Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Peshkopi serb kundër LGBT: “Po të kisha armë, do ta përdorja”

    Peshkopi serb kundër LGBT: “Po të kisha armë, do ta përdorja”

    Kurti në Bruksel: Asnjë tërheqje nga reprociteti në kufi!

    Kurti në Bruksel: Asnjë tërheqje nga reprociteti në kufi!

    Mediat ruse: Serbia po na kthen shpinën!

    Mediat ruse: Serbia po na kthen shpinën!

    Shihni sesi një stuhi rëre “gëlltit” Dubain

    Shihni sesi një stuhi rëre “gëlltit” Dubain

    Edhe SHBA “skërmit dhëmbët”: ç’është Minuteman III?

    Edhe SHBA “skërmit dhëmbët”: ç’është Minuteman III?

    Një kallëzim penal nga Gjakova nr. 2 të Kuvendit serb

    Një kallëzim penal nga Gjakova nr. 2 të Kuvendit serb

    Paniku COVID në Kinë: skena të paimagjinueshme

    Paniku COVID në Kinë: skena të paimagjinueshme

    “Provokacija” e NATO-s: zgjedh Kosovën për “Defender Europe 23

    “Provokacija” e NATO-s: zgjedh Kosovën për “Defender Europe 23

    Faktori kërcënuës rus, skandinavët bëhen bashkë

    Faktori kërcënuës rus, skandinavët bëhen bashkë

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Raporti i ministrave teknikë, reagon Basha: zgjedhjet u manipuluan, vendi ka nevojë për reformë të sistemit politik

Nga te Sheshi
18/08/2017
në Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Lulzim Basha flet pas fitores: Të larguarit të bashkohen me ne, dera është e hapur

Kryetari i Partisë Demokratike reagoi sot në lidhje me raportin e përpiluar nga ministrat teknikë në lidhje me zgjedhjet e 25 qershorit. Përmes një komenti në rrjetet sociale, Basha shkruan se ky raport tregon se zgjedhjet u manipuluan, duke plotësuar panoramën e denoncimit të manipulimit të zgjedhjeve nga çdo faktor publik vendas dhe i huaj.  “U ble vota me para dhe favore, u kërcënuan direkt dhe indirekt votuesit me dhunë fizike, psikologjike dhe presion ekonomik, u manipulua numërimi i votave”, shkruan Basha.

Në vijim, ai shprehet se Partia Demokratike qëndron e palëkundur në bindjen e saj se vendi ka nevojë për një reformë të thellë të sistemit politik, për të risjellë ndarjen, kontrollin dhe balancimin e pushteteve; për të garantuar të drejtat e individit dhe kontrollin demokratik të pushtetit nga opozita; për ta vënë politikën në shërbim të njerëzve dhe jo anasjelltas.

“Demokratët janë të vendosur për përmbushjen e këtyre qëllimeve jetike për të ardhmen e vendit.

Garantimi i zgjedhjeve të lira dhe një demokracie funksionale kërkojnë përfshirjen e gjithë shoqërisë, duke filluar me vetëdijësimin se shkelja dhe manipulimi i vullnetit të zgjedhësve është jo vetëm dhunim i një të drejte themelore njerëzore dhe politike, por edhe shkaku kryesor i keqqeverisjes dhe arrogancës politike që vuan vendi ynë prej kohësh”, tha Basha.

Reagimi i kreut të PD-së

Raporti i ministrave teknikë është dëshmia më e fundit që provon se zgjedhjet u manipuluan. Ky raport plotëson panoramën e denoncimit të manipulimit të zgjedhjeve nga çdo faktor publik vendas dhe i huaj.

Raporti dëshmon se në këto zgjedhje u përdor çdo metodë dhe mjet i mundshëm për ndikimin e votës: u ble vota me para dhe favore, u kërcënuan direkt dhe indirekt votuesit me dhunë fizike, psikologjike dhe presion ekonomik, u manipulua numërimi i votave. Në zgjedhje u aktivizuan kriminelët, u përdorën paratë e drogës, dhe paratë e korrupsionit qeveritar. U përfshi administrata dhe u përdorën mjetet dhe burimet publike.

Ministrat teknikë u sabotuan, u lanë pa fonde dhe pa burime; drejtuesit e lartë refuzuan bashkëpunimin dhe nuk ju bindën udhëzimeve të tyre; institucionet përgjegjëse vepruan sa për sy e faqe ose nuk u angazhuan fare. E gjitha kjo ndodhi për mungesë totale të vullnetit politik nga Edi Rama për të përmbushur detyrimet që mori përsipër përpara shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar.

Është fakt: Zgjedhjet u dhunuan dhe manipuluan nga Edi Rama dhe makineria e tij e pushtetit e ndihmuar nga krimi i organizuar dhe paratë e drogës dhe të korrupsionit.

Pasojat e 25 qershorit po ndihen çdo ditë. Parlamenti i dalë nga këto zgjedhje nuk reflekton vullnetin e lirë të zgjedhësve por shitblerjen masive të votës dhe përdorimin e kontigjentit kriminal dhe parave të drogës të cilët janë sot varrmihësit e demokracisë së brishtë shqiptare.

