Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Rashford, pas fyerjeve raciste: S’kërkoj falje për atë që jam!

Sulmuesi i Manchester United dhe i Anglisë, Marcus Rashford, i është drejtuar publikut pas fyerjeve raciste pas humbjes së njërës prej penalltive në finale e Evropianit kundër Italisë.

Me të, penallti humbën dhe dhe Jadon Sancho dhe Bukayo Saka, pra që të tre me ngjyrë, gjë e cila i vu në shënjestër të fyerjeve raciste në mediat sociale.

Në një postim në Instagram, Rashford iu referua “sezonit të vështirë” dhe “mungesës së vetëbesimit në finale”.

“Unë isha i inkurajuar para gjuajtjes së penalltive, por ndjeva se diçka nuk ishte në rregull. U përpoqa të fitoja kohë me një vrapim të ngadaltë, por fatkeqësisht rezultati nuk ishte ai që dëshiroja”, tha sulmuesi i Manchester United.

Ai shtoi se ndihej sikur i kishte lënë “në baltë” shokët e tij të skuadrës dhe të gjithë të tjerët.

“Nuk kam fjalë për ta përshkruar…,” tha Rashford.

Në fund, ai shtoi se mund të merrte kritika për penalltinë e humbur, por se “kurrë nuk do të kërkonte falje për atë që është”.

“Unë jam Marcus Rashford, jam 23 vjeç, jam një i zi nga Withington dhe Wythenshaëe, në South Manchester.

Falënderoj të gjithë ata që më mbështetën, do të kthehem edhe më i fortë”, shkroi Rashford. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts