Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Votimi në PE që Moska nuk do e dëshironte

    Ukraina e Moldavia me status kandidat, reagimi i parë rus

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

    “Rebeli” i BE-së, krah të zhgënjyerve me BE-në

    “Rebeli” i BE-së, krah të zhgënjyerve me BE-në

    Fundi i kërkimit për të mbijetuarit e tërmetit në Afganistan

    Fundi i kërkimit për të mbijetuarit e tërmetit në Afganistan

    Mes tensioneve me Izraelin, lëvizje kokash në Gardën iraniane

    Mes tensioneve me Izraelin, lëvizje kokash në Gardën iraniane

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Rasti i gjygjtarit Aliaj: kur Gjykata e Tiranës bën Edin, djalin e shokut Kristofor

Nga te Sheshi
09/06/2016
në Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Rasti i gjygjtarit Aliaj: kur Gjykata e Tiranës bën Edin, djalin e shokut Kristofor

316

Është një skenë në filmin “Nxënësit e klasës sime”, ku Edi, djali i shokut Kristofor, shefi i Arsimit në Komitetin Ekzekutiv të rrethit, ngrihet në mësim, në Matematikë, dhe shfaqet tap-topi. I trishtuar nga katra që merr, por dhe me një ndenjë të brendshme inati ndaj zysh Norës, e justifikon vetveten duke thënë se ka qenë sëmurë.

Edhe pse një përgjigje krejt naive dhe qesharake ndaj faktit se përse nuk arriti të mos qulloste asgjë në dërrasën e zezë përpara ekuacioneve që duhej të zgjdhte, ajo gjithsesi ishte diç e natyrshme, po të kihet parasysh se tek çdo mendje fëminore, një justifikim i tillë ka qenë shtampë dhe klasik përgjatë çapkënllëkut të të shkuarit i papërgatitur ose pa detyra, bashkë me atë justifikimin tjetër: “kam harruar fletoren në shtëpi…”!

Por këtu është fjala për fëmijë, makar dhe adoleshentë fluturakë, e jo për burra, që posti e përgjegjësia do jua donte të ishte me dy “r” e sipër, por që nga ajo çfarë bëjnë e thonë, trajta e këtij cilësori hem gjinor e hem dinjitar, u katandiset i deformuar në gjysmën e dytë, porsi karakteri i tyre gjerë e gjatë: burreca!

Është fjala për drejtuesit e Gjykatës së Tiranës, të cilët, si përgigje ndaj pyetjeve në distancë përplot dyshime të ministrit Tahiri lidhur me emërimin e gjygjtarit Arian Aliaj në çështjen e “përgjimeve”, ndërkohë që duhej të ishte dikush tjetër, kanë patur pikërisht atë, të djalit të shokut Kristofor: “që ai tjetri ka qenë i sëmurë”!

Rama e Tahiri mund ta kenë ngarkuar veten me shumë mëkate verbale gjatë këtyre dy ditëve, teksa u janë lëshuar me gojën çorap gjykatave shqiptare, njerëzve të Drejtësisë në përgjithësi, e gjygjtar Arianit në veçanti; por këta të fundit, që krejt të pakushtëzuar nga fjalori qeveritar, janë pa dyshim ekzekutuesit e drejtësisë në këtë vend, autorët kryesorë që Shqipëria të urrehet nga ata që e jetojnë e që shqiptarët ta urrejnë veten pse lindën të tillë; që me grykësinë e tyre të pacak, maskarallëkun e pa fre e kaçakllëkun e tyre kriminal, e kanë shndërruar vendin në një purgator padrejtësish, nuk ka papërgjegjshmëri qeveritare që mund t’i përligj.

Shihni mënyrën e zgjedhur për t’u justifikuar lidhur me Aliajn, të paturp dhe përtallëse mbi të gjitha, për të dalluar, atë,  sa çfarë pushteti kanë arritur të kenë në këtë vend, sa nuk u ka mbetur më asnjë cipë në faqe, e ku e kuqja e turpit iu është zhdukur pothuajse tërësisht, pa mbetur asnjë nuancë sado flu.

Më të padurueshme, deri dhe fyese për çdo dinjitet njerëzor, janë deklaratat e shoqatave të tyre. Mes rreshtave të atyre dallon unitetin e së keqes, kriminalizimin e pashoq të një skote që mban peng vendin.

Ndryshe, do kishim dëgjuar prej këtyre shoqatave, heraherës edhe deklarata distancuese, ndaj gjithë atyre gjygjtarëve që nën të zeza, nuk japin drejtësi, por që bëjnë varmihësin e çdokujt që nuk ka mundësi ta blejë atë me para.

Dhe tani u ka mbetur vetëm të tallen, duke luajtur shkollash në vendin e dramave të mëdha, ta ardhura nga (pa)drejtësia e tyre…çnjerëzore!

/tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Albini, këshillë amerikanëve: Ja ç’synon Rusia me Kosovën
Politikë

Albini, këshillë amerikanëve: Ja ç’synon Rusia me Kosovën

25/06/2022
Kosova, në gojën kryeseparatistit prorus në Donetsk
Politikë

Kosova, në gojën kryeseparatistit prorus në Donetsk

25/06/2022
Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta
Politikë

Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta

25/06/2022
Lajme të tjera
Komandanti i KFOR-it viziton Prizrenin, nga ku uron muajin e Ramazanit

Komandanti i KFOR-it viziton Prizrenin, nga ku uron muajin e Ramazanit

Tahiri thërret italianet e Interforce: Hajde fotografoni fushat me kanabis

Tahiri thërret italianet e Interforce: Hajde fotografoni fushat me kanabis

Çantat më “in” gjatë kësaj vere (foto)

Çantat më “in” gjatë kësaj vere (foto)

TË FUNDIT

Izraelitët “befasohen” nga xhamia 1200-vjeçare

Izraelitët “befasohen” nga xhamia 1200-vjeçare

36 minuta Më parë
Lufta ekonomike me Rusinë, këshilla pikante e kësaj gruaje

Lufta ekonomike me Rusinë, këshilla pikante e kësaj gruaje

1 orë Më parë
Albini, këshillë amerikanëve: Ja ç’synon Rusia me Kosovën

Albini, këshillë amerikanëve: Ja ç’synon Rusia me Kosovën

2 orë Më parë
E përditshmja e Vatikanit, një numër kushtuar të varfërve

E përditshmja e Vatikanit, një numër kushtuar të varfërve

2 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta

Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta

25/06/2022
Rama, në zemër të Europës: Lavdi Zotit për Turqinë…!

Rama, në zemër të Europës: Lavdi Zotit për Turqinë…!

24/06/2022
Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

24/06/2022
Rama për BE-në: Si një fatkeqësi natyrore!

Rama për BE-në: Si një fatkeqësi natyrore!

24/06/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist