Ylli më i madh i Serie A, sulmuesi i Juventusit Cristiano Ronaldo, dënoi fyerjen raciste të tifozëve të Interit në derbin e djeshëm ndaj Napolit.
Futbollisti senegalez i Napolit, Kalidou Koulibaly ishte objektivi i sulmit racist nga tifozët e Interit dhe ajo çfarë ndodhi me thirrjet kundër tij shkaktoi një reagim të stuhishëm në Itali.
Mes reaguesve ishte dhe portugezi Ronaldo, njeroi që i ka rikthyer shkëlqimin kampionatit italian me praninë e tij, i cili nxiti një votim kundër racizmit në Instagram.
“Respekti dhe edukimi i mirë janë gjithmonë të nevojshme në botë dhe në futboll. Jo të gjitha formave të diskriminimit dhe racizmit”, shkroi Ronaldo. /tesheshi.com/