Kryeministri maqedonas Zoran Zaev shprehu dhe besimin se në referendumin e 30 shtatorit, qytetarët e Maqedonisë “do të marrin vendimin e duhur”, duke votuar pro emrit të ri dhe rrjedhimisht anëtarësimit në NATO e BE, sië i janë bashkangjitur këto dy kredo marraveshjes së arritur me palën greke.
“Në prag të një momenti historik për të ardhmen e vendit, jam i bindur se ne do të 30 shtator së bashku do të marrim një vendim të drejtë dhe të çimentojmë të ardhmen si Maqedonisë evropiane, duke i treguar botës se jemi të angazhuar fort për integrimin në BE dhe në NATO”, tha Zaev.
Ai tha këtë në një tubim të koalicionit “Come For European Macedonia” në Dojran, raporton MIA.
Sipas tij, Dojran është një vend i veçantë ku Maqedonia dhe Greqia kanë arritur marrëveshje për njohjen e gjuhës maqedonase.
“Këtu në Dojran, unë dhe kryeministri grek Alexis Tsipras arritëm një marrëveshje për njohjen e gjuhës maqedonase. Ne kemi treguar se kur ka predispozitë për kompromis, marrëveshjet janë të arritshme”, tha Zaev.
Një anketim i Institutit Republikan Ndërkombëtar të SHBA tregon se gati gjysma e qytetarëve të Maqedonisë do të votojnë pro marrëveshjes me Greqinë për ndryshimin e emrit dhe vetëm një e pesta do votojnë kundër. /tesheshi.com/