Presidenti Trump është disinformuesi më i keq në internet, tha David Kaye, Raportues Special për Lirinë e Shprehjes së Kombeve të Bashkuara.
“Qeveritë janë shkelës të vërtetë në çështjen e dezinformimit dhe problemi i lajmit të rremë që vjen nga qeveria duhet të trajtohet nga gazetarët”, tha Kaye, sipas Politico.
Ai tha se platforma të tilla si Google, Facebook ose Twitter mund të ndihmojnë në luftimin e keqinformimit, por nuk duhet të heqin përmbajtjen.
“Platformat mund të bëjnë gjëra teknike, derisa të vlerësojnë përmbajtjen … Nuk mund ta heqin atë e vetëm të thonë se ‘është një lajm i rremë, është hequr nga platforma’”, tha Kaye.
Sipas tij, platformat duhet të përqëndrohen në heqjen e përmbajtjes së panevojshme (spam) dhe bots – keq.
Politico thotë se Google, Facebook Twitter është nën presion të jashtëzakonshëm për të luftuar lajmet e rreme përpara zgjedhjeve evropiane të planifikuara për në maj 2019. /tesheshi.com/