Kryeministri Edi Rama është takuar mëngjesin e sotëm me kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi.
Në takim është i pranishëm edhe Aqif Rakipi. Reforma në drejtësi është tema kryesore e bisedës, ndërkohë që pritet votimi i saj në seancën e së enjtes, më 21 korrik.
Ky takim vjen një ditë pas bisedimeve Rama-Meta-Basha, të mbajtura pasditen e djeshme në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Pas takimit të djeshëm, Rama tha se reforma do të votohet të enjten dhe se i ka 94 vota. /tesheshi.com/