Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Raporti i bujshëm i policisë holandeze ka qarkulluar në Shqipëri prej 10 vjetësh: ja e vërteta e dosjeve që u fshehën në Tiranë

by te Sheshi
23/08/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Raporti i bujshëm i policisë holandeze ka qarkulluar në Shqipëri prej 10 vjetësh: ja e vërteta e dosjeve që u fshehën në Tiranë

RB plus. Politiagenter får hård kritik i narkosag. Det tætte samarbejde mellem dansk og amerikansk politi om brug af betalte agenter er i skarpt søgelys i stor dansk retssag om import af 200 kilo kokain. Politi- og civile agenters aktive deltagelse spiller hovedrollen i en usædvanlig retssag, som startede tirsdag ved retten i Aarhus. OBS : Fotos er ikke fra den aktuelle sag...

Raporti i fundit i policisë së Holandës që hapi polemika të shumta, deri edhe në nivele të larta politike, jo vetëm se nuk është një gjë e re, por ka mbi 12 vjet që autoritetet shqiptare janë informuar me hollësi mbi bandat shqiptare në këtë vend europian.

Një burim i rëndësishëm në një agjenci të rëndësishme ligjzbatuese, bëri të ditur për tesheshi.com se problem i trafikantëve shqiptarë të narkotikëve, dhe në përgjithësi i grupeve të krimit të organizuar me elementë shqiptarë në Europë dhe Britaninë e Madhe, është pjesë e gjatë e një komunikimi mes autoriteteve shqiptare jo vetëm të policisë, por edhe Prokurorisë dhe shërbimeve sekrete.

Në vitin 2004, një raport i ngjashëm nga Gjermania, Belgjika dhe Holanda i erdhi qeverisë së Kryeministrit Fatos Nano, sapo ky i fundit kishte përfunduar me sukses një operacion bashkë me italianët i quajturi “Puna”, ku ishin bllokuar një pjesë e madhe e skafeve që transportonin drogë dhe klandestinë në Itali.

Bëhej fjalë për qelizat e para të bandave shqiptare në Holandë dhe Spanjë, ku po vihej re se trafikantët nuk po merreshin më me heroinën e ardhur nga Lindja, apo po merreshin fare pak, por me kokainën latinoamerikane dhe marijuanën që vinte nga disa rrugë: Maroku, Amerika Latine, natyrisht edhe Shqipëria që me Lazaratin, e jo vetëm, eksportonte hashash në Perëndim.

Si silleshin autoritetet shqiptare? Thonin ok, bashkëpunonin duke dërguar edhe oficerë kontakti, merrnin e jepnin informacion, por në Prokurori nuk përfundonte asnjë dosje e plotë për trafikantët shqiptarë.

Zullumi u ntrash kryesisht në vitin 2011, kur do të hiqeshin vizat me Shqipërinë. Kini parasysh: në atë kohë Lazarati, Dukagjini por edhe zona të tjera ishin prodhues të mëdhenj kanabisi. Flitej se trafikantët xhironin në vit më shumë se 4 miliardë euro, sa buxheti i shtetit.

Por siç e dimë, vizat u hoqën pasi ishte një vendim politik i Bashkimit Europian, ndërkohë që qeveria shqiptare kreu disa operacione për të frenuar përkohësisht kalimin e kanabisit në Perëndim, nëpërmjet operacioneve.

Ama prodhimi i kanabisit nuk se u ndalua, përkundazi. Aq më tepër që nuk bëhej fjalë për kanabis, më shumë se sa për kokainë.

Pas vitit 2011, grupet shqiptare në Hollandë u fuqizuan aq shumë sa ndërmorën operacione gjigande të importimit të kokainës nga Amerika Latine për llogari të tyre.

Kjo ndodhi edhe në Zvicër. Një raport i policisë zvicerane bënte të ditur se bëhej fjalë për një “rritje cilësore” të kriminalitetit shqiptar, pasi ato, nga shitës të heroinës janë kthyer në shpërndarës të sasive të mëdha të kokainës, të cilën përveç shpërndarjes me shumicë, nisën ta shesin tek klientët e ashtuquajturët VIP që janë përdoruesit e kokainës; njerëz të binzesit fianciar, pra bankave, bursës, spektaklit, kirurgë dhe doktorë të famshëm, avokatë etj.

Policia zvicerane gjente pengesa në dy elementë gjatë ooperacioneve të saj: humbte gjurmët tek rrjeti i vogël i shpërndarjes deri tek klienti, por edhe zhvendosja e parave të mëdha që përfitoheshin nga trafiku kolosal.

Në vitin 2012, një raport i hollësishëm i Europol-it arriti në përfundimin se grupet shqiptare po arrinin nivele të larta të narko-biznesit, duke zhvendosur mafien e fuqishme serbe dhe atë ruse të trafikimit të kokainës në Europë.

Në vitin 2012 u kap një sasi e madhe, rreth 2 ton kokainë që ishte blerë nga një bos i fuqishëm serb.

Policia holandeze ka dërguar në Tiranë çdo vit, madje më shumë se një herë në vit, raporte të hollësishme për shqipttarët që trafikojnë kokainë, duke u lidhur në një rrjet të fuqishëm me disa shqiptarë që ndodhen në Britaninë e Madhe,

Në këto dy vende, vitet e fundit shqiptarët u kthyen në baronët e vërtetë të drogës së bardhë.

Përfundimet e organeve ligjzbatuese europiane ishin se ky “kapërcim cilësor” ka ardhur pikërisht si pasojë e përdorjes së sasive të mëdha të parave në operacione të blerjes së kokainës.

Pra bandat shqiptare në Hollandë nuk ishin thjesht një grup kriminal, por një mafia apo kartel i madh, që gjeneronin para dhe pushtet, me një qarkullim parash që humbte dhe nuk arrihej të gjendej fundi.

Në vitin 2014, pas një bashkëpunimi më të mirë mes policisë holandeze me drejtorinë antitrafik në Ministrinë e Brendshme, u arrit që të instalohen njerëz në bandat shqiptare në Mbretërinë e Holandës.

Operacioni vazhdon edhe sot dhe është një nga më të mëdhenjtë që nuk është zhvilluar vetëm në Holandë, për edhe në Gjermani, Spanjë, Itali, Belgjikë, Zvicër, Republikën Çeke etj.

Një vit më parë, si pasojë edhe këtij operacioni, ku në lojë hyri natyrisht edhe DEA amerikane dhe New Scotland Yard-i britanik,  u kapën një numër i madh krerësh të këtyre bandave, një pjesë të të cilëve edhe bashkëpunuan me drejtësinë.

Të gjitha këto operacione, është publikuar nga tesheshi.com në vitet 2015 e 2016.

Rezultat i këtij operacioni ishte edhe ngjarja e rëndë në Ekuador ku u vra shqiptari nga Vora Ilir Hidri, i cili kishte nisur bashkëpunimin me DEA, por që u hakmorr nga kartelet e drogës që kishin marrë informacion mbi këtë bashkëpunim.

Edhe kjo ngjarje u publikua e para nga tesheshi.com, që më pas prokuroria kërkoj të dhëna nëse ka dosje bashkëpunimi për Hidrin.

Mirëpo shqetësimi i madh i Holandës në veçanti, por edhe i autoriteteve të tjera europiane është se asnjëherë nuk u hap asnjë dosje nga prokuroria shqiptare për t’u çuar në gjykatë.

Prej 20 vjetësh drejtësia shqiptare nuk ka hartuar asnjë dosje për ndonjë grup kriminal shqiptar përveç bandës së Durrësit, Aldo Bares e të tilla si këto që ishin kryesisht lokale dhe ishin trafikantë të heroinës.

Pikërisht ky ka qenë shqetësimi i madh, i ngritur edhe nga qeveritë e BE-së: pse drejtësia shqiptare nuk bën hetime proaktive për kriminalitetin e organizuar për të gjurmuar paranë dhe sekuestruar pronat e tyre, duke gjurmuar lidhjet e tyre.

Ndaj, vendimi për reformën në drejtësi e dirigjuar nga nivelet e larta të BE-së, duke rrëzuar të gjithë sistemin aktual të drejtësisë u mor nga krerët e BE si Angela Merkel por edhe kryetarët e shteteve të tjera.

Problemi dalë sot natyrisht nuk ka qenë i panjohur për Bujar Nishanin që ka qenë dy herë Ministër i Brendshëm, si edhe për ministrat e qeveritarët ë tjerë.

Por asnjëherë në Shqipëri nuk u hap një dosje nga Prokuroria Shqiptare për këto grupe të mëdha mafioze në Europë, që rrënjët e tyre i kishin në Shqipëri.

Dhe duhet thënë se në kulmin e këtyre raporteve, nga viti 2012-2015 nga Prokuroria u bënë lëvizjet më të mëdha, duke u larguar një grup i rëndësishëm prokurorësh të vjetër e me integritet që ndiqnin krimet e rënda. Një pjesë e tyre u transferuan në mënyrë mjaft jo normale në rrethe të frikshme si Laçi, Elbasani dhe Shkodra, për t’i përballur me krimin brutal.

Në prokurori i emëruan njerëz të rinj, të cilët realisht jo vetëm nuk përpiliuan asnjë dosje të re, por mendohet se edhe janë arkvuar dosje të rëndësishme të përgatitur nga “të padëshiruarit”. /tesheshi.com/

Related Posts

Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame
Gjeopolitikë

Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame

02/07/2025
Një ecejake politiko-etnike në zemrën shqiptare të Shkupit
Politikë

Një ecejake politiko-etnike në zemrën shqiptare të Shkupit

01/07/2025
Mesazhi në Shkup për liderët e rajonit: Gati për reforma të vështira!
Politikë

Mesazhi në Shkup për liderët e rajonit: Gati për reforma të vështira!

01/07/2025
Next Post
Sarajevasja, ironi me Sebastian Kurz: sapo e morra pagën për shaminë, po dal nga Çarshia

Sarajevasja, ironi me Sebastian Kurz: sapo e morra pagën për shaminë, po dal nga Çarshia

Nis fshirja e detyrimeve të para 2010, ja kategoritë që përfitojnë

Tatimet paralajmërojnë 18490 biznese: paguani detyrimet, në të kundërt …

Ja surpriza që ka Bashkia e Tiranës për nxënësit e shkollave (Foto)

Paralajmërimi i INSTAT: rreziku që mund të përballet Shqipëria në 10 vitet e ardhshme…

TË FUNDIT

  • Të fundit
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025
Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni