Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Raxhi (jo Kapuri): mësuesi i parë që jep lëndën e romçes në shkollë

by te Sheshi
20/11/2015
in Intervista, Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Raxhi (jo Kapuri): mësuesi i parë që jep lëndën e romçes në shkollë

Nga Bardha Nergjoni

Emrin e ka marrë nga filmat e vjetër indianë, që gjyshja e tij i ka ndjekur me shumë nostalgji, edhe për lidhjen e fortë që ekziston mes këtij komuniteti dhe Indisë së dikurshme.

Është aktivist, nxënës i mirë dhe tashmë studenti i parë rom i degës së hapur për gjuhën e komunitetit të tij në Universitetin e Elbasanit. Raxhi Rakipi dhe jo Kapuri, është 20 vjeç dhe do t’ju mësojë gjuhën standarde rome 57 fëmijëve në shkollën Hamit Mullisi të Elbasanit.

E ka marrë këtë detyrë me shumë emocion dhe është kujdesur që të sigurojë librat e abetareve. Raxhi do të japë për një vit mësimin e gjuhës rome duke zëvëndësuar orët komunitare në shkollë.

IMAG1371

Është një nismë nga shoqata rome e mbështetur nga Terre des homes për t’u dhënë mundësinë nxënësve të mësojnë gjuhën e tyre amtare. Sipas Raxhit, gjuha rome po zhduket dhe nëse nuk shkruhet e lexohet, atëherë do të ketë fatin e shumë gjuhëve të tjera.

Ai e kupton që e ka të vështirë por në këtë nismë ka marrë mbështetjen e prindërve që kërkojnë që fëmijët e tyre të vazhdojnë traditën duke shkruar dhe lexuar gjuhën e të parëve.

Raxhi, emër indian ky i juaji, mos ka lidhje me Raxh Kapurin e famshëm të filmit?

Po, e keni gjetur. Gjyshja ime i ka ndjekur në atë kohë dy filma indianë ku emri Raxhi ishte i dy personazheve kryesore dhe donte që unë ta kisha emrin Raxhi, siç dhe ndodhi. Ne kemi një lidhje të hershme me indianët. Prejardhja jonë është nga India e dikurshme apo Pakistani Lindor i sotëm. Të parët ishin endacakë dhe u shpërndanë gjithandej. Tani kohët kanë ndryshuar. Pjesa më e madhe e romëve, sidomos në Shqipëri, janë vendosur dhe nuk ka më lëvizje në grupe. Meqë jemi vendosur, duhet edhe të shkollohemi.

Ju vetë keni qenë nxënës i kësaj shkolle. Pse vendosët të vazhdoni për gjuhën rome?

Deri tani askush nuk e ka bërë. Unë jam i vetmi student rom në degën e sapohapur të gjuhës rome dhe egjiptiane. Është e vërtetë që kam qenë tek kjo shkollë dhe vendosa të rikthehem këtë herë si mësues.  Do të jap mësim për një vit. E ndjej si kontribut që komuniteti im të mësojë gjuhën rome.

Çfarë vështirësish keni hasu në këtë nismë?

Ka qenë e vështirë për të gjetur gjuhën rome standarde që përdoret në disa vende të botës. Historikisht, ka pasur përpjekje për të shkruar dhe lexuar, por jo shumë në Shqipëri. Abetaren e kemi siguruar nga një profesor i gjuhës rome, Marsel Pukjan, i cili është marrë me studimin e gjuhës rome.

IMAG1379_BURST002

Si do të zhvillohet mësimi i gjuhës rome?

Shkolla ka 57 romë, të cilët do të jenë të gjithë pjesmarrjes në mësimin e gjuhës. Do të jenë të grupuar në dy klasa në bazë të moshave. Në program janë parashikuar 32 orë mësim dhe 10 orë përsëritje. Në fund do të jenë të aftë të shkruajnë dhe të lexojnë me 32 shkronjat e alfabetit rom.

Do ta keni të vështirë?

Vështirësia është sepse këta fëmijë nuk e njohin shkrimin dhe leximin e gjuhës rome, por për këtë do të bëj maksimumin. Kam edhe mbështetjen e prindërve të cilët janë entuziastë, pasi deri tani askush nuk e ka shkruar dot gjuhën tonë. Një gjuhë ruhet nëpërmjet shkrimit e leximit dhe jo nëpërmjet gojëdhënave.

Si aktivist i një shoqate rome, mund të na thoni çfarë duhet të bëhet më tepër drejt këtij komuniteti?

Jam aktivist i shoqatës rome dhe egjiptiane që ka ndërmarrë disa nisma në ndihmë të këtyre komuniteteve në Elbasan. Duhet më shumë kontribut, më shumë mbështetje për minoritetet dhe duhet të kenë të drejta për të mësuar në gjuhën e vet amtare. Kjo është një mundësi shumë e mirë. Sa për diskriminimin mund të them se gjithçka ka ardhur duke u përmirësuar. Nuk ka më diskriminim, por ka raste të veçanta që me sensibilizim dhe nisma të tilla do të arrijmë ta luftojmë përfundimisht. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Pas politikanëve, Donald Lu, kritikon edhe policët: Silluni mirë me qytetarët!

Pas politikanëve, Donald Lu, kritikon edhe policët: Silluni mirë me qytetarët!

Lulzim Basha përkujton Sokol Olldashin: Vlerat e tij janë të gjalla në PD

Lulzim Basha përkujton Sokol Olldashin: Vlerat e tij janë të gjalla në PD

Futbollistin e Romës e ngatërrojnë me një të dyshuar si terrorist

Futbollistin e Romës e ngatërrojnë me një të dyshuar si terrorist

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni