Rafael Benitez duket se nuk i ka të gjithë frenat e skuadrës në dorë. Të paktën statistikat flasin kundër epokës së tij, pasi tregojnë që Reali nën drejtimin e tij ka grumbulluar më pak pikë në këtë fazë të garave që nga sezoni 2008/09. Vetëm 30 sosh në 15 ndeshje të zhvilluara, janë pak për një skuadër që pretendon titullin kampion, në njërin nga kampionatet më të vështira në botë.
Real Madrid deri më tani ka regjistruar 9 fitore, tri barazime (në shtëpi ndaj Malagas dhe në udhëtim ndaj Sporting Gijon dhe Atletico Madrid), ndërkohë rendit humbjen e tretë (në shtëpi nga Barcelona dhe në udhëtim ndaj Sevillas dhe Villarrealit).
Vetëm sezoni 2008/09, ishte më negativ për madrilienët, pasi në atë periudhë kishin regjistruar 8 fitore , dy barazime dhe 5 disfata.
Real Madrid veç se është eleminuar nga Kupa e Mbretit, ndërkohë kështu si po shkojnë gjërat i pamundur duket edhe kampionati, pasi ndodhet pesë pikë larg kryesuesve, Barcelona dhe Atletico Madrid. /tesheshi.com/