Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rasti “Rinas”, ka grabitje e grabitje: ja si kanë firuar paratë e shqiptarëve në Greqi e gjetiu

by te Sheshi
02/07/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Rasti “Rinas”, ka grabitje e grabitje: ja si kanë firuar paratë e shqiptarëve në Greqi e gjetiu

Nga Ylli Pata

Paradoks: ne po konsiderojmë si të rëndë një akt grabitjeje të 10 milion eurove në aeroport, por jo grabitjen disavjeçare që u bëhet shqiptarëve rregullisht dhe mizorisht nga kompanitë që transferojnë paranë e tyre jashtë vendit….   

Prej shumë vitesh ka një rit të përcaktuar qartë: Një avion i Kryqit të Kuq, çdo javë transferon thasët e parave që vijnë nga filialet e bankave të huaja në Shqipëri, që pajtojnë kompani sigurie vendase, që de fakto drejtohen nga drejtues dhe oficerë të lartë të policisë shqiptare.

Grabitja e parave në Rinas risjell një krim të pazbuluar dhe të pandëshkuar këto 25 vjet në Shqipëri, madje i pacilësuar si i tillë: largimin permanent dhe pa asnjë rregull jashtë vendit të parave të shqiptarëve, të cilët kurrë nuk kthehen si të mira e përfitime për vendin ku u fituan këto shumë monetare.

Ku ikën milionat e piramidave?! Po lekët e kompanive të mëdha që kanë fituar në kurriz të njerëzve duke u shitur shërbime me çmime të kripura e duke marrë me çmim të ulët naftë, bakër e krom?!

Bëhet fjalë për atë që është folur nën zë vazhdimisht, por që kurrë nuk është hapur as si diskutim, e jo më të bëhet objekt i ndërhyrjes së qeverisë.

Kompanitë e huaja që veprojnë në Shqipëri, të cilat kanë marrë me vendim qeverie e kuvendi, të drejtën e përdorimit të të mirave materiale tek ne, kanë transferuar në mënyrën më të hapur dhe legale shuma të mëdha parash të kamufluara si lëvizje monetare brenda natyrës së këmbimit dhe kurrë nuk janë deklaruar si fitime, pasi me letra thuajse të gjitha kompanitë e mëdha që shfrytëzonin pasuritë e shqiptarëve kanë qenë nën humbje dhe punonin këtu “për arsye bamirësie”.

Mund të kujtohet shumë lehtë operimi i dy kompanive të mëdha të telefonisë celulare në vend, që gjatë dhjetë viteve të para, nga 2001-shi e deri në 2011-shin, të cilat kishin tarifat më të larta në të gjithë Europën, ndërkohë në fund të çdo viti, nga Shqipëria largoheshim prej tyre më shumë se 1 miliard euro të thata si pjesë fitimi.

Mjafton të kujtohet se paratë e kompanive celulare në Shqipëri, kanë mbajtur me cash “mëmat” e tyre në Greqi për vite e vite, megjithëse ato ishin drejt falimentit dhe më në fund u dorëzuan duke u shitur tek dy gjigandë britanikë e gjermanë.

Por lekët e transferuara nga Shqipëria për çfarë u përdorën?!

E thjeshtë: u depozituan në banka, e u përdorën si aset në menaxhimin e situatës monetare duke paguar rroga, pensione, por edhe kontrata e pagesa që rritën e mbajtën miliona familje në Greqi.

Ndërkohë, këtu shqiptarët vuajnë me pagesa mjerane dhe nuk shijojnë asnjë rritje të nivelit të jetesës megjithëse kanë kontribuar që kompanitë që shfrytëzojnë pasuritë kombëtare, të rriten e fuqizohen.

Kështu ndodhi edhe me bankat. A nuk ishin fialialet e bankave greke në Shqipëri që furnizonin me “gjak-para” bankat-mëma në Athinë për të ushqyer venat e thara nga kriza financiare e vitit 2008-s?!

U desh kërkesa dhe ndërhyrja e një funksionari të lartë të BE-së dhe FMN-së që i kërkoi Shqipërisë të ndalojë transferimin e parave të depozituesve shqiptar për të ringritur bankat tashmë ta falimentuara.

Por edhe me aktin e Bankës së Shqipërisë, sërish transferimi i fitimeve vazhdon edhe pse më i shtrënguar.

Ndërkaq, koncensionarët e mëdhenj të naftës dhe pasurive nëntokësore të Shqipërisë, që zyrtarisht operojnë me “humbje” në tregun shqiptar, me anë të bankave që janë më së shumti fialiale këtu, ata transferojnë para papushim.