Partia Demokratike respektoi lirinë dhe vullnetin e zgjedhësve dhe nuk u përfshi në asnjë përpjekje për ndikimin apo manipulimin e votës në mënyrë të paligjshme dhe të pandershme. Partia Demokratike zhvilloi një fushatë qytetare të frymëzuar nga njerëzit dhe të përqëndruar tek njerëzit, nevojat dhe aspiratat e tyre.

Në këto zgjedhje Partia Demokratike dha një kontribut të rëndësishëm për demokracinë dhe për vendin duke vendosur standardin që duhet të përqafojnë të gjithë partitë politike për fushatat elektorale nëse duam që në vend të ketë demokraci dhe pushtet të njerëzve, për njerëzit dhe nga njerëzit.

Reformimi thellësor i sistemit zgjedhor, përfshi votimin dhe numërimin elektronik, është prioritet i Partisë Demokratike.

Partia Demokratike qëndron e palëkundur në bindjen e saj se vendi ka nevojë për një reformë të thellë të sistemit politik, për të risjellë ndarjen, kontrollin dhe balancimin e pushteteve; për të garantuar të drejtat e individit dhe kontrollin demokratik të pushtetit nga opozita; për ta vënë politikën në shërbim të njerëzve dhe jo anasjelltas. Demokratët janë të vendosur për përmbushjen e këtyre qëllimeve jetike për të ardhmen e vendit.

Garantimi i zgjedhjeve të lira dhe një demokracie funksionale kërkojnë përfshirjen e gjithë shoqërisë, duke filluar me vetëdijësimin se shkelja dhe manipulimi i vullnetit të zgjedhësve është jo vetëm dhunim i një të drejte themelore njerëzore dhe politike, por edhe shkaku kryesor i keqqeverisjes dhe arrogancës politike që vuan vendi ynë prej kohësh. /tesheshi.com/

Tags: basharaport teknikereagimzgjedhje

Të ngjashmeLajme

Peshkopi serb kundër LGBT: “Po të kisha armë, do ta përdorja”
Ballkani

Peshkopi serb kundër LGBT: “Po të kisha armë, do ta përdorja”

17/08/2022
Tërmeti me “50 holokauste” që shkaktoi Mahmoud Abbas në Berlin
Politikë

Tërmeti me “50 holokauste” që shkaktoi Mahmoud Abbas në Berlin

17/08/2022
Kurti në Bruksel: Asnjë tërheqje nga reprociteti në kufi!
Ballkani

Kurti në Bruksel: Asnjë tërheqje nga reprociteti në kufi!

17/08/2022
Lajme të tjera
Në një shtëpi në Prishtinë zbulohen 5 kg marihuanë, i dyshuari arratiset

Në një shtëpi në Prishtinë zbulohen 5 kg marihuanë, i dyshuari arratiset

Donald Trump do takojë krerët e Ballkanit në fund të shtatorit

Donald Trump do takojë krerët e Ballkanit në fund të shtatorit

Futboll dhe bamirësi…Juan Mata ka gjetur mënyrën

Futboll dhe bamirësi...Juan Mata ka gjetur mënyrën

TË FUNDIT

Peshkopi serb kundër LGBT: “Po të kisha armë, do ta përdorja”

Peshkopi serb kundër LGBT: “Po të kisha armë, do ta përdorja”

7 orë Më parë
Kurti në Bruksel: Asnjë tërheqje nga reprociteti në kufi!

Kurti në Bruksel: Asnjë tërheqje nga reprociteti në kufi!

12 orë Më parë
Vuçiç në Bruksel: terrorin gjenetik serb ia mvesh Kosovës

Vuçiç në Bruksel: terrorin gjenetik serb ia mvesh Kosovës

13 orë Më parë
Ardhja e “dimrit rus”, lutja 1-gradëshe e Ursula von der Leyen

Ardhja e “dimrit rus”, lutja 1-gradëshe e Ursula von der Leyen

13 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Tërmeti me “50 holokauste” që shkaktoi Mahmoud Abbas në Berlin

Tërmeti me “50 holokauste” që shkaktoi Mahmoud Abbas në Berlin

17/08/2022
Mediat ruse: Serbia po na kthen shpinën!

Mediat ruse: Serbia po na kthen shpinën!

17/08/2022
SHBA-të e dinin planin e pushtimit rus: “Djema, hapni llogore!”

SHBA-të e dinin planin e pushtimit rus: “Djema, hapni llogore!”

17/08/2022
Rrëfimi i Hava Malokut, kosovares së LinkedIn-it: Të synosh hënën për të qenë mes yjesh!

Rrëfimi i Hava Malokut, kosovares së LinkedIn-it: Të synosh hënën për të qenë mes yjesh!

17/08/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Feston Hajdini: “Shamia”: debat apo mobilizim kauze?

Nga Amir B. Ahmeti: Kosova: shtet laik, sekular apo ateist?

Nga Evans Drishti: Mos e quani (zh)”veshjen” kulturë, ajo është arrogancë…

Pastori kosovar që “s’beson” në Zot

Nga Fabian Zhilla: Pornografia artistike në mediat tona

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist