Kryeminisitri Rama quajti “hartë leshi” atë që publikoi Vuçiçi një ditë më parë, ku Kosova mbulohej nga flamuri serb.
I pari i qeverisë ishte në Kukës, ku ndoqi procesin e vaksinimit dhe të mjekëve nga Kosova, të cilëve iu mundësohet nga qeveria shqiptare.
“I kemi bërë me dije ministrisë se jemi gati për kontribut, kontratat me kompanitë e vaksinave janë strikte , nuk të lejojnë rieksportimin, dhe kjo është arsyeja pse kur ne morëm sasinë e parë, nuk e nxorëm asnjëherë emrin, që mos të fusim në sherr miqte me kompanitë.
Në këtë rast, me Kosovën e bëmë, se do kishim penalitet ndryshe.
Kukësi është i përbashkët, është krejt e thjeshtë dhe natyrshëm që Kukësi të funksionojë, si bazë e përbashkët, u vonua pak po kjo ndodhi ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxori dje ai shoku në Beograd duke lozur me kulla ne Facebobok, ne jemi një e ardhmja dihet se cila është, sigurisht kemi qasje të ndryshme se si shkohet tek e ardhmja por në të tashme ne jemi një.
E kemi çarë bllokadën për pamundësinë e vaksinimit të Kosovës. Presim një sasi të konsiderueshme së shpejti. Mjekët infermierët e Kosovës nuk do t’i lemë vetëm“, tha Rama. /tesheshi.com/