Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Raporti: Rusia, luftë hibride kundër Evropës përmes Ballkanit

Studimi gjerman që shënjestron kryeministrin hungarez Viktor Orbán

by te Sheshi
07/01/2025
in Gjeopolitikë, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Raporti: Rusia, luftë hibride kundër Evropës përmes Ballkanit
47
SHARES

Nëpërmjet Ballkanit, Rusia po përpiqet të destabilizojë dhe ndajë Evropën me një luftë hibride, në të cilën një nga rolet kryesore luan Serbia, dhe pika qendrore e eksportit të politikës autokratike në atë rajon është qeveria e kryeministrit hungarez Viktor Orbán, shkruan e përditshmja luksemburgase Tageblatt.

Gazeta shkruan se këto janë përfundimet kryesore të një studimi të ri të fondacionit gjerman “Friedrich Naumann”, “Rusia, një pengesë për autokratët – si Kremlini po destabilizon Evropën”.

Më tej thuhet se në Serbi, si kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, “zëdhënësit e Moskës” zënë poste të rëndësishme dhe si shembull ai përmend zëvendëskryeministrin Aleksandar Vulin dhe deklaratën e tij të fundit se Gjermania ëndërron të hakmerret për humbjen në Luftën e Dytë Botërore dhe se viktimat e para të një politike të tillë ishin Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia.

Vërtet, jo të gjithë zyrtarët serbë e sulmojnë Gjermaninë me narrativa kaq agresive të Kremlinit, gjë që është e kuptueshme sepse Gjermania është investitori më i madh i huaj në Serbi, shkruan e përditshmja luksemburgase. Mirëpo, nënteksti antiperëndimor në deklaratat e politikanëve në pushtet dhe mediave të afërta me pushtetin në Serbi nuk është rastësi, raporton Tageblatt.

Fusha eksperimentale

Gazeta thekson se autori i studimit dhe shefi shumëvjeçar i korrespondencës së agjencisë gjermane DPA në Beograd, Thomas Brey, beson se Evropa Juglindore është një “fushë eksperimentale për të provuar forma të reja të propagandës” për Moskën.

“Si kryqëzimi më i rëndësishëm i rajonit dhe pika e ankorimit të propagandës ruse, Serbia luan një rol kyç në këtë,” thotë Brey, duke shtuar se mediat e financuara nga Kremlini dhe transmetimet në serbisht nga Beogradi, si Sputnik dhe RT, gjithashtu ndikojnë në imazhin mediatik në vendet përreth.

Dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç po përhap narrativa ruse, raporton gazeta vlerësimin e avokatit Çedomir Stojkoviç nga analiza e tij e intervistës së Vuçiçit vitin e kaluar për gazetën zvicerane të krahut të djathtë Weltwoche.

“Kremlini di se si të ndikojë në rajon në interesin e tij jo vetëm përmes një fushate mediatike dhe një fushate përmes TikTok, por edhe përmes ‘boshtit të autokratëve’,” raporton gazeta një vlerësim nga studimi i fondacionit liberal “Friedrich Naumann”, e cila është pjesë e rrjetit të Lëvizjes Evropiane në Gjermani.

Autorët e studimit identifikuan kryeministrin hungarez Viktor Orbán si një pikë dhe lidhje qendrore në këtë, “rrënimi i demokracisë” i të cilit u bë “model dhe plan për udhëëheqës si Vuçiç, kryeministri sllovak Robert Fico, lideri serb i Bosnjës Milorad Dodik apo kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski”, shkruan Tageblatt.

Një strehë për “njerëzit me të njëjtin mendim”

Budapesti, siç thuhet, jo vetëm si lider i “demokracisë joliberale”, por edhe me investime të mëdha në prona të paluajtshme, klube futbolli dhe sektori mediatik në vendet fqinje, po përpiqet të zgjerojë rrjetet dhe ndikimin e tij në Evropën Juglindore. Edhe në një kohë kur miliarda euro ndihma të Bashkimit Evropian janë bllokuar dhe kur ajo po merr gjithnjë e më shumë hua nga Kina, Hungaria po “vepron si një kreditore bujare në Ballkan”.

Tageblatt shkruan se në eksportin e autokracisë, Hungaria nuk harron “njerëzit që pengohen”. Gazeta rikujton se ishin diplomatë hungarezë në Budapest ata që kontrabanduan ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski, i cili kështu shpëtoi nga burgu me të cilin ishte dënuar për korrupsion.

Gruevski gëzon statusin e refugjatit politik në Hungari, si dhe politikani i Partisë populiste të Ligjit dhe Drejtësisë (PiS) Marcin Romanowski, i arratisur së fundmi nga Polonia, për të cilin është lëshuar një urdhër arresti, kujton e përditshmja. /tesheshi.com/

Related Posts

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Next Post
Përmbytje në Mekë pas reshjeve të dendura

Përmbytje në Mekë pas reshjeve të dendura

Dalje nga ferri Guantanamo: liri për njëmbëdhjetë jemenas pa asnjë akuzë

Dalje nga ferri Guantanamo: liri për njëmbëdhjetë jemenas pa asnjë akuzë

Në këtë qytet evropian, bakter me rrezik te uji i pijshëm

Në këtë qytet evropian, bakter me rrezik te uji i pijshëm

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni