Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar folur edhe një herë mbi miratimin në Kuvend të reformës në drejtësi. Në një status të tijin në Facebook ai shkruan se është arritur e paarritshmja në këto 25 vjet.
Rama ka lajmëruar edhe administratën, duke thënë se e hëna do të jetë një ditë pushimi për ta.
“Së bashku kemi arritur të paarritshmen në 25 vjet prandaj të hënën administrata pushim dhe le të jetë një fundjavë e gëzuar për të gjithë”, shkruan në “Facebook” kryeministri.
Reforma në drejtësi u miratua në orët e para të mëngjesit të sotëm me konsensus të plotë, duke kaluar me 140 vota në Kuvend. /tesheshi.com/