Jemi në një situatë paradoksi, ku Shqipëria prej dy vjetësh prodhon më shumë se 1 milionë ton naftë bruto, gati sa koha e Patoz-Marinzës në vitet ’70-të të shekullit të shkuar, kur Shqipëria edhe në diktaturë përjetoi të ashtuquajturin boom-ekonomik me rritje mirëqenie, 1ë e përshkruan edhe Kadare te “Koncert në fund të Dimrit”.

Por banorët e zonave ku nxirret nafta, përveçse jetojnë në varfëri të skajshme, e pësojnë edhe në shëndetin e tyre nga shpërthimet e sasinë e gazrave helmuese.

Ndërkohë, shtëpitë kanë dalë jashtë përdorimit nga të ashtuquajturat “tërmete teknologjikë”.

Shkurt jemi në kohën e kolonive të shekullit të XIX apo edhe fillimit të shekullit të XX, ku korporatat e mëdha diktonin politikat dhe rrjepnin pasuritë kombëtare të shteteve të varfëra.

Kështu ndodhi edhe në vitet ’50-të të shekullit të shkuar ku United Fruit International bënte grushte shteti në Amerikën Latine për të ashtëquajturën “Luftë të kafesë dhe bananeve”.

Nga kjo situatë doli edhe e famshmja shprehje në leksikun e Politologjisë: “Republikë Bananesh”. Që do të thotë se elitat e vendit janë të blera për interesa ekonomike dhe pasurinë kombëtar ia kanë shitur kompanive të mëdha për të siguruar përfitime të majme dhe pushtet politik.

Në fakt, edhe në Shqipëri për 25 vjet, koncensionarët paguan me cash apo edhe me aksione, si edhe me lobim mbajtjen në pushtet të elitës së korruptuar deri në palcë të politikës shqiptare.

Nuk ka si shpjegohet ndryshe që në vitin 1999, kryeministri i atëhershëm Pandeli Majko, që priti kancelarin gjerman Gerard Schroeder , refuzoi që të afronte gjigandin Deutsche Telekom për të blerë AMC-në pasi atë e kishte akaparuar gjigandi grek i telefonisë.

Kaluan vite dhe Deutsche Telekom e bleu AMC-në, por ne humbëm miliarda euro që shkonin çdo muaj në orën 13.30 me një avion të Kryqit të Kuq në Greqi.

Kreu i Shoqats së Bankave, Spiro Brumbulli, i cili ka qenë edhe drejtor i një filiali të bankës shtetërore të Greqisë, deklaroi për grabitjen në Rinas se është vënë në rrezik transferimi i parave.

Dhe gjykuar edhe nga një precedent i ndodhur një vit më parë ku u grabitën në rrugën Tiranë-Rinas paratë e një kompanie që po transferonte paratë jashtë vendin, vërtetë transferimi nuk është i lehtë si më parë.

Dhe pikërisht kjo situatë e ka ulur arrogancën e gjigandëve, të clët nuk ndjehen më të superfuqishëm si më parë, por duket se nuk urdhërojnë më dot shtetin shqiptar, i cili siç dihet është i dobët dhe i brishtë para krimit dhe mafies.

Në këto kushte duhet rinegocuar pikërish modeli dhe mënyra e tranferimit të “parave të gjakut” të shqiptarëve, ose përndryshe do vijojnë të firojnë siç ndodhi me lekët e piramidave, e siç po ndodh më këto të “piramidave të reja” që fshihen pas emërtimit korporata…

/tesheshi.com/

Related Posts

Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?
Politikë

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Next Post
Hakmarrja e Tahirit ndaj Metës: Fajëson për grabitjen në Rinas kompaninë e vëllait të Nasip Naços

Hakmarrja e Tahirit ndaj Metës: Fajëson për grabitjen në Rinas kompaninë e vëllait të Nasip Naços

Duket thjeshtë si një zonjë e bukur, por është një divë 100-vjeçare

Duket thjeshtë si një zonjë e bukur, por është një divë 100-vjeçare

Vdekja e Almirit 4-vjeçar, shqiptarët e Maqedonisë mbyten nga dëshpërimi: tani po na vrasin dhe fëmijët

Vdekja e Almirit 4-vjeçar, shqiptarët e Maqedonisë mbyten nga dëshpërimi: tani po na vrasin dhe fëmijët

TË FUNDIT

  • Të fundit
Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

07/07/2025
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni