39 emigrantët e gjetur të vdekur në një rimorkio të dërguar nga Belgjika në Britani ishin të gjithë shtetas kinezë, thanë raportet e mediave ndërkombëtare.
Transmetuesit BBC, ITV dhe Sky News të gjithë raportuan kombësinë e viktimave si kineze, duke cituar burime të paidentifikuara.
Policia britanike tha më parë se ishin duke u përpjekur për të zbuluar identitetin e emigrantëve t pajetë të cilët u zbuluan brenda një rimorkioje-frigorifer në një zonë industriale jo larg Londrës.
Prokurorët belgë konfirmuan që kontejneri u dërgua nga porti Zeebrugge. Policia e Essex po merr në pyetje një burrë 25-vjeçar nga Irlanda e Veriut i cili u arrestua me dyshimin e vrasjes pasi 39 trup at u gjetën mëngjesin e së mërkurës.
Kujtojmë se edhe në vitin 2000, 58 kinezë ishin gjetur të pajetë në një kamion në portin anglez të Doverit. Ata kishin humbur jetën si pasojë e mungesës së ajrit. /tesheshi.com/