Arben Kraja e jo Altin Dumani, do jetë kreu i SPAK-ut, 8 anëtarë të së cilit u betuan këtë të enjte te presidenti Meta, duke nisur kështu sfidën e madhe të dhënies fund pandshkushmërisë në sferat e larta të shtetit dhe politikë.
Me një votim në KLP, Arben Kraja fitoi me vota mbi rivalët Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Pritshmëria në fakt ishte për Dumanin, e jo thjesht si njeriu më i kuotuar dhe kur u zgjodhën emrat e SPAK-ut.
Altin Dumani konsiderohet si rekordi pastërtisë së figurës, pasi në vetting rezultoi me një pasuri tejet modeste.
“S’kam ç’them…”, ishin fjalët e vëzhguesit ndërkombëtar Teo Jacobs, kur Dumani kaloi lehtësisht vettingun. /tesheshi.com/