Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Regjenca”: “Grusht i shtetit” të Ramiz Alisë pas rënies së Enverit dhe qëndrimi i Edi Ramës

by te Sheshi
21/02/2016
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 4 mins read
A A
“Regjenca”: “Grusht i shtetit” të Ramiz Alisë pas rënies së Enverit dhe qëndrimi i Edi Ramës

Nga Ermir Hoxha

Meqë e nisi duke përkujtuar nisjen e grevës së urisë së studentëve dhe rrëzimin e bustit të Enverit, PD-ja do ishte mirë që ta kishte vijuar këtë seri qokash përkujtimore edhe me të parin “grusht shteti” në historinë pluraliste, që zuri fill një ditë pas heqjes së diktatorit nga sheshi “Skënderbej”. Nëse e ka harruar, po ja kujtojmë.

Rënia e shtatores së Enverit i dha Ramiz Alisë një mundësi për të bërë atë që italianët e quajnë “goditje sfungjeri”, pra të spastronte udhëheqësinë e mykur të Partisë së Punës që kishte zaptuar shtetin.

Më 21 shkurt, pas një mbledhjeje të tensionuar të Byrosë Politike, ai këtë e bëri me një vendim që nga shumë juristë u quajt si “grusht i pastër shteti” i bërë nga kryetari i shtetit.

Ka qenë Luan Omari që përgatiti gjithçka nga ana juridike: shkriu të vetmin organ shtetëror kushtetues që ishte Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe formoi një Këshill Presidencial që do të kishte rolin e një Presidence Kolegjiale; shkurt, në Këshill Shteti apo “Regjencë”. Dhe kjo vinte në momentin që Parlamenti komunist ishte shkrirë, pasi një muaj më pas do të zhvilloheshin zgjedhjet e para pluraliste, ato të 31 marsit.

Organi më i lartë i sistemit komunist në fuqi ishte Presidiumi i Kuvendit Popullor, pra një lloj presidence kolektive; ku realisht, anëtarët kishin vetëm kompetenca formale për t’u bërë bashkëfajtorë me firmën e tyre dhe jo për të vendosur.

Ramiz Alia ishte realisht numri 1 dhe pa i pyetur fare anëtarët e Presidiumit hartoi një ligj që shkrinte atë si institucion duke legalizuar krijimin e një Këshilli Presidencial i cili kishte kompetencat e Kryetarit të Shtetit, por edhe të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Ky këshill u prezantua publikisht nga kryetari i atëhershëm i Partisë Republikane, Sabri Godo, i cili ishte pjesëtar i opozitës. Në një dalje televizive pas rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës, Godo tha në TVSH se “situata është e tensionuar. Ndaj duhet marrë një veprim i shpejtë për të thirrur ekspertët më të mirë dhe të depolitizuar. Duhet ngritur një Këshill Presidencial që të marrë vendime me gjak të ftohtë”.

Dhe në fakt, Ramiz Alia këtë bëri.

A kundërshtoi Partia Demokratike? Po, por aspak nga krerët e saj në udhëheqësinë qendrore. Ishte Abdi Baleta, deputet i PD-së por që nuk ishte një vendimarrës, ai që reagoi fuqishëm. Në një shkrim të botuar në RD, Baleta e cilësoi Këshillin Presidencial një “grusht shteti”. Dhe, pas kësaj deklarate, ai u izolua nga Partia Demokratike, deri sa u divorcuan përfundimisht.

Anëtarë të Këshillit Presidencial u emëruan emra të njohur të fushës akademike të cilët pranuan të hyjnë në këtë organ me shpresën e hyrjes në politikë. Të tillë ishin: Rexhep Meidani, pedagog i Fizikës; Aleks Luarasi, jurist i njohur; Krenar Loloçi, jurist; Arben Puto Jurist; Fatos Nano, kryeministër; Gramoz Ruçi, ministër i Brendshëm dhe të tjerë.

Menjëherë, sapo e mblodhi këshillin, Alia shpalli një gjendje të jashtëzakonshme të pjesshme duke rritur masat e sigurisë dhe arrestuar ata që u quajtën “huliganë”.

Më pas u shkarkua Adil Çarçani si kryeministër dhe në vend të tij u emërua Fatos Nano. Pikërisht, edhe emërimi i qeverisë ishte jo-kushtetues pasi do të duhej ta miratohej nga Kuvendi se s’bën. Në postet kyçe u emëruan: Gramoz Ruçi, ministër i Brendshëm; Haredin Shyti, kryetar i Sigurimit Kombëtar; Kastriot Islami, ministër i Arsimit; Kiço Mustaqi, ministër i Mbrojtjes; Qemal Disha, ministër i Financave; Ali Kaza, kyetar i Komisionit të Planit të Shtetit; Ylli Bufi ministër i Industrisë së Lehtë dhe Ushqimit; Vilson Ahmeti, ministër i Tregtisë Jashtme.

Rama për “Regjencën”

Për “Regjencën” e pas-21 shkurtit si “grusht shteti” është shprehur dhe Edi Rama në atë kohë. Ai atëherë ishte me statusin e “ekstremistit” dhe “anarkistit” që ia kush vënë PD-ja, pikërisht për shkak të qëndrimeve të tij të ashpra antikomuniste, ndërkohë që partia e parë opozitare ishte mjaft e rezervuar në ligjërimin e saj.

Në një intervistë dhënë “Zërit të Rinisë”, Rama ka një frazë ku shprehet pikërisht për “grushtin e shtetit” të pas-21 shkurtit, një ditë pra pas rrëzimit të monumentit të Hoxhës, ku për pasojë pati një reaksion të fuqishëm në Shkollën e Bashkuar që mund të shkonte deri në përplasje me armë. Ja si shprehet Rama, duke komentuar fillimisht se një shkrim i tij dhe i Ardian Klosit mbi atë ngjarje, nuk u pranua të publikohej tek gazeta “Sindikalisti”, duke gjetur më pas hapësirë pikërisht tek “Zëri i Rinisë”

  ….mbi grushtin e shtetit të 21 shkurtit u shkruajt përsëri pas artikullit tonë dhe besoj që kushdo që dëshiron të shohë qartë e sheh se para zgjedhjeve të marsit, në Shqipëri u bë një grusht shteti që solli në fuqi Këshillin e Regjencës.”

Qarkullon një mendim sikur ju jeni esktremist. Ç’përgjigje do u jepnit atyre që ju konsiderojnë si të tillë?

Këtë nofkë jua di për nder disa miqve të mij, që sot janë deputetë të opozitës në parlament (PD-së, shënimi i red.). Ishin ata të parët që në Dhjetor të 90-tës, fill pas krijimit të PD-së, në vend që të më përgjigjeshin për pyetjet që u bëja, më thoshin duke buzëqeshur: “ti je esktremist” dhe largoheshin ose ndërronin bisedë. Një nga pyetjet e mira të atëhershme ishte përshembull: “Përse të mos i bëjmë luftë të hapr Ramiz Alisë?” /tesheshi.com/    

Related Posts

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Pas Dukagjinit, çekët “mësyjnë” edhe Ulqinin

Pas Dukagjinit, çekët “mësyjnë” edhe Ulqinin

Dy veta i heqin kapelen një polici në Tiranë: një grua protestuese dhe ministri Tahiri

Dy veta i heqin kapelen një polici në Tiranë: një grua protestuese dhe ministri Tahiri

Konsumi i moderuar i çokollatës dhe ndikimi i tij pozitiv në trurin e njeriut

Konsumi i moderuar i çokollatës dhe ndikimi i tij pozitiv në trurin e njeriut

TË FUNDIT

  • Të fundit
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni