Ka shkuar në 70 numri i zëvëndësministrave në qeverinë e Haradinajt. Por nuk ndalet këtu gjithçka.
Ndër të emëruarit më të fundit, është Fadil Arifi, vëllai i shefit të tij të Kabinetit, Avni Arifi, i cili do jetë nr.2 në Ministrinë e Shëndetësisë që drejtohet nga Bajram Hasani
Pra, veç sasisë së zëvndësministrave, tek emërim i tyre shfaqen dhe shenja nepotizimi.
E sa i përket numrit, Ramushi, si për të shpalosur dhe talent në menaxhimin e burimeve njerëzore, ka thënë se ata “do bëjnë punë të mirë për shtetin dhe do e arsyetojnë pagën që do e marrin”.
Ama, në kushte opozite, ai për të njëjtën gjë akuzonte Isa Mustafën. /tesheshi.com/