Më shumë se 40 për qind e qytetarëve të Maqedonisë do të votojnë “pro: në një referendum për të ndryshuar emrin e shtetit, sipas një sondazhi të kryer nga Instituti Civitas në Shkup për Demokraci dhe Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar.
Sipas rezultateve të sondazhit, që u bë për Televizionin Telma, ky referendum për emrin Republika e Maqedonisë Veriore kishte kundër 8.6 përqind e të anketuarve, 6.3 përqind ishin të pavendosur, ndërsa dy përqind e të anketuarve refuzuan të përgjigjen.
Referendumi, që do të mbahet më 30 shtator, do të çojë në votim 57.8 për qind të të anketuarve, 28.8 për qind do të mbeten në shtëpi dhe 11.2 për qind ende nuk e dinë nëse do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka shprehur shpresën se qytetarët e Maqedonisë do të “marrin vendimin e duhur” në referendum këto ditë.
“Përpara çështjes historike për të ardhmen e shtetit, jam i bindur se si përgjigje, ne do ta çimentojmë të ardhmen si një Maqedoni evropiane dhe do t’i tregojmë botës se jemi të vendosur fort për integrimet e Bashkimit Evropian dhe NATO”, tha Zaev.
Dhe sondazhe të tjera të kryera në ditët e kaluara kanë treguar se mbështetja e marrëveshjes me Greqinë për ndryshimin e emrit të Maqedonisë ende nuk ka kaluar gjysmën.
Megjithatë, sipas një studimi nga Instituti Ndërkombëtar Republikan i SHBA, pothuajse dy të tretat e shtetasve maqedonas duan të zgjidhin mosmarrëveshjen e emrit me Greqinë për t’u bërë anëtare e BE dhe NATO.
Numri i qytetarëve që mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë në BE është rritur në 83 për qind, një rritje prej 6 për qind në krahasim me gushtin 2017 dhe 11 në lidhje me marsin e të njëjtit vit. /tesheshi.com/