italia drejt vendeve të tjera europiane. Skema e risistemit, miratuar një vit më parë, ishte dizenjuar të ristrehonte 160 mijë azilkërkues nga vendet e frontit të luftës në BE.

Raporte të reja tregojnë se një pjesë e refugjatëve sirianë janë duke marrë në konsideratë kthimin në shtëpi. Ghias Aljundi, refugjat sirian dhe këshilltar për fushatën e Amnesty International për refugjatët, tha se familjet e bllokuara në kampet greke të refugjatëve janë kaq të lodhur nga pritja me muaj në kushte ekstreme, saqë po zgjedhin të kthehen në Siri, ku më shumë se 470 mijë njerëz kanë humbur jetën nga lufta civile.

“Ata duan të kthehen në shtëpi në Siri. Dhe ne e dimë të gjithë sesa e keqe është situata atje. Një baba tha se ka humbur shpresën në Europë, kanë humbur besimin tek Europa”, shtoi Aljundi.

Rreziqet që përballin refugjatët do të theksohen në një seri raportesh që do të publikohen gjatë kësaj jave. Mes tyre është edhe një prej këshillit kërkimor ekonomik e social që pritet të publikojë faktin se tre të katërtat e atyre që kanë kaluar përmes rrugës së Libisë kanë përjetuar dhunë fizike dhe më shumë se një e katërta trauma të lidhura me vdekjen e bashkëudhëtarëve.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!
Europa

Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

06/07/2025
Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35
Bota & Rajoni

Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

06/07/2025
Next Post
Si t’ja mbushim mendjen fëmjës të presë flokët?

Si t’ja mbushim mendjen fëmjës të presë flokët?

Zilja njerëzore: profesioni që nuk ekziston më

Zilja njerëzore: profesioni që nuk ekziston më

Rosberg fiton në garën e Singaporit dhe rimerr kreun e renditjes në F1

Rosberg fiton në garën e Singaporit dhe rimerr kreun e renditjes në F1

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Vendim papnor për anën e erët të Kishës

Vendim papnor për anën e erët të Kishës

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni