Kryeministri Rama replikoi në distancë me presidentin Meta, lidhur me të kuptuarit drejt të pluralizmit.
Një ditë më parë, kreu u shtetit e përligjit aktin e tij ç’dekretues të zgjedhjeve, duke thënë se “ka mbrojtur parimin kushtetues të pluralizmit politik, mbi të cilin ndërtohet funksionimi i shtetit të së drejtës“.
Por Rama e sheh ndryshe.
“Pluralizmi është rënia e të gjithëve në një mendje që jetojmë në një shoqëri ku secili ka të drejtë të zgjidhet, por populli ka të drejtën që të zgjedhë. Pluralizmi nuk është imponim i pakicës mbi shumicën apo e kundërta duke dalë mbi ligjin”, u shpreh i pari i qeverisë nga Përmeti, ku qe për një takim elektoral. /tesheshi.com/