“Asnjë përpjekje për të na frikësuar apo për të minuar procesin e reformës, nuk do të na pengojë”. Ky është reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë, pas akuzave të forta që kryeprokurori Adriatik Llalla dha në kundërpërgjigje të ambasadorit Donald Lu që e cilësoi atë si personazh kundër reformës në Drejtësi.
Në deklaratën e postuar në faqen zyrtare të Facebook-ut të ambasadës amerikane në Tiranë, Lu thotë se SHBA ka marrë angazhimin dhe do të monitorojë çdo hap të zbatimit të reformës në drejtësi dhe se ajo do të jetë e suksesshme për të parandaluar manipulimin politik dhe korrupsion në gjyqësor.
“Ky është një premtim”, e mbyll postimin ambasada. /tesheshi.com/