Sergio Ramos, njeriu i shndërruar në hasëm për një pjesë të opinionit sportiv, e sidomos tifozerinë egjiptiane që është në ankth për të qënit e Salah në Botëror, është shprehur sërish për incidentin e asaj mbrëmjeje me goleadorin e Liverpool-it. Ai e ka quajtur të ekzagjeruar të gjithë debatin, ku është vënë në shënjestër të akuzave për dëmtim të qëllimshëm.
“Tani çdo gjë është e ekzagjeruar. Unë e kam parë dhe njëherë atë skenë situatën. Ishte krahu im i pari që ra në tokë dhe të dy u ndjemë të lënduar”, tha Ramos.
Ai vuri në dukje se ai foli me Salah pas ndeshjes, duke shtuar se ai ndihej mirë. /tesheshi.com/