Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rebelimi kuksian ndaj Ristanit: gafa e Bashës me largimin e Bodes, “Gramoz Ruçit” demokrat

by te Sheshi
29/04/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Rebelimi kuksian ndaj Ristanit: gafa e Bashës me largimin e Bodes, “Gramoz Ruçit” demokrat

Kuvendi Kombëtar i PD-së, edhe pse mendohej se do të ishte një shfaqje one man show e Lulzim Bashës, gjithsesi solli një zhvillim mjaft pozitiv në mjedisin mbytës të politikës shqiptare.

Institucioni më i lartë i opozitës u shoqërua me debate jo të vogla të brendshme, ç’ka i dha më shumë kolorit dhe autoritet zërit të partisë së dytë më të madhe në vend.

Përveç Eduard Selamit, që si gjithnjë sjell polemikën e tij të fortë e gjithashtu të qytetëruar, zëri më interesant i kësaj dite ishte ai i Ibsen Elezit, kreut të PD-së së Kukësit, i cili edhe për shkak të vendit nga vinte e që u bë simbol me protestën anti-qeveritare, arriti të bëhet njeriu apo fjalimi simbol i Kuvendit të opozitës shqiptare.

Por fjalimi i Elezit ishte i rëndësishëm edhe për përmbajtjen e tij thellësisht politike.

Kreu i PD-së në Kukës ju drejtua ish-kryeministrit Sali Berisha dhe e pyeti se si mundi që të sillte Arben Ristanin-Sekretar të Përgjithshëm të PD-së pa qenë asnjë ditë anëtar partie, duke hequr Ridvan Boden, që siç tha, i njihte strukturat si xhepat e tij.

Pikërisht ky zhvillim përbën edhe “thembrën e Akilit” të Partisë Demokratike të Lulzim Bashës.

Një parti politike nuk janë militantët, por strukturat organizative të saj. Organizimi partiak përbën “armatën” e fuqishme që e bën një forcë politike një “makinë lufte”.

Lulzim Basha, me zgjedhjen e Arben Ristanit Sekretar të Përgjithshëm mori disa vendime drastike që sollën reperkursione shumë të rënda.

Shkriu degët e PD-së thuajse në të gjithë vendin; komandoi njerëz të tij, por që njësoj si Ristani nuk i njihnin strukturat, nuk kishin lidhje me njerëzit; largoi kryetarët, duke e pësuar që në zgjedhjet e pjesshme.

Dibra ishte shembulli më i qartë: largimi i Rahim Kalecit dhe të tjerëve bëri që mundësia për të fituar pas skandalit të Shukri Xhelilit të shquhej si një rast thellësisht i humbur.

E njëjta gjë ndodhi dhe në degët më të rëndësishme të PD-së si në Shkodër, Durrës, Vlorë, Korçë etj.

Për të bërë sa më të qartë panoramën e manovrës së Lulzim Bashës në partinë e tij, mjafton ta krahasojmë me lëvizjen e Edi Ramës sapo mori PS-në pas largimit të liderit historik të saj Fatos Nano.

Edi Rama u mbështet për të marrë plotësisht në dorë infrastrukturën e fuqishme të PS-së në rrethe tek “ustai” i strukturave, Gramoz Ruçi.

Ky i fundit, si gjatë opozitës por edhe pushtetit, si Sekretar Organizativ dhe e njihte Partinë Socialiste në çdo cep të vendit. Kishte marrëdhënie me çdo drejtues organizate dhe rrjetin e simpatizantëve që bërthamat i kishin në terren. Pra e njihte partinë me rrënjë e me degë.

Edi Rama, edhe pse në muajt e parë u desh të bashkëjetonte me Pandeli Majkon si Sekretar të Përgjithshëm, arriti ta mënjanonte pas pak kohe duke risjellë sërish në krye të “armatës rozë” Gramoz Ruçin.

Rama bëri pakt me Ruçin, pasi arriti ta kuptojë se pa strukturat e PS-së në bazë ai do të ishte i humbur dhe si “peshku në zall”.

Gjatë fushatës për kryetar të PS-së në vitin 2003, kur garoi me Fatos Nanon dhe Rexhep Meidanin, Rama e pa se si e nxorën jashtë loje strukturat e PS-së, edhe pse militanca socialiste e mbështeste dhe e simpatizonte shumë kreun e atëhershëm të Bashkisë Tiranë.

Edi Rama nuk do ta merrte kurrë PS-në pa paktin e hekurt me Gramoz Ruçin, të cilin për herë të parë pas 1991-shit e promovoi si figurën e dytë më të lartë të shtetit shqiptar.

Lulzim Basha veproi krejt ndryshe: largoi jo vetëm Sekretarin e Përgjithshëm Ridvan Bode, por edhe Gjergj Lezhjan, i cili ndryshe nga Bode kontrollonte të ashtuquajturat “strukturat rezervë” të PD-së.

Sali Berisha kishte ngritur një superstrukturë organizative të tillë që mbështetej në dy shtylla: strukturat zyrtare që drejtoheshin nga Sekretari i Përgjithshëm dhe strukturat në hije që kontrolloheshin nga Gjergj Lezhja.

Gjithë kjo strukturë e ktheu PD-në në një fuqi të madhe, në “partinë elektorale” më të suksesshme në Shqipëri.

Lulzim Basha i këputi hallkat e para të këtij zinxhiri por nuk i zëvendësoi ato, duke i lënë të ndryshken ingranazhet e një “makine perfekte lufte”.

Ndaj dhe argumenti i kreut të PD-së së Kukësit ngjiti në publik dhe sidomos tek njerëzit që e njohin mirë PD-në.

Një forcë politike, në sistemin e sotëm është pjesë e institucioneve demokratike. Nëse humb strukturat ajo kthehet o si OJF ose si një kompani eventesh, që nuk vepron përditë por vetëm me raste dhe me më shumë bujë se brumë. /tesheshi.com/  

Related Posts

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
Fati i dhuron fitoren Hamilton-it në Baku, Red Bull-in e merr në qafë energjia e tepërt

Fati i dhuron fitoren Hamilton-it në Baku, Red Bull-in e merr në qafë energjia e tepërt

Veshje burrash dhe mjekra të rreme: gratë iraniane hyjnë vjedhurazi në stadium

Veshje burrash dhe mjekra të rreme: gratë iraniane hyjnë vjedhurazi në stadium

Si të parandaloni alergjinë ndaj mykut

Si të parandaloni alergjinë ndaj mykut

TË FUNDIT

  • Të fundit
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni