Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Raporti për Kosovën para Këshillit të Sigurimit: Osmani “çmonton” Bernabiç

Avazi serb në OKB, cilësuar gënjeshtër dhe nga Parlamenti Europian

by te Sheshi
24/10/2023
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Raporti për Kosovën para Këshillit të Sigurimit: Osmani “çmonton” Bernabiç

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskutoi raportin e ri gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për punën e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK).

Përfaqësuesja speciale e Guterres dhe shefja e misionit të UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, tha se situata aktuale në Kosovë mund të tejkalohet vetëm me kompromis.

Në fillim të seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për raportin e UNMIK-ut dhe situatën në Kosovë, ajo theksoi nevojën urgjente për veprime të bashkërenduara dhe kompromis për të zgjidhur përkeqësimin e mjedisit të sigurisë dhe për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Kosovë.

Sipas saj, raporti i UNMIK-ut i referohet periudhës nga 19 marsi deri më 18 shtator, por duhet të tërheqë vëmendjen për incidentin e sigurisë të 24 shtatorit në fshatin Banjskë, të cilin misioni e dënoi dhe bëri thirrje për vetëpërmbajtje.

“Ajo ngjarje e përkeqësoi mjedisin tashmë të dëmtuar të sigurisë, i cili karakterizohet me perceptime kontradiktore, sidomos në veri të Kosovës. Në ditët para tij, tensionet politike dhe të sigurisë po rriteshin vazhdimisht në mungesë të përparimit të prekshëm në dialogun nën kujdesin e BE-së”, tha ajo.

Një ftesë për dialog

Sipas saj, është thelbësore që hetimet në vazhdim të ofrojnë mundësi për dokumentimin faktik të këtyre ngjarjeve dhe vënien në përgjegjësi të autorëve. Ajo shtoi se retorika e të dyja palëve ndan, në vend që të përhapë mesazhe qetësuese politike.

Duke vënë në dukje se nuk u arrit konsensus në takimin e nivelit të lartë, të mbajtur më 14 shtator në Bruksel, kreu i UNMIK-ut tha se ishte “një mundësi e humbur për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive drejt një programi për zbatimin e detyrimeve përkatëse të palëve sipas marrëveshjeve arritur në Bruksel dhe Ohër në fillim të këtij viti”.

Ajo shprehu shpresën se rezultati i takimeve të udhëhequra nga BE-ja dhe SHBA-ja, të cilat u mbajtën veçmas në Beograd dhe Prishtinë më 21 tetor, do ta kthejë dialogun në rrugën e duhur, me një angazhim të vendosur nga të dyja palët për të ndërmarrë hapa drejt zgjidhjes së përshkallëzimi dhe veprim sipas propozimeve të bëra gjatë takimeve.

“Bllokimi aktual politik, me ndikimin e tij në sigurinë dhe mirëqenien e popullatës, mund të kapërcehet vetëm me një kompromis që duhet të arrihet në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës,” vuri në dukje Ziadeh.

Pretendimet e Brnabiçit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, iu drejtua Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku në fjalën e saj akuzoi institucionet e Kosovës se po kryejnë një fushatë, siç tha ajo, të dhunës sistematike dhe mohimit të të drejtave të serbëve në Kosovë, një pretendim i gënjeshtërt edhe sipas një rezolute të fundit të Parlamentit Europian.

Siç theksoi ajo, serbët në Kosovë janë të ekspozuar ndaj dhunës politike, ligjore, institucionale dhe fizike.

Serbia, theksoi Bërnabiç, vazhdimisht dhe në mënyrë të përsëritur shpreh shqetësimin për rreziqet që mund të lindin nga refuzimi i Kosovës për të përmbushur obligimet e marra në dialogun me Serbinë, me ndërmjetësimin e BE-së.

“Situata aktuale në terren është pasojë e pashmangshme e një serie prej më shumë se 12 veprimeve të njëanshme të Prishtinës”, tha kryeministrja serbe.

Brnabiç po ashtu kërkoi me të madhe krijimit të Bashkësisë së Komunave Serbe dhe që zgjedhjet e reja të mbahen sa më shpejt në veri të Kosovës, si pjesë e përpjekjeve për deeskalim.

 “Çmontimi” nga Osmani

Nga ana e saj, Presidentja  Vjosa Osmani tha se Serbia dëshiron territor të Kosovës “por, nuk do ta marrë kurrë”.

“Ne duam paqe dhe Serbia e dëshmoi më 24 shtator se do luftë. Por, ne nuk do ta lejojmë të ndodhë kjo”, tha Osmani.

Sipas Osmanit, më 24 shtator plani ishte “destabilizimi i rajonit” të Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm i Kosovës.

Osmani tha se burimi kryesor i financimit, armatosjes dhe trajnimit të grupit të armatosur në Banjskë “është Republika e Serbisë”.

“Çfarë dëgjuam nga Serbia sot ishte minimizimi i aktit të agresionit ndaj Kosovës”, tha Osmani.

Ajo madje iu drejtua me një mesazh serbëve që jetojnë në Kosovë, duke u thënë se Kosova është shtëpia e tyre.

“Konfirmoj se jemi të përkushtuar që të bëjmë më shumë për serbët në Kosovë. Por, ne nuk do t’i japim Serbisë instrumente përmes së cilave ata mund të shkatërrojnë jetën e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe të vazhdojnë të tentojnë të shkatërrojnë sovranitetin dhe integritetin tonë territorial”, tha Osmani.

Ajo tha se Kosova është e përkushtuar për paqe dhe mbetet e angazhuar për dialogun për normalizimin e raporteve me Serbinë.

“Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga dialogu si mënyrë për të zgjedhur dallimet mes nesh”, tha Osmani. /tesheshi.com/

Related Posts

Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?
Politikë

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Next Post
Gjëmë rrugore në SHBA nga përplasja e 158 makinave

Gjëmë rrugore në SHBA nga përplasja e 158 makinave

Artefakte 60 milionë euro të vjedhura nga Ukraina

Artefakte 60 milionë euro të vjedhura nga Ukraina

Këndvështrimi i një hoxhe: një leksion palestinez për shqiptarë ikanakë

Këndvështrimi i një hoxhe: një leksion palestinez për shqiptarë ikanakë

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni