Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ramazani, sociologjikisht: çfarë i ndodh individit, familjes, shoqërisë…

by te Sheshi
06/06/2018
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Ramazani, sociologjikisht: çfarë i ndodh individit, familjes, shoqërisë…

Nga Valter Nasufi*  

Feja është e vjetër sa vetë njerëzimi dhe ka një ndikim të madh në jetën tonë. Ajo ka ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë në çdo kohë dhe në të gjitha shoqëritë. Për pasojë, feja është elementi më i rëndësishëm i kulturës. Fetë e ndryshme nëpër botë, sidomos ato monoteiste (Islami, Krishtërimi dhe Judaizmi) kanë ritualet e veta të veçanta. Një nga ritualet më të rëndësishëm në Islam është edhe agjërimi i muajit të Ramazanit, kjo për shkak se ky muaj si një nga pesa shtyllat e këtij besimi është urdhëresë obliguese për secilin musliman kudo në botë.

Kur përmendet muaji i Ramazanit menjëherë na shkon në mendje largimi nga ushqimi prej mëngjesit deri në mbrëmje. Por a mund të jetë vetëm kaq? Sigurisht që jo! Sepse kjo është ana praktike e tij, ndërsa aspekti esencial religjioz i agjërimit është afrimi tek Zoti duke i bërë njerëzit më të devotshëm. Nëse do e pyesnim një besimtar i cili agjëron, ai do të përgjigjej se muaji i Ramazanit nuk është vetëm largimi prej ushqimit dhe pija, por edhe largimi nga veprat dhe fjalët e këqija duke na bërë njerëz më të mirë. Ndërsa, përsa i përket aspektit mjekësor, Ramazani jo vetëm pastron organizmin, siç do të thoshte një mjek, por gjithashtu i bënë një shpëlarje totale duke e ripërtërirë tërësisht trupin tonë. Por a mund të jenë vetëm këto aspekte dobiprurëse të Ramazanit, kur dimë se ky muaj i veçantë agjërohet nga shumë njerëz në botë, rreth një e katërta e popullsisë njerëzve mbajnë Ramazanin? Duke shikuar se sa i përhapur është dhe se sa ndikim ka ky muaj tek njerëzit, mund të themi se jehona e tij te shoqëria është relativisht e madhe. Për rrjedhojë,  nevojitet të bëhet një trajtesë ndryshe për ta parë këtë muaj në termat e kontekstit të rrethanave shoqërore, apo thënë ndryshe nga aspekti social.

Sipas statistikave zyrtare, në Shqipëri janë 70 % muslimanë, kurse në Kosovë 95 %. Pra mund të themi se pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare e  agjërojnë muajin e Ramazanit. Meqë përfitimet e muajit të Ramazanit nuk janë vetëm religjioze, siç e cekëm më lart, që kishte të bënte me purifikimin shpirtëror, por janë edhe përfitime shoqërore, sepse agjërimi është një adhurim social dhe si i tillë ka ndikimin e vetë në shoqëri, benifitet e para fillojnë që prej individit, nga aspekti personal, Duke vazhduar më tej me familjen dhe përfundojnë me shoqërinë në tërësi. Kur është fjala te familja, e cila është bërthama e shoqërisë njerëzore, muaji i Ramazanit luan një rol kyç, i cili ka premisa reale në stabilitetin e saj, duke larguar problematikat momentale që mund ta shqetësojnë familjen. Si i tillë e çon atë në nivele të larta si një rregullues i normave shoqërore. Ngase, muaji i Ramazanit ka efektet pozitive që ndihen që në ditët e para, dhe njëra prej tyre është pikërisht bashkimi, unifikimi i familjes. Muaji i Ramazanit përforcon më tepër lidhjet familjare, sepse ky muaj është një ritual shoqëror i cili bëhet në grup, dhe për pasoj ndikon drejtpërdrejt në familje, duke e bërë atë një faktor social të rëndësishëm në edukimin e shoqërisë.

Zgjimi para agimit të të gjithë anëtarëve të shtëpisë dhe ngrënia bashkarisht, është një element i rëndësishëm që sjell bashkimin e anëtarëve midis tyre. Ky veprim i cili përsëritet gjatë një muaji të tërë, ripërtërin rëndësinë e të qenit së bashku, një vlerë familjare që Ramazani kujdeset ta ruajë duke e përforcuar më tepër gjatë këtij muaji. Dihet që te shqiptarët sofra ka një vlerë të veçantë në kulturë dhe traditë. Duke e parë nga ky këndvështrim, gjykoj që ky muaj iu jep një mesazh të qartë njerëzve që mbani fuqishëm unitetin familjar, dhe njëra prej tyre është duke ngrënë së bashku në një sofër.

Nga ana tjetër, ky muaj i begatë e mëson individin me vlera dhe norma shoqërore të cilat janë të dobishme për të përgjatë jetës. Kjo vjen për arsye të largimit nga ushqimi duke e bërë agjëruesin të mendojë për të varfrit të cilët s’kanë çfarë të hajn. Rrjedhimisht, kemi një solidaritet mbarësocial, i cili i bënë njerëzit më bujarë dhe të butë me njëri-tjetrin. Pra, në një farë mënyre shtohet harmonia ndërpersonale dhe gjithashtu rritet vetëdija për problemet njerëzore dhe pabarazitë sociale duke u shqetësuar më shumë për vuajtjet e shtresave në nevojë. Ndërsa, përsa i përket ngrënies së ushqimit herët dhe në kohë ta caktuar, kjo gjë lënë gjurmë në karakterin e individit duke e formësuar në mënyrë që të edukohet me rregulla shoqërore me një planprogram të caktuar. Sakaq, njeriu i vendos vetes qëllime dhe objektiva në jetë. Sepse, në vetëvete ky muaj është i mbushur me objektiva. Kështu individi bëhet më organizativ, ngase përgjatë një muaji iu nënshtrua disa rregullave të cilat ia heqin dembelinzmin dhe e ka më të lehtë të mendojë për të ardhmen. Për pasojë, njeriu është shumë më i dobishëm në shoqëri. Individi si besimtar, përgjatë agjërimit bëhet më tepër aktiv si në familje, në punë, shoqëri dhe kudo. Ai zgjohet nga ndryshku i mëparshëm i pasivitetit që mund ta kishte kapluar dhe aktivizohet si  pjesëmarrës në aktivitete të ndryshme sociale në komunitet.

Ndërsa nëse flasim nga një këndvështrim më i gjerë në bashkësinë shoqërore, sidomos te praktikantët fetarë, është një ritual brenda muajit të Ramazanit. Pra, fjala është për faljen e namazit të teravive (lutje e veçantë që veprohet vetëm në këtë muaj) e cila bëhet menjëherë pas lutjes së mbrëmjes. Ky lloj rituali gjatë natës mbush bateritë e besimtarëve pasi ata janë lodhur nga lënia e të mirave materiale gjatë ditës, ndërsa gjatë natës ai mbush zemrën dhe shpirtin duke iu falur Zotit. Ky veprim në bashkësi ruan unitetin në grup midis tyre dhe largon ndjenjën e superioritetit të egos. Gjithashtu, shmang konfliktet e mundshme duke i trajtuar çdo njeri si të barabartë si, nga aspekti racor, etnik, partiak, klasor, profesional, etj. Siç e vërejtëm deri tani, ndikimi i këtij muaji nuk është vetëm shpirtëror por edhe social, duke rregulluar marrëdhëniet midis njeri-tjetrit, ndërmjet besimtarëve, duke i trajtuar te gjithë njerëzit të barabartë përpara Zotit. /tesheshi.com/ 

*Sociolog

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
“Shënjestra e gabuar”: forcat amerikane vranë 500 civilë në 2017-ën në katër vende

"Shënjestra e gabuar": forcat amerikane vranë 500 civilë në 2017-ën në katër vende

Vogëlushja 6 vjeçare shënon golin fantastik në oborrin e shtëpisë

Vogëlushja 6 vjeçare shënon golin fantastik në oborrin e shtëpisë

Bëhen më tragjike pasojat e shpërthimit të vullkanit në Guatemalë

Bëhen më tragjike pasojat e shpërthimit të vullkanit në Guatemalë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Xi dhe Putin do të mungojnë në samitin e BRICS?

Pse Xi dhe Putin do të mungojnë në samitin e BRICS?

06/07/2025
Netanyahu: Kërkesat e Hamasit, të papranueshme!

Netanyahu: Kërkesat e Hamasit, të papranueshme!

06/07/2025
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